LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këto fakte mbi ëndrrat të cilat me siguri nuk i keni ditur

22 Gusht 2017, 12:12, Aktualitet CNA

Ëndërrat mund të jenë ndr fenomenet më misterioze.

Ende nuk është gjetur nga shkencëtarët arsyeja pse njerëzit ëndërrojnë. Megjithatë ka shumë fakte interesante mbi ëndërrat të cilat me siguri nuk i kishit ditur më parë.

1.   Ne ëndërrojmë çdo natë edhe pse shumicën e kohës nuk e kuptojmë këtë.

Shumica e njerëzve mbi moshën 10 vjeçare janë në gjendje të shohin ëndrra çdo natë pavarësisht nëse i mbajnë mënd të nesërmen në mëngjes ose jo.

2.   Ne harrojmë gjysmën e ëndrrës 5 minuta pasi jemi zgjuar dhe 90% të ëndrrës pas 10 minutash. Francis Rick, zbukuesi i ADN, ka spekuluar se arsyeja se përse ne shohim ëndrra është për të hequr informacionet e panevojshme nga memoria e trurit tonë për t?i lënë kështu vend informacioneve më të rëndësishme. Nëse ne nuk do të ëndërronim truri ynë nuk do të arrinte ta kryente dot këtë funksion.

3.   Njerëzit shohin mesatarisht 1,460 ëndrra në vit, çka do të thotë mesatarisht 4-6 ëndrra në natë.

Gjatë jetës së tij njeriu sheh mesatarisht 3 vite ëndrra.

4.   Disa njerëz mund të shohin ëndrra vetëm bardh e zi.           

Rreth 12% e njerëzve ëndërrojnë tërësisht bardh e zi. Fenomeni është më pak i përhapur tek njerëzit nën 25 vjeç dhe më shumë tek ata mbi të 50-at, ndaj mund të thuhet se kjo lidhet me ekspozimin ndaj filmave bardh e zi.

5.   Disa njerëz dëshmojnë se ata mund të nuhasin teksa ëndërrojnë.

Ndonëse nuk janë bërë shumë studime mbi këtë fenomen,  në një studim të vitit 1998, 1 % e pjesëmarrësve deklaruan se kishin aftësinë të nuhasnin gjatë gjumit.

Lajmet e fundit nga