Connect with Us

Nga Mero BAZE/Sherr me pasqyrën!

Aktualitet

Nga Mero BAZE/Sherr me pasqyrën!

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka telendisur sot para gjithë shqiptarëve shërbimin diplomatik të Shqipërisë. Në një fjalim me plot talent publicisti, dhe pa asnjë përgjegjësi kryeministri, ai tha në fakt të gjitha ato që duan të dëgjojnë njerëzit për Ambasadat tona jashtë Shqipërisë.

Por që të jemi racional me kritikat tona për shërbimin diplomatik të Shqipërisë, duhet ta ndajmë atë në dy pjesë, në shërbimin konsullor, sidomos për shtetasit shqiptarë jashtë Shqipërisë, i cili është skandaloz dhe duhet bërë reformë rrënjësore dhe në imazhin e ambasadorit tonë në Perëndim, si figurë diplomatike, i cili sado i bukur, i ditur dhe i kulturuar të jetë, në fakt përfaqëson imazhin e qeverisë në Tiranë dhe është pasqyra e saj.

Ndaj në debatin për diplomacinë, gjërat duhen ndarë qartë.

Shqipëria është një vend i vogël, me pak mundësi për një shërbim diplomatik të shpërndarë gjeografikisht dhe me kushte dinjitoze. Për këtë duhet të ndërmerren reforma të tilla të forta, që të shumëfishohet shërbimi konsullor në vendet fqinje si Greqia e Italia, pastaj vendet e tjera me një kuotë të lartë emigrantësh si Britania e Madhe, Gjermania, vendet skandinave, Hollanda, Austria etj, dhe të shkrihen thuajse fare shërbime konsullore në dhjetra vende të tjera, ku nuk ka shqiptarë. Ato mund të delegohen ose tek konsuj nderi, ose tek Ambasada të vendeve të tjera me të cilat mund të bëjmë marrëveshje.

Greqia ka rreth 1 milionë shqiptarë dhe selia e Ambasadës shqiptare në Athinë, është destinacioni më i trishtuar i shqiptarëve. Përditë jashtë mureve të saj gjen me qindra shqiptarë të dëshpëruar që shajnë shtetin e tyre për shkak të pamundësisë për të marrë shërbime. Teoritë e shërbimeve online dhe përpjekja për t’i modernizuar ato, është ende e paprekshme. Greqia dhe së paku Italia, kanë nevojë për zyra konsullore gjigande, ndoshta në shumë qytete të tjera veç kryeqytetit dhe një predispozitë të fortë për të qenë afër halleve të qytetarëve të tyre. Po kështu, me këtë propocion, duhet të zgjidhet situata për çdo shtet perëndimor ku ka shqiptarë. Kjo është thelbësore për të qenë afër shqiptarëve, për t’i ndihmuar ata dhe për t’ua çuar atdheun aty ku janë dhe jo për t’u çuar veset e atdheut.

Kjo është punë burokratike, që kërkon disipline, përkushtim dhe natyrisht luftë kundër korrupsionit. Nëse shteti shqiptar e bën mirë këtë, ka zgjidhur problemin kryesor me të cilin ndeshet shërbimi ynë diplomatik. Dhe ky është problemi që kanë shqiptarët me ndërtesat e Ambasadave të tyre në Perëndim.

Sa i përket ambasadorëve, ne kemi një përzierje të diplomatëve të karrierës me ata politikë, por përgjithësisht kemi gjithnjë e më pak figura publike në diplomaci. Kjo, falë klientelizmit politik që ka prodhuar dhe mbron këtë trupë. Edhe Visar Zhitin që kemi çuar në Romë, ku është përkthyer më parë si poet, e kemi çuar të zihet me motrën e Sandrit, pasi Edi Rama, që pretendon se do luftojë klientelizmin në diplomaci, në fakt ka dhënë “shembull të shkëlqyer” të mbrojtjes së tij.

Kur Shqipëria sapo ishte bërë shtet, e ka ndihmuar në Perëndim imazhi i ambasadorëve. Përfytyroni që në vitet 20-të, ambasadorë të Shqipërisë kanë qenë Faik Konica, Mit’hat Frashëri, Eqerem Bej Vlora etj.. E di që nuk mund të pretendojmë më rangje të tilla, dhe me këta që kemi, mos mendoni se mund të bëjnë ndonjë gjë më shumë për Shqipërinë, se sa bën qeveria në Tiranë. Një diplomat mund të bëjë diçka më shumë për vendin e vet nëse ka një personalitet të tij publik. Pjesa tjetër e punës është reflektim i imazhit që ka qeveria shqiptare e Tiranës për Perëndimin.

LEXO EDHE:  Gazeta gjermane artikull për Ramën/Surprizuese që hap ekspozitë ndërsa vendi është në protestë

Një miku im diplomat në Gjermani në vitet 90-të, e tregon shpesh se deri në vitin 1995, diplomatët shqiptarë në Bon ishin shumë të preferuar në çdo pritje të Ambasadave të huaja, por sapo Berisha u prish me SHBA në 1996, nuk na flisnin me gojë as në korridore.

Dhe kjo është normale. Ambasadorëve të zakonshëm që ne kemi në Perëndim, nuk u bëjmë dot sherr përse nuk zbukurojnë imazhin tonë. Se dhe nëse e bëjnë, e pësojnë më keq, si ambasadorja jonë në Holandë sot.

