LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Urdhri i prerë i Haki Çakos për ndërtimet pa leje/ Nis vala e arrestimeve dhe shkarkimeve (Emrat)

24 Gusht 2017, 06:50, Aktualitet CNA

Një efektiv policie dhe një inspektor i lartë i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit te Bashkia Tiranë janë arrestuar në orët e mesnatës gjatë një operacioni të koduar ?Ndërtimi 3?.

Arrestimi i tyre erdhi pas urdhrit që kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako dha për marrjen e masave ndaj ndërtimeve pa leje dhe krimeve mejdisore.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit Roland Skënderi, 40 vjeç, më detyrë oficer policie  = për Krimet, në Komisariati i Policisë nr.2 të kryeqytetit si dhe Shyqyri Gega, 50 vjeç, me profesion Inxhinier Gjeolog, i punësuar si Inspektor i lartë tek IMT Bashkia Tiranë.

Këta dy shtetas u vunë në pranga për veprat penale ?Ndërtim pa leje? dhe ?Shpërdorim detyre?.

SHKARKIMET NGA DETYRA

Gjithashtu nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë marrë masa administrative për oficerët e policisë si më poshtë;

-Shkarkim nga detyra për shefin e Komisariatit të Policisë nr.2 Tiranë.

-U shkarkua nga detyra dhe ka filluar hetimi disiplinor për Shefin e policimit në komunitet, pranë komisariatit nr.2-Tiranë.

-U shkarkua nga detyra dhe ka filluar hetimi disiplinor për Specialistin e policisë kriminale (që mbulon zonën), pranë komisariatit nr.2-Tiranë.

-U shkarkua nga detyra dhe filloi hetimi disiplinor për Specialistin e policisë së rendit (që mbulon zonën), pranë komisariatit nr.2-Tiranë

Po në lidhje me këtë ndërtim pa leje nga (SH.Ç.B.A) janë kryer veprime proceduriale penale mbi dyshimet për implikim të punonjësve të policisë pranë Komisariatit nr.2, Tiranë, të cilët kanë marre dieni apo nuk kanë kryer detyrat funksionale sipas procedurave standarde për ndërtimet pa leje. Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim të mëtejshëm./CityNews

Lajmet e fundit nga