LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulm terrorist në Holandë/Anulohet koncerti

23 Gusht 2017, 20:45, Aktualitet CNA

Një autobus me targa spanjolle dhe shishe me bombë gazi është gjetur pranë një salle koncertesh, në Roterdam të Holandës.

Kjo ka bërë që të anulohet menjëherë koncerti, nga frika e një sulmi terrorist, tha kryebashkiaku i Roterdamit.

Ahmed Rrethaleb tha në një konferencë për shtyp se nuk ishte e qartë nëse kërcënimi dhe autobusi ishin të lidhura, ndërsa është marrë në paraburgim shoferi i autobusit, ku pritet marrja e tij në pyetje, shkruan Reuters.

Policia njoftoi agjencinë holandeze të lajmeve ANP se koncerti, i cili do të shfaqte grupin kalifornian Allah-Las, u anulua./CityNews

Lajmet e fundit nga