LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Boshatisja e bankave gjatë fushatës/ Task-Forca për financimin e partive zbulon arsyen

22 Gusht 2017, 08:31, Aktualitet CNA

Në vijim të debatit të madh nëse dalja nga banka e miliarda lekëve dhe zhvlerësimi i paparë i euros kanë qenë fenomene që lidheshin me blerjen e votave, sot, në një publikim të bërë nga ?Panorama?, është zbuluar se motivi i përfolur nuk ka asgjë të vërtetë.

Pohimi i këtij fakti vjen nga raportimi që drejtori i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Arlind Gjokutaj ka bërë në mbledhjen e njësisë Task-Forcë për financimin e parave të pista. Duke pohuar se në muajt maj dhe qershor ka një dalje mbi normalen të parave nga bankat dhe zhvlerësim të monedhës euro, Gjokutaj ka artikuluar në ligjëratë të drejtë:

?Përqendrimet janë të larta në maj dhe qershor, dhe