Kemi ende fat që nuk na e kanë nxirë imazhin me ndonjë skandal të tyre, por më shumë, mos prisni prej tyre. Ata nuk kanë çfarë të bëjnë, nëse investitorët e huaj nuk e shikojnë Shqipërinë si vend me interes për investime. Nuk kanë çfarë të bëjnë për korrupsionin e sistemit të drejtësisë dhe administratës. Nuk kanë çfarë të bëjnë me plazhet e pasigurta dhe problemet me pronën. Ata dhe nëse i fshehin ato, thjeshtë u harxhojnë paratë e biletës disa investitorëve që do vijnë e do të kthehen mbrapsht.

Një probem tjetër i tyre është se janë shumë dhe paguhen pak.

Shqipëria mund të shkurtojë ende shumë ambasadorë, duke lënë ata në qytetet më të rëndësishme të botës, përveç vendeve fqinje, dhe duke rritur ndjeshëm rrogat dhe pagesat për veprimtarinë e tyre si diplomat, për të mos ju qurravitur çdo qoftexhiu shqiptar në Perëndim t’i paguajë kafet. Është më mirë pak e saktë, se një duzinë ambasadorësh që marrin fasule dhe trahana nga Shqipëria, se nuk u del rroga për të ngrënë.

Dhe mos prisni shumë prej tyre, përveçse të jenë pasqyra e mirë e asaj çfarë ndodh në Shqipëri. Dhe nëse këtu nuk ndodhin gjëra të mira, nuk duhet bërë sherr me pasqyrën./tema

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tabaku takon themelues të PD/ “Të gjithë janë bërë bashkë për ndryshimin”

Publikuar

-

Nga

Kandidatja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim  në Qytetin Studenti me themelues të Partisë Demokratike, studentë të Dhjetorit 1990, intelektualë dhe  pedagogë. Një bashkim i të gjithë brezave në Partinë Demokratike, e konsideroi Tabaku në frymën e ndryshimit që po vjen për vendin.

“Unë dua që ta kemi në formë bashkëbisedimi dhe më shumë t’u dëgjoj sesa të flasim ne, më shumë t’u dëgjoj edhe për pas 25. Unë mund të marr vetëm një angazhim nga ana ime dhe një obligim dhe një detyrim nga ana ime. Mbështetja që ne mund t’i japim arsimit në përgjithësi së pari dhe së dyti intelektualëve në veçanti”, u shpreh Tabaku.

Kandidatja e PD-së u shpreh se pas 25 Prillit nuk do të ndodhë asgjë tjetër përsa I përket pandemisë, vaksinimit por vetëm do të ikë kryeministri Edi Rama.

“Thonë që nuk do vazhdojë vaksinimi, do hiqen nga puna, nuk do jenë më nesër në administratë publike, presione nga më të ndryshmet që ndoshta unë nuk i kisha konceptuar kurrë që mund t’i bënte dhe një administratë publike, në një nivel që ka kaluar përtej çdo limiti që ka përdorur çdo forcë politike që ka qenë në pushtet. Pandemia na ndihmoi që të kemi një komunikim miqësor me njerëzit, pra i flasim, bashkëbisedojmë në sy, i sigurojmë që këtu do jemi, pas 25 prillit nuk do ndodhë asgjë e keqe, thjesht do ikë Edi Rama.

Po ndërrohet pushteti e thanë disa këtu, nuk është rrotacion, është ndërrim pushtetesh dhe unë bësoj që kam mbështetjen dhë bashkëpunimin tuaj që të gjithë bashkë, të bëjmë thirrje për të votuar sa herë dhe sa kohë kemi mundësi. Pjesëmarrja e lartë favorizon opozitën dhe unë për këtë kërkoj mbështetjen tuaj. Të thërrasim për pjesëmarrje të lartë. Unë e kam siguruar administratën publike që kushdo që është në punë, për vite, me integritet, i pakorruptuar do jetë atje nuk do e gjejë asgje e keqe. Do vazhdojë proçesi i rindërtimit edhe më mirë dhe më shpejt sesa është bërë deri tani”, shtoi Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Atentati në Elbasan/ Reagon për herë të parë Rama

Publikuar

-

Nga

Atentati në Elbasan/ Reagon për herë të parë Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për atentatin e ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku mbeti i vrarë ish drejtuesi i LSI Pjerin Xhuvani dhe janë plagosur katër të tjerë, mes tyre edhe një efektive policie.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se dëshpërimi i humbësve nuk do të ndikojë në humbjen e besimit dhe durimit për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa ka shtuar se do të ndërshkojë të gjithë ata që po bëhen gjarpër rreth këmbëve të tyre.

Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati në Elbasan/ Të plagosurit nisen drejt Tiranës për mjekim të specializuar

Publikuar

-

Nga

Tre personat që mbetën të plagosur në atentatin në Elbasan, janë nisur drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Të plagosurit Emiljan Prenga 39 vjeç,  Pavlo Vuksani  50 vjeç, Eltjon Bodinaku 32 vjeç në gjendje të rëndë,  dhëndr i Pjerin Xhuvanit, janë nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Plagosja e tyre u bë nga truproja i Gazmend Bardhit Arbër Papleka.

LEXO TE PLOTE