LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çifti i romëve shqiptarë grabit me dhunë të moshuarën italiane

25 Gusht 2017, 19:46, Aktualitet CNA

Karabinierët italianë arrestuan një cift të rinjsh shqiptarë për grabitje me dhunë. Dy romë Jashar Xhelali 23 vjec dhe Borena Kazanxhiu 24 vjec u arrestuan, sepse i grabitën me dhunë një pensionisteje italiane një varse me një kryq floriri.

Dy romët shfrytëzuan momentin, kur pensionistja 85 vjecare kishte mbetur thuajse e vetme në varreza pranë varrit të një të familjari të vet dhe e grabitën duke e qëlluar me shpulla.

Karabinierët të lajmëruar nga familjarët e pensionistëve me ndihmën edhe të telefonatës së një qytetari zbuluan vendndodhejn dhe kryen arrestimin e ciftit të romëve.

U rekuperua edhe varsja e grabitur, e cila sapo ishte shitur për 360 euro. I arrestuari u dërgua në Burgun e Padovës, ndërsa gruaja në Burgun e Veronës./GJERGJ THANASI

Lajmet e fundit nga