Connect with Us

Nga Armand SHKULLAKU/Manipulimi i qeverisë me rrezikun e rikthmit të vizave

Aktualitet

Nga Armand SHKULLAKU/Manipulimi i qeverisë me rrezikun e rikthmit të vizave

Publikuar

-

Një raport i policisë dhe prokurorisë holandeze ka nxjerrë në pah edhe njëherë cektësinë e kulturës së manipulimit, me të cilën qeveria shqiptare është mësuar të përcjellë çdo kritikë apo fenomen negativ që lidhet me të. Ajo e ka trajtuar këtë raport serioz mbi krimin e organizuar shqiptar që vepron në Holandë, por rrënjët i ka në Shqipëri, njësoj siç ka vepruar sa herë është vënë nën akuzë përballë fakteve, duke i mohuar, shtrembëruar dhe faturuar kazanit mediatik, gojëve të liga, frontit të së keqes… pra duke mos marrë në asnjë rast të vetëm përgjegjësinë që i takon.

Autoritet e sigurisë në Holandë, i kanë propozuar qeverisë atje, rishikimin e lëvizjes së lirë për shqiptarët, pasi të dhënat dhe informacionet që ato disponojnë, tregojnë për një etablim serioz të krimit të organizuar shqipfolës në këtë vend.

Reagimi i parë zyrtar i qeverisë ishte mohimi i këtij raporti duke e cilësuar atë artikull të parëndësishëm të një gazete. Njëkohësisht, mediat pranë qeverisë nxituan t’a minimizojnë atë, të shpjegojnë se nuk është qeveria e Holandës por vetëm policia që e kërkonte vendosjen e vizave për shqiptarët, se vizat nuk mund të vendosen aq lehtë edhe nëse Holanda e ndërmerr këtë hap, etj etj. Në asnjë moment, askush nuk u mor me raportin në fjalë, por i gjithë angazhimi shkoi për të gjetur mënyrat për t’a kapërcyer atë.

Eshtë e vërtetë se një raport i tillë nuk çon në rikthimin e vizave për shqiptarët. Madje edhe nëse vetë qeveria holandaze ia kërkon zyrtarisht BE, procedurat për të shkuar drejt një akti të tillë janë tepër të vështira dhe të ndërlikuara. Por kjo nuk do të thotë se problemi nuk ekziston apo se ai mund të fshihet duke mohuar raportin apo relativizuar atë.

Një qeveri e përgjegjshme do të duhej patjetër t’a trajtonte me seriozitetin më të madh faktin që autoritetet e sigurisë së një vendi të BE shkojnë deri në këtë kërkesë ekstreme. Pavarësisht gjasave që ajo ka për t’u bërë realitet, nëse në BE shtohen zërat se Shqipëria po shndërrohet në një vend problematik sa i takon krimit të organizuar dhe posaçërisht trafikut të drogës, padyshim që kjo do të ndikojë në nisjen e negociatave për anëtarësim dhe një ditë, nëse asgjë nuk ndryshon, edhe për ndalimin e lëvizjes së lirë.

Qeveria shqiptare nuk mund t’a kalojë një kërcënim të tillë për të gjithë shqiptarët si një trill mediatik apo çështje e brendshme e Holandës. Fatkeqësisht janë të shumta shtetet që po e ngrenë këtë alarm si një problem që buron nga vendi ynë dhe po shndërrohet në rrezik për vendet e tyre. Shërbimet e vendeve fqinje si Italia dhe Greqia, prej dy- tre viteve janë tepër të shqetësuara për drogën që po pushton tregun e tyre kriminal. Në Tiranë kanë zbarkuar autoritete të rëndësishme për të kërkuar bashkëpunim kundër strukturave mafioze shqiptare që janë lidhur fuqishëm me organizata kriminale të njohura. Agjensia Kombëtare e Krimit në Britani hartoi një tjetër raport investigativ ku tregohej se tregtia e drogave të forta kontrollohej nga rrjete shqiptare të krimit. Të njëjtat sinjale alarmi kanë ardhur edhe nga Uashingtoni.

