LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I gjendet drogë në banesë/ Bie në pranga i riu shkodran (Emri)

23 Gusht 2017, 07:11, Aktualitet CNA

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi i është gjetur në banesë lëndë narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi i arrestuar është Kleand Ahmetaj, banues në lagjen ?Naim Gjylbegu?, Shkodër.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, forcat blu i kanë gjetur dhe sekuestruar shkodranit 574 gram Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?./CityNews

Lajmet e fundit nga