LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Emri/ Kush është trafikanti i drogës që punon në administratën e Ramës

25 Gusht 2017, 16:11, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar edhe sot sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama për lidhjet e tij me trafikantët e drogës.

Në rrjetet sociale, Berisha publikon mesazhin e një qytetari, ku nxjerr emrin e një trafikanti droge, që sipas tij, punon në administratën e Ramës.

Bëhet fjalë për shtetasin Gent Alizoti, që sipas ish-kryeministrit është krahu i djathtë i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Denoncimi i plotë:

Nje nga lidhjet krenare te Norieges me krimin!
Aq sa mund te ndash tymin nga bloza, mund te ndash Ramen nga droga!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb
“Si je z.berisha.desha tju denoncoj per 1 person shum te rrezikshem qe e kam pa duke leviz me makinen e ministris brendshme konretisht me makinen e inuk duke kontrollu te gjitha ndertimet ne vlore.Ky njeri eshte gent alizoti krahu djatht i sajmir tahirit i arrestum ne 2006 me 50 kile drog kur punonte si shofer te gjykata kushtetuse.eshte i denum me 10 vjet burg e tani punon te ministria brendshme.kete trafikant te rrezikshem e ka denoncu pd disa here por sic duket eshte shume i forte e nuk e leviz dot as kryeministri.si ka mundesi qe nje person pa shkoll dhr i denum per trafik droge punon ne administrate??si ka mundesi qe nje i denuar per trafik droge punon te inuku dhe ben terror ne vlore me fugon me targat e ministris brendshme???kjo zoti berisha eshte administrata e Edvinit…po kto si shef ai.te uroj jete te gjate..lider i popullit shqiptar”/CityNews

Lajmet e fundit nga