LEXO EDHE:  ‘Ambasadori i Kombit’ dhe Këshilli Koordinues/ Zbardhen vendimet e Qeverisë

Një një situatë të tillë, Tirana zyrtare do të duhej në radhë të parë të pranonte pjesën e saj të përgjegjësisë dhe t’u tregonte shqiptarëve se çfarë masash do të ndërmarrë për të mos rrezikuar të ardhmen e tyre. Mirëpo filozofia e Rilindjes, sipas të cilës fajin e kanë gjithnjë të tjerët, është vënë në përdorim edhe në këtë rast. Dhe kjo është shenja më e keqe se po shkohet me shpejtësi jo vetëm në vështirësimin e lëvizjes së lirë (tashmë një realitet), por edhe në kërcënimin serioz të saj.

Sepse, siç shkruante dje gazetari Agustin Palokaj, i vendosur prej vitesh në Bruksel dhe njohës i mirë i politikave europiane, kur krimi i organizuar është i lidhur me strukturat politike, ai mund të bëhet një prej shkaqeve për rivendosjen e vizave për Shqipërinë. Këtu qëndron edhe përgjegjësia e qeverisë shqiptare dhe prej këtu buron përpjekja manipulative për të fshehur të vërtetat. Për të shmangur implikimin dhe paaftësinë e saj, qeveria e shndërron një problem real në një lojë propagandistike dhe e zhvendos atë nga vetja tek mediat e huaja apo “armiqtë” e brendshëm.

Por sigurisht që autoritetet e sigurisë të shumë vendeve perëndimore e dinë ku fillon dhe mbaron përgjegjësia e palës shqiptare. Eshtë e qartë se tonelatat e cannabisit që mbuluan Europën nuk ranë papritur nga qielli në tokën e pjellore shqiptare. Ato janë produkt direkt i bashkëpunimit të organizatave kriminale me segmente të policisë dhe politikës. Ato u mbollën, u vaditën, u korrën e u transportuan me bekimin e tyre. Shërbimi britanik, pas një investigimi të detajuar, ka provuar se edhe drogat e rënda futen nga Amerika e Jugut në Shqipëri e prej këtu drejt tregut perëndimor dhe kjo nuk mund të ndodhë nëse struktura shtetërore nuk janë të implikuara. E po kështu janë të shumta provat dhe informacionet se si paratë e drogës rifuten në Shqipëri, qarkullojnë në industrinë e ndërtimit, në pronat e paluajtshme, në restorante e biznese të tjera dhe qeveria shqiptare e toleron një gjë të tillë. Siç dihet tashmë gjithashtu, për turpin tonë, se individë me rekorde kriminale, të përfshirë të trafik droge, prostitucioni e deri në vrasje në vende të BE, kryeministri shiptar i ftoi të bëhesh pjesë e Rilindjes, pra e strukturave politike për të cilat flet Palokaj.

Pasojat e një politike të tillë kanë nisur të ndihen që tani. Shqiptarëve u kërkohen shumë më tepër elementë të sigurisë kur udhëtojnë se sa përpara disa viteve. Mjaft prej tyre janë kthyer mbrapsht kohët e fundit, ndonëse kanë qenë qytetarë të rregullt dhe i plotësonin kriteret e lëvizjes së lirë brenda hapësirës Shengen. Kontrollet për ta janë më të imtësishme dhe policët kufitarë marrin tjetër pamje sapo shohin pasaportën shqiptare. Në aeroportin e Londrës është bërë e zakonshme prania e një qeni të specializuar për nuhatjen e parave, që përshëndet pasagjerët që udhëtojnë drejt Shqipërisë.

Mjafton edhe kaq që qeveria të lëvizë në emër të qytetarëve të saj, në vend që të konsumojë energjitë për të fshehur të vërtetën dhe për të manipuluar një realitet që të gjithë po e ndeshim përditë. /mapo

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Ironia e gazetarit: Biznesi i pistë i përjashtimeve, të heqë taksën edhe për shtëpitë publike

LEXO EDHE:  Nga Ilir Levonja/ Shteti ynë i fortë

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Një lexim ndryshe mbi raportin e TI-së/ Nga Denion Mejdani

LEXO EDHE:  ‘Ambasadori i Kombit’ dhe Këshilli Koordinues/ Zbardhen vendimet e Qeverisë

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: