LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manjani i hakërrehet ambasadores/ Hollanda t’i vërë viza asaj dhe jo ne të tjerëve!

25 Gusht 2017, 09:21, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë një postim në rrjetet sociale pas reagimit të ambasadores shqiptare në Hollandë për rikthimin e vizave.

Duke e konsideruar këtë si një reagim skandaloz, Manjani shkruan se tashmë ne mund të rrezikohemi seriozisht për vendosjen e vizave dhe pritet që qeveria hollandeze të reagojë disi.

?Reagimi skandaloz i ambasadores mund të na rrezikojë seriozisht vendosjen e vizave!!!

Tashmë nga një memo e policisë Hollandeze, është sensibilizuar i gjithë opinioni publik në Hollandë. Për pasojë qeveria Hollandeze do të duhet të reagojë disi!

Shpresojmë jo në drejtim të vendosjes së vizave! Le ti vërë viza Ambasadores sonë atje po qe nevoja, por jo ne të tjerëve!

Kjo nuk është diplomaci leshi! Është politikë shtetërore e keqe dhe e papërgjegjshme!?, shkruan Manjani./CityNews

Lajmet e fundit nga