Connect with Us

Nga Lorenc VANGJELI/ Dembelë Stambolli në Tiranë e gjetkë ku ka të marrë

Aktualitet

Nga Lorenc VANGJELI/ Dembelë Stambolli në Tiranë e gjetkë ku ka të marrë

Publikuar

-

Nga deti në liqen, ka shumë tablo marrëzie që rrëfejnë ngutin shqiptar për të zgjedhur gjërat më të gabuara dhe për t’i bërë ato me një shpejtësi ngjethëse. Këto janë dy pamje të ndryshme që ngjajnë pafund që vëtetojnë për të zezën e atyre që e kanë provuar se është më mirë të dish sesa të kesh. Ne kemi pasur, por pak herë kemi ditur. Dhe kemi ditur të bëjmë mbrapsht ato që kemi pasur.

Rasti i parë. Në fund të viteve 90’ dhe në fillim të viteve 2000, shtëpia në plazhin e Durrësit ishte një ëndërr në Tiranë. Ajo shtëpi ishte status social dhe nevojë estetike. Mbasi u ndërtua ethshëm në gjithë hapësirën që zinte dikur zona e njohur si Teuta e Apollonia e deri tek sektori Iliria, më të guximshmit i hodhën sytë nga Plepat. Aty ku përfundonin Kovaleshencat e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Rendit. U ndërtua kryesisht në breg të detit dhe në zonën ranore. Shkëmbi i Kavajës, ngrehina krenare e natyrës dhe pika e referencës për gjithë zonën, u bë shpejt thjesht një kujtim i të shkuarës. Ndërtimet e bëra nga njeriu i kanë zënë frymën, fytyrën dhe e kanë fshehur mbas betonit të makutërisë demokratikase shkëmbin e bërë vrima-vrima për topa e tanke nga paranoja komuniste e Hoxhës. Aq i madh ishte nguti për të ndërtuar sa shumë shpejt, çdo godinë e re nisi të vriste ngapak godinën më të vjetër ekzistuese dhe të gjitha bashkë, ndërtime të vjetra dhe të reja, vranë përfundimisht njëra-tjetrën.

Tani, kush ka një shtëpi në atë zonë mendon ta shesë dhe kush kalon aty përballë dritareve pa perde dhe me errësirë, nuk mendon kurrsesi të blejë.

Në të dy anët e rrugës deri dhe matanë shinave janë me qindra e qindra apartamentet e mbetur pa shitur; secili prej tyre, një dëshmi tronditëse budallallëku e inisiativës “private”, strukturave të liga të pushtetit dhe monument babëzie i shoqërisë së sotme shqiptare.

Boshësia e atyre apartamenteve të zymtë e bosh është çmimi i tmerrshëm që privatët po i paguajnë marrëzisë së tyre dhe njëkohësisht, është edhe çmimi që gjithë shoqëria po i paguan marrëzisë së atyre privatëve dhe shtetit budalla të shumë viteve rresht që heshti dhe mbylli sytë për marrëzinë që po bëhej në këtë zonë.

Rasti i dytë. Në epokën kur Shqipëria kishte tren, deti në këtë zonë dukej sapo kalohej Shkozeti. Hekurudha ecte paralel me bregun e detit për gati dhjetë kilometra dhe po paralel me të, kalonte dhe një rrugë automobilistike dy kalimshme që të çonte në jug. Kur udhëtimi me tren u harrua dhe hekurudha u bë relike, dhe mbi të gjitha, kur shqiptarët nisën të zbulojë makinat, sa për nevojë jetike, aq dhe për dëshirën për vanitet, u bë i domosdoshëm zgjerimi i rrugës. Dhe këtu aftësia e pabesueshme vendase për të prishur bucelën ekzistuese në emër të kanoçes së përkohshme, nxorri krye në mënyrë të jashtëzakonshme. Askujt nuk i vajti në mend se ndërtimi i rrugës aty, praktikisht vriste dhe bënte të papërdorshëm nja dhjetë kilometra plazh ranor në zonën më të mirë të mundshme. Kush projektoi i ra shkurt dhe kush dha detyrën e projektimit nuk është se mendoi më gjatë. Tashmë rruga, e gjitha e ndërtuar në rërë është shndërruar në një mur Berlini dhe madje edhe më të vështirë për t’u kaluar nga një anë në tjetrën. Më më shumë se dhjetë kilometra, ka vetëm dy mundësi për kthim pas, një tek Mali i Robit dhe tjetri në hyrje të Kavajës, tek mbikalimi. Çfarë është gaz, hare dhe lehtësi e shoferëve që mund të ecin sipas tabelës me 90 kilometra në orë, në të vërtetë, është vrasja përfundimtare e një plazhi të vrarë pothuaj pa shpresë për rilindje. Në këtë brez që jeton sot, jo njëherë.

