LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Krijimi i parë i Mitrush Kutelit në moshën 12-vjeçare

24 Gusht 2017, 13:21, Aktualitet CNA

Ish-drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari ka postuar në rrjetet sociale disa foto që tregojnë krijimin e parë të Mitrush Kutelit në moshën 12-vjeçare.

Ai shkruan se sprova e parë e adoleshentit Kuteli ishte një vjershë naive e asaj moshe, dedikuar Skënderbeut.

Ky krijim i tij është botuar në një kalendar ?të humbur? të Pogradecit në vitin 1919.

?MITRUSH KUTELI 12-VJEÇAR

I pari krijim i adoleshentit Dhimitër (Pandi) Pasko, më vonë Mitrush Kuteli, i botuar në një kalendar ?të humbur? të Pogradecit më 1919, pra kur shkrimtari i ardhshëm ishte vetëm 12 vjeç, ndonëse mund ta ketë shtuar një vit moshën që t?ia botonin ?veprën?.

Padyshim një vjershë naive e asaj moshe, por domethënës fakti që e para sprovë e adoleshentit i kushtohej pikërisht Skënderbeut.

Botuesit e kalendarit i kanë shtuar edhe një shënim interesant për prejardhjen e tij tok me urimin: ?Rroftë filizi i ri e vaftë gjer në veshët e Perëndisë!? Urim profetik në atë moment sot historik?, shkruan Plasari.

Lajmet e fundit nga