Skënderbeu shkruan historinë / Kalon 4 ture me rekord dhe rikthehet në Europa League! – CNA
Connect with us

Aktualitet

Skënderbeu shkruan historinë / Kalon 4 ture me rekord dhe rikthehet në Europa League!

Publikuar

-

Historike! Spektakolare! Skënderbeu kualifikohet në Europa League për herë të dytë!

Kësaj here skuadra korçare ka kaluar katër ture paraeliminatore, si kurrë më parë në historinë e vet, dhe më në fund ka rifituar respektin që gëzonte kudo para dy vitesh.

Bardhekuqtë sonte u treguan heronj të vërtetë, ashtu si emri që mbajnë prej dekadash të tëra, duke mposhtur në dy ndeshje Dinamon e Zagrebit me barazim 1-1 në Kroaci dhe barazim 0-0 në “Elbasan Arena”.

E gjitha u duk si ëndërr, si një ëndërr e jashtëzakonshme vere, e kthyer në realitet me lot, djersë, sakrificë, ndjenja njerëzore dhe luftë të ndershme sportive. Skënderbeu kaloi rivalë shumë më të fortë se para dy vitesh, duke dëshmuar se është ekipi më unik në Shqipëri, shpresa e vetme e momentit për t’u prezantuar si të mëdhenj në kontinentin plak.

Urime të gjithë korçarëve! Urime çdo shqiptari! Skënderbeu është ringjallur në 11 fanella burrash!

Aktualitet

Denoncimi në CNA.al/ Administrata sjellje skandaloze, nënës me dy fëmijë nuk i jepet asistenca

Publikuar

-

By

Një denoncim ka mbërritur sot në redaksinë e CNA.al. Një nënë me dy fëmijë, të moshës 12 dhe 5-vjeçare, denoncon sjelljen e punonjësve të Bashkisë në Himarë.

Sonila Halili, nënë e dy fëmijëve, e ndarë nga burri tha për CNA.al se jeton në Himarë, ndërsa gjendjen civile e kishte në Elbasan.

Ndërkohë Bashkia në Himarë, i ka kërkuar që në mënyrë që të të ketë mundësi të marrë asistencën sociale për fëmijët, duhet që të regjistrohet në gjendjen civile të zonës ku banon.

Për këtë arsye, ajo tha se i ka tërhequr dokumentet nga Elbasani dhe i ka zhvendosur në Himarë, aty ku jeton bashkë me dy fëmijët, por sërish pagesën nuk ka mundur ta marrë.

Sipas saj, punonjësja e Bashkisë i është përgjigjur se duhet të shkojë në Tiranë pa i dhënë asnjë lloj shpjegimi tjetër.

Denoncuesja thekson se është nënë e vetme me dy fëmijë dhe se e ka të pamundur të vijë në Tiranë, por nga ana e Bashkisë nuk i është dhënë asnjë zgjidhje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ahmetaj në Serbi/ Eliminim i barrierave në tregtinë mes dy vendeve

Publikuar

-

By

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj,  në kuadër të një vizite zyrtare në Serbi u prit në një takim nga homologu serb Siniša Mali.

Gjatë takimit dy zyrtarët diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e tregtisë dhe doganave, me synim eliminimin e barrierave në tregtinë e mallrave mes dy vendeve

Gjithashtu në këtë takim, bashkëbiseduesit u dakordësuan në lehtësimin e procedurave dhe reduktimin ë dokumentave të import-eksportit dhe tranzitit të mallrave ndërsa shprehën nevojën për të bërë një hap para në njohjen reciproke të certifikatave veterinare dhe fitosanitare mes dy vendeve.

Dy ministrat vlerësuan rolin e Shqipërisë e Serbisë si rol kyc në rajon, ndërsa u shprehën se prioritet absolut do të jetë ekonomia, duke u kthyer në shembull të bashkëpunimit ekonomik e politik në rajon. Ata theksuan se nëse dy vendet bashkëpunojnë mes tyre, rajoni vetëm fiton.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tabaku denoncon “Projektin 1 miliard euro”/ Borxhi publik shkon në 83%

Publikuar

-

By

Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka sulmuar ashpër politikat buxhetore të iniciuara nga maxhoranca, e cila sipas saj, vijon të rrisë pabarazinë mes shoqërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, deputetja ndalet edhe tek projekti “1 miliard euro”, të cilin e cilëson  si nismë shkatërrimtare  për arkën e buxhetit të shtetit.

Tabaku shkruan se vitin e ardhshëm borxhi publik nga 71 për qind që është aktualisht do të shkojë në 83, duke çuar ekonominë drejt kolapsit.

“Borxhi i paralajmëruar

Një vit më parë në ditën e miratimit të buxhetit në emër të grupit parlamentar të PD propozova amendamentin për mosrritjen e borxhit dhe rreshtova gjithashtu problematikat e projektit “1 miliard euro”. Fatkeqësisht për shqiptarët qeveria dhe mazhoranca ndërmorri nismën që do të shkatërrojë arkat e shtetit shqiptar dhe paratë publike si asnjëherë më parë.

Skemat e dështuara dhe të konfirmuara si dështim të PPP-ve u çuan në një stad tjetër duke përfshirë në një skemë piramidale gjithë buxhetin e shtetit. Sot shqipëria ka një borxh publik 71% të PBB-së ndërsa vetëm PPP-të e dhëna deri më tani përbëjnë 12% të PBB-së. Këto skema janë kontrata e përjetshme që qeveria ka lidhur me oligarkët për të kaluar përjetësisht paratë e shqiptarëve në xhepat e tyre dhe më pas xhepat e qeveritarëvve.

Pasi u dhuron kontrata disa milionë euro në xhepat e koncesionarëve oligarkë dhe më pas në xhepat e qeveritarëve të lidhur me to. Nis një gjoja reformë për të rritur taksat për qytetarët duke shtuar varfërinë dhe duke prodhuar më shumë pabarazi. Një vit më parë e paralajmëruam por ato vazhduan me kokëfortësinë e tyre duke ndërmarrë këtë nismë me pasoja të frikshme për ekonominë shqiptare. Ballona e borxhit tanimë është kokëposhtë, vitin tjetër borxhi pritet të shkojë më shumë se 83% e PBB-së ndërsa taksat jane rritur më shumë se 5 miliardë USD, biznese do të mbyllen duke marrë me vete në humnerë ekonominë dhe të ardhurat e gjithsecilit prej nesh ndërsa qeveria shfaq filmin me zë të propagandës.”-shkruan Tabaku në postimin e saj.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:59 - 18 Nentor, 2018

Dimri paralizon rajonin, bllokohen 2 maune në Maqedoni

Prej dy ditësh në vendin tonë, në disa zona, ka nisur rënia dëborës, çka u bë problem edhe ditën e...

Aktualitet17:06 - 18 Nentor, 2018

U largua nëpërmjet Shqipërisë/ Mediat malazeze publikojnë fotot e Gruevskit

Mediat malazeze kanë zbuluar foto të arratisjes së Nikolla Gruevskit disa orë para se atij t’i dorëzohej refuzimi i kërkesës...

Aktualitet16:39 - 18 Nentor, 2018

Media gjermane thumbon Hungarinë/ Nuk i njeh ligjet për mikun e Obran, “refugjatin” Gruevski

Hungaria i kërcënon refugjatët me burg, nëse hyjnë ilegalisht në vend. Por me sa duket ligji nuk vlen për mikun...

Aktualitet15:47 - 18 Nentor, 2018

Sulmet ajrore ndaj ISIS/ Të paktën 40 persona kanë humbur jetën

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën nga sulmet ndaj bazave të ISIS në Siri. Mediat raportojnë se midis viktimave...

Aktualitet15:25 - 18 Nentor, 2018

Shpallja e pavarësisë/ Gazetari tregon të pathënat e udhëtimit të Ismail Qemalit

Gazetari Ilir Ikonomi ka treguar të pathënat e udhëtimit të Ismail Qemalit drejt Shqipërisë për shpalljen e pavarësisë. Në një...

Aktualitet14:48 - 18 Nentor, 2018

Shkundet Italia/ Regjistrohen lëkundje të forta tërmeti

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka goditur gjatë ditës së sotme Italinë. Mësohet se tërmeti është regjistruar rreth orës...

Aktualitet12:26 - 18 Nentor, 2018

Panairi i librit/ KLSH merr pjesë në edicionin e XXI-të

Në datat 14-18 nëntor 2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit mori pjesë në edicionin e XXI të Panairit të Librit, në...

Aktualitet10:19 - 18 Nentor, 2018

Panik në Greqi/ Çfarë ka ndodhur në Athinë gjatë natës

Kryeqyteti i Greqisë, Athina ka qenë nën shtetrrethim të plotë gjatë natës. Mësohet se policia ka arrestuar 19 persona gjatë...

Aktualitet22:49 - 17 Nentor, 2018

Ndahen çmimet e letërsisë në Panairin e 21 të Librit

Sot në Panairin e 21-të të librit, një ditë para mbylljes në Pallatin e Kongreseve janë ndarë çmimet e këtij...

Aktualitet22:30 - 17 Nentor, 2018

Presidenti Trump në Kaliforni pas zjarreve shkatërrimtare

Presidenti Trumps ndodhet në Kaliforni për të parë nga afër shkatërrimin e shkaktuar nga zjarret dhe për të takuar njerëz,...

Aktualitet19:30 - 17 Nentor, 2018

U shpall ‘non grata’/ Eurodeputetja qipriote nuk i ndal sulmet ndaj shqiptarëve

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous u shpall ‘non grata’ nga qeveria, pas dekaratave antishqiptare në varrimin e 35-vjeçarit, Kostantinos Kacifas. Por...

Aktualitet17:10 - 17 Nentor, 2018

Foto- ‘Tanku’ i Gruevskit/ Ja makina 600 mijë euro për të cilën akuzohet

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, që tashmë ndodhet në arrati është dënuar me dy vite burg, për aferën korruptive të blerjes së...

