LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vajza e Agron Llakajt ka ditëlindjen/ Ai e uron në mënyrë të veçantë

22 Gusht 2017, 09:37, Lifestyle CNA

Vajza e aktorit të humorit, Agron Lllakajt ka festuar gjatë ditës së sotme ditëlindjen. Babai i saj Agroni i ka bërë një urim mjaft special në rrjetet sociale.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe nga Agron Llakaj, i cili i dedikon një mesazh sa emocional aq edhe me nota humori.

?Alkida ime! Bija ime? më njoftoi Facebook se sot ti ke ditëlindjen, e çuditshme. Të kam fëmijën tim por edhe friend në Facebook. Si erdhën kohërat, edhe pse të kam ngjitur në krah duhet patjetër të të uroj nga celulari. Ja kshtu siç jemi mbledhur të gjithë bashkë, të gjithë me kokën ulur mbi Iphone, të gjithë të urojmë ty, secili më vete. Unë nuk di si po të uron yt shoq apo jot bijë. S?di si po të uron yt vëlla apo kunata jote. As që e mendoj se si po të uron mami se ja ku po ta them por mos ma nxirr fjalën. Mami ka qarë kur u linde ti! Unë u gëzova se ti u bëre motiv i jetës sime dhe tonës! Mos ta zgjas se po zgjat kokën mami nga celi im (çështje vesi). Edhe 100 zemër e babit. Të them si atëherë kur ishe 1 vit. Të dua sa qielli e sa toka!

P.s.: Do më mbetet qejfi po s?më bëre ?like?!?, shkruan aktori i njohur në rrjetin social ?Facebook?./CityNews

Lajmet e fundit nga