LEXO EDHE:  Sulm me gurë dhe të shtëna me armë në Tiranë/ Disa të shoqëruar

Rasti i tretë. Eshtë një rrugë tjetër, megjithatë, që mban rekordin e marrëzisë. Eshtë rruga panoramike që nis që nga kthesa e Linit e deri në hyrje të Pogradecit. Nuk mbahet mend se kur ka filluar, sa herë është inspektuar apo inaguruar, por nuk dihet se kur do të përfundohet. Në mandatin e parë të të majtëve, në reformën për kontrollin e teritorit dhe të prishjes së ndërtimeve pa leje, të gjithë lokalet anës rrugës u hodhën në erë. Nisi puna për të përfunduar çfarë kishte nisur Berisha. U ndërhy sërish në projekt dhe në anën e liqenit të mrekullueshëm të Pogradecit, u bënë korsi për këmbësorë dhe biçikleta. Katër vjet më pas duhet bërë një bilanc se çfarë ka ndodhur. Shqiptarët që udhëtojnë drejt Pogradecit, Korçës apo dhe më në jug e juglindje, në Greqi e Maqedoni, kanë mundësinë fantastike të ecin me makinë me shpejtësi deri në 90 kilometra në orë. Pamja është fantastike. Ujërat janë siç i ka parë dikur Lasgushi, qoftë në perëndim, qoftë në agim të ditës. Por kaq! Ajo është një bukuri “mos më prek”! Udhëtarët nuk kanë ku ndalojnë. Ai breg i liqenit, dikur i “shk…rdhyer” nga fabrika e hekur-nikelit të Hoxhës, sot është thjesht i asfaltizuar. Edhe në vendet ku rruga ka hyrë në liqen, edhe në vendet ku ka dhjetra metra largësi nga bregu, ku fshatarët e zonës kujdesen të mbjellin jonxhë për lopën dhe misër për vete.

Nuk ka as këmbësorë, as njerëz me biçikleta, domethënë nuk ka turistë, në anën e dedikuar për ta të rrugës. Nuk ka turistë sepse nuk ka asnjë pëllëmbë plazh. Nuk ka asnjë pëllëmbë plazh sepse nuk ka mbetur asnjë ndërtim anës rrugës dhe nuk ka asnjë projekt për të ndërtuar të rinj. Ka vetëm fshatarë që nxitojnë në hallet e tyre dhe shoferë që nuk vuajnë më trafikun. Edhe fshatarët fisnikë të jonxhës që me raste bëjnë dhe peshkatarin amator për ndonjë kilogram koran, me siguri meritojnë më shumë. Po kush t’ua japë? Konfuci dikur thoshte se nuk mund të bejë dot punë të mëdha, kush nuk ka bërë më parë punë të vogla. Në vanitetin shqiptar është turp të bëhen punë të vogla, të llojit, të bëhet më parë një plan i përgjithshëm zhvillimi para se të ndërtohet. Jo! Në Shqipëri ndërtohen urat në fillim, pastaj me kismet, kërkohet të gjendet edhe lumi që të kalojë nën këmbët e saj. Ky është rregulli i pandryshueshëm i marrëzisë. Asaj që në fillim të viteve 90-të u shpall si e nesërmja e vendit me pothuaj 300 ditë diell në vit – turizmit – dhe që u besua se me tre muaj gallatë plazhi, gjithë vendi do të bëhej Evropë për gjithë vitin. Si në një ëndërr të bukur dembelësh Stambolli nga Shqipëria./tema

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Edicioni i pestë të Maratonës së Tiranës/ Emrat e fituesve në 4 kategori

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Në Maratonën e Tiranës,  morën pjesë rreth 2500 atletë, ku garuan në kategoritë Marathon 42 K, Half Marathon 21 K, Tirana 10 K dhe  “Ëe too”.

Maratona,  ku 1000 vinin nga e gjithë bot aka përfunduar në mesditë ku janë shpallur edhe fituesit për secilën nga kategoritë.