Aktualitet16:08 - 17 Nentor, 2018

‘Largohet nga Hungaria’/ Zyrtari i lartë tregon vendndodhjen e Gruevskit

Arratisja e ish-kryeministrit Maqedonas, Nikolla Gruevski ka qenë kryefjalë e mediave maqedonase, por jo vetëm. Referuar agjencisë së mediave bullgare...

Aktualitet10:33 - 17 Nentor, 2018

Kasapi: Kur shohim gjendra tumorale në mishin e derrit, e presim dhe ua shesim konsumatorëve

Nëse mendoni se mishi që blini te kasapët është i cilësisë më të mirë, duhet ta mendoni sërish pas deklaratës...

Aktualitet09:07 - 17 Nentor, 2018

CIA zbulon kush urdhëroi vrasjen e gazetarit

Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi dyshohet të jetë urdhëruar personalisht nga se princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman. Në...

Aktualitet23:01 - 16 Nentor, 2018

Gjykata del kundër Donald Trump/ Riktheni lejen për gazetarin e CNN

Gjykata e Uashingtonit ka urdhëruar Shtëpinë e Bardhë t’i kthejë lejen e hyrjes reporterit të CNN-it, Jim Acosta, pas debatit...

Aktualitet22:25 - 16 Nentor, 2018

Shkrimtarja flet pa dorashka/ Është e tmerrshme të jesh burrë

Shkrimtarja Mimoza Ahmetin ka thënë se është e tmerrshme të jesh burrë. Në një intervistë në studion e emisionit “Provokacija”...

Aktualitet19:52 - 16 Nentor, 2018

Ciceroni ka jetuar në Shqipëri/ Gazetari zbulon banesën e tij

Gazetari Ilir Ikonomi ka postuar në rrjetet sociale një foto të vilës së Esat pashë Toptanit. Krahas kësaj fotoje gazetari...

Aktualitet18:18 - 16 Nentor, 2018

Panairi i librit/ Shqiptarët nuk kanë lekë për të blerë

Panairi i Librit vizitohet çdo nëntor nga mijëra qytetarë. Shumë shkojnë për kureshtje e këtu e kemi fjalën për nxënësit...

Aktualitet16:20 - 16 Nentor, 2018

Berlusconi sërish në telashe/ Zbulohen detaje të tmerrshme nga festat

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është sërish në telashe. Mediat italiane raportojnë se Berlusconi do dalë sërish përpara gjyqit, këtë herë...

Aktualitet15:15 - 16 Nentor, 2018

Pas dehjes, Junker “lë nam” sërish/ Shfaqet me dy këpucë të ndryshme

Jean Claude Junker, President i Komisionit Europian, prej kohësh është bërë objekt të qeshurash pas veprimeve të çuditshme që bën...

Aktualitet13:44 - 16 Nentor, 2018

Zaev ngre dyshime të forta/ Largimi i Gruevskit arratisje, apo rrëmbim

Pas arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, ka reaguar paraardhësi i tij kryeministri Zoran Zaev. Në një konferencë për shtyp,...

Aktualitet12:56 - 16 Nentor, 2018

Foto-“ Kur sunduesit grinden”/ Ismail Kadare prezanton në Panair botimin më të ri

Shkrimtari Ismail Kadare ka prezantuar ditën e sotme librin më të ri të tij në Panairin e 21-të të librit,...

Aktualitet12:10 - 16 Nentor, 2018

Ditë e trishtë për muzikën! Këngëtari i njohur ndahet nga jeta

Këngëtari legjendar i muzikës “country” dhe në të njëjtën kohë kitarist, Roy Clark është ndarë nga jeta mbrëmjen e së...

Aktualitet11:58 - 16 Nentor, 2018

Arratia e Nikolla Gruevskit/ LSDM akuza Mickoskit

Pas arratisjes së ish-kryeministrit Maqedonas Nikolla Gruevski, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë i ka bërë liderit të VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski se...

Aktualitet10:44 - 16 Nentor, 2018

Video-Tragjedi në Kaliforni/ 631 të zhdukur, 65 të vdekur nga zjarret

Rreth 65 persona kanë humbur jetën, ndërsa 631 të tjerë konsiderohen të zhdukur si pasojë e zjarreve masive në Kaliforni.-raporton...

Aktualitet09:08 - 16 Nentor, 2018

Arratisja e Gruevskit/ Mali i Zi e pranon, ka dalë në datën 11 nëntor

Pas autoriteteve shqiptare, edhe ministria e Brendshme e Malit të Zi e pranoi se ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, ka hyrë...

Aktualitet20:12 - 15 Nentor, 2018

May zotohet se do të luftojë për planin e saj të Brexitit

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë në një konferencë për media se pavarësisht vendimeve të vështira, një draft marrëveshje për...

Trending

Read previous post:
Deti i Zi – Itinerari i ri refugjatëve drejt Europës

Policia rumune ndali para pak ditësh një gomone me migrantë ilegalë. Duket se Deti i Zi po shihet si alternativë...

Close