LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë pritet të sjellë 31 gushti për presidentin Meta dhe kryeprokurorin Llalla

24 Gusht 2017, 11:09, Aktualitet CNA

Sëbashku me përfundimin e  stinës së verës, data 31 gusht pritet të sjellë dhe rrudhjen e kompetencave për dy nga institucionet e rëndësishme të shtetit. Fjala është për institucionin e Presidentit dhe të Prokurorisë së Përgjithshme, të drejtuara respektivisht nga Ilir Meta dhe Adriatik Llalla. Sipas ligjit të ri, i cili fillon funksionimin e vet me datë 1 shtator, kompetencat e hetimit të prokurorisë së Llallës do t?i kalojnë prokurorisë speciale, duke bërë kështu që i gjithë potenciali i dosjeve që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të mos jenë më atribut i prokurorisë ?tradicionale?.

Duke cituar nenin 57 të ligjit të ri të miratuar në datën 6 tetor 2016 me konsensusin e të gjitha palëve politike parlamentare, gazeta ?Sot? citon se: ?Në mesnatën e ditës së treqind pas hyrjes në fuqi të këtij ligji kompetencat e parashikuara nga nenet 8 dhe 9 të tij u kalojnë gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe prokurorisë së posaçme?.

Por, kompetencat të rralluara do të ketë edhe presidenti i vendit, Ilir Meta, i cili prej njëzet e katër kompetencave i lihen vetëm 17 prej tyre, të cilat CityNews i ka sjellë të publikuara pak ditë më parë dhe po i risjell në vëmendje sërish.

?Kompetencat që i hiqen Ilir Metës kanë të bëjnë me mospasjen e të drejtës për të emëruar e shkarkuar gjyqtarët e prokurorët, mosqënia e tij Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe hjeqja e kompetencës për të përzgjedhur anëtarët e Gjykatës së Lartë.

Presidentit të ri, ndërsa i ruhet e drejta të përzgjedhë vetëm tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, i kufizohet kompetenca përzgjedhëse e Guvernatorit të Bankës dhe kreut të Shërbimit Informativ Kombëtar. Por Presidenti nuk ka asnjë të drejtë të emërojë e shkarkojë Prokurorin e Përgjithshëm?, shkruan CityNews.

Lajmet e fundit nga