Në kategorinë Marathon 42 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj

Vendi i parë: Ilir Kellezi – Shqipëri – Fiton 5000 Euro
Vendi i dytë: Igor Jakinovski – NMKD – Fiton 3000 Euro
Vendi i tretë: Stefan Trost – Austria – Fiton 2000 Euro

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Veretska Valentyna – Ukraina – Fiton 5000 Euro
Vendi i dytë: Luiza Gega – Shqipëri – Fiton 3000 Euro
Vendi i tretë: Kateryna Basilade – Ukraina – Fiton 2000 Euro

Në kategorinë Half Marathon 21 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj



Vendi i parë: Bogdan Semenovych – Ukraina – Fiton 2000 Euro
Vendi i dytë: Ivan Bubnov – Rusia – Fiton 1500 Euro
Vendi i tretë: Albion Ymeri – Kosova – Fiton 1000 Euro

LEXO EDHE:  Tentohet grabitja e BKT tek blloku

LEXO EDHE:  Punësimi në Gjermani/ Ambasada zbardh rregullat e reja

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Nataliia Semenoyych – Ukraina – Fiton 2000 Euro
Vendi i dytë: Adrijana Poparsova – NMKD – Fiton 1500 Euro
Vendi i tretë: Gresa Bakraci – Kosova – Fiton 1000 Euro

Në kategorinë Tirana 10 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj

Vendi i parë: Atanas Anchevski – NMKD – Fiton 800 Euro
Vendi i dytë: Bledar Mesi – Shqipëri – Fiton 600 Euro
Vendi i tretë: Malvin Nikolla – Shqipëri – Fiton 500 Euro

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Redia Dauti – Shqipëria – Fiton 800 Euro
Vendi i dytë: Relaksa Dauti – Shqipëri – Fiton 600 Euro
Vendi i tretë: Lorina Metaj – Shqipëri – Fiton 500 Euro

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plumba në shpinë e në brinjë/ Detaje nga krimi i rëndë në Peqin

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një 45 vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarrin paraditen e sotme në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin.

Policia ka nisur kontrollin në të gjithë zonën, por ende nuk kanë një autor.



Të dhënat e para flasin se 45 vjeçari ka dy plagë me armë, një në shpinë dhe një brinjë.

LEXO EDHE:  Sot dita e katërt e protestës/ ‘Blindohet’ Tirana, makinat e rënda dalin në rrugët e kryeqytetit

LEXO EDHE:  Goditet grupi kriminal/ Arrestohen 6 persona që trafikonin emigrantë, i merrnin nga 100-300 euro

Të tjera detaje të zbuluara janë viktima nuk është banor i Peqinit dhe sipas Prokurorisë së Elbasanit, dyshohet se është vrarë mëngjesin e kësaj të diele ose mbrëmjen e kaluar, por jo më herët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ikja e Gjekmarkajt, një arsye për të larguar Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Agron Gjekmarkajn e zë amnezia/ Një kritik në prehërin e Lulit, mëshirojeni

Deputeti megaloman, qesharak dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, Agron Gjekmarkaj për të disatën herë ka përsëritur, se në rast se mblidhet Kuvendi i PD dhe Berisha fiton, ai do të ikë nga PD, por nuk do të dorëzojë mandatin e deputetit.

Në fakt, kjo është arsye më shumë për Foltoren, është një arsye më shumë për demokratët për të kuptuar,se kush është Agron Gjekmarkaj.

Është një arsye më shumë për të larguar Lulzim Bashën, sepse ka vendosur deputetë të tillë që nuk vlerësojnë rregullin numër një të demokracisë, vendimin e shumicës, por duan tarafet e tyre, qejfet e tyre, postet e tyre, rrogat e tyre, pasurimin e tyre dhe nuk vlerësojnë as demokratët dhe as verdiktin e tyre.

Agron Gjekmarkaj është një njeri që ka haluçinacione të forta në daljet e tij mediatike.

Dikur një anti-bashist i theksuar, që akuzonte Lulzim Bashën deri tek familja, sot është kthyer në një Lulzims i vogël, thjesht dhe vetëm për rrogën e deputetit, pasi Mark Marku e futi në listën e Lezhës, pa asnjë kontribut në Partinë Demokratike.

Ai thjesht dhe vetëm kontribut quan daljen në televizion.

Në fakt, daljet në televizion dhe shkrimet, janë të përkthyera në para për xhepin e tij.

