LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto dite/Fahri Balliu fotografohet duke lexuar veprat e Enverit në rrugë

24 Gusht 2017, 11:31, Aktualitet CNA

Botuesi i gazetës ?55? dhe ish -gazetari i diktaturës, Fahri Balliu, është fotografuar sot në mesditë në një nga rrugët e ish-Bllokut (foto 2 dhe 3). Ai në dorë mban një libër me titull ?Kur lindi Partia?, vepër e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Fahriu ka qenë një nga shërbëtorët e sistemit dhe gjithmonë ka ëndërruar të bëhej komunist. Ai nuk u bë kurrë sepse nuk e pranonin në parti, pasi dega e Punëve të Brendshme nuk i sillte konfirmimin.

Pra, diku kishte gëlltitur një lugë çorbe të prishur ose kishte spiunuar. Në qarqet mediatike thonë se Fahriu e ka pasur pseudonimin ?Këndezi?, por kjo tani ka pak rëndësi.

Ai veçse ish-shërbëtor i diktaturës është edhe sharlatani i Lulit. Ky i fundit e shpërbleu duke i vënë djalin deputet. Pritet që në Parlament ai ?të shkëlqejë? si Fahriu në kohën e diktaturës me palaçollëqet e tij. /CityNews

Lajmet e fundit nga