Pra, kur demokratët vuanin ishin të papunë rrugëve, luftonin kundër Qeverisë, Agron Gjekmarkaj llomotiste lart e poshtë dhe mbushte xhepin me para.

Tani mori edhe mandatin e deputetit pa asnjë lidhje me strukturat, pa bërë një fushatë të saktë dhe të qartë, pasi sot Lezha, dega e PD-së është e braktisur nga deputetët.

Mark Marku ka dhënë dorëheqjen, Gjekmarkaj nuk ka shkelur për asnjë ditë ti pyesë demokratët, për atë se çfarë po ndodh dhe si duhet të veprojë si përfaqësues i tyre.

Por, del nëpër media dhe thotë se po fitoi Foltorja edhe Berisha ai do të ikë, por jo si deputet, por do të ikë nga grupi i PD dhe do të qëndrojë deputet i pavarur.

Pra, sërish nxjerr kokën, lekët i do në xhep, t’i vendosë palë-palë  por jo të respektojë vendimet e demokratëve, të shkojë të marrë mendimet e tyre dhe të përfaqësojë ata. Këtë nuk do ta bëjë.

Prandaj, Gjekmarkaj dhe ikja e tij, është një arsye më shumë për të larguar Lulzim Bashën, i cili zgjedh të tillë personazhe, megaloman, të paaftë, njerëz pa lidhje politike, të cilët interesin e parë kanë xhepin, apo bashkëpunëtor të Edi Ramës.

Për dikë mund të duket qesharake, por kjo është e vërtetë.

LEXO EDHE:  Sulm me gurë dhe të shtëna me armë në Tiranë/ Disa të shoqëruar

LEXO EDHE:  Argjendaria rrezikoi grabitjen / “Maskat” largohen pas alarmit

Dje, Agron Gjekmarkaj iu tregonte lart e poshtë shumë njerëzve, mesazhet e tij me Ramën, se si kishte mundur që në bashkëpunim me kryeministrin dhe Lindita Nikollën të rrëzonte grupin e PD-së, i cili mbështeste një kandidaturë për dekan në Fakultetin e Histori-Filologjisë.

Dhe ishte Gjekmarkaj, ai që në bashkëpunim me kryeministrin e kishte rrëzuar Valentina Dukën e Lulit dhe Lulzimsat e tjerë dhe ky ishte fitues.

Një arsye më shumë kjo, sërish për të hequr Lulzim Bashën, për të mbledhur Kuvendin, thjesht dhe vetëm për të treguar se Gjekmarkajt e Lulit duhet të ikin sa më parë e sa më shpejt të jetë e mundur me apo pa Kuvende.



Sepse, ata nuk janë pjesë e Partisë Demokratike. Ata janë mercenerë, megalomanë, të paaftë që nuk kanë parim, nuk kanë vlera, por për ta i vetmi fakt i rëndësishëm dhe argument që kanë për jetën dhe të ardhmen ësHtë si trashet xhepi i tyre.

Dhe Gjekmarkaj është shembulli kryesor dhe në disa dalje mediatike kërcënon se do të ikë.

E kë zu meraku se do të ikë Gjekmarkaj? Sa vota mund të krijojë Agron Gjekmarkaj? Çfarë opinioni ka Agron Gjekmarkaj?

Një megaloman që kujton se njerëzit e mbështesin, e dëgjojnë dhe do veprojnë siç thotë ai?

Por, në qoftë se njerëzit do ta dëgjonin, le të shkojë njëherë në Lezhë, në Kukës, në Korçë, në Vlorë, të dëgjojë demokratët dhe ta shikojë e ta kuptojë, kush ka më shumë rëndësi, broçkullat që ai thotë në media, vendimet e tij idiote apo mendimi i demokratëve.

Atje e kupton sa peshë që ka fjala.

Gjithsesi fjala e Gjekmarkajt ka peshë sa lekët që i jep prurësi më i parë./CNA.al

Agron Gjekmarkaj kundër Bashës/ “U shit tek Rama, privatizoi dhe zhduku PD”

Si rilindi Agron Gjekmarkaj/ Nga “Basha ik” në “Luli lider”

Agron Gjekmarkaj dhe dy fytyrat e tij/ I rilinduri që shan dhe “lëpin” Bashën

I rilinduri Agron Gjekmarkaj thikë pas shpine Berishës

LEXO TE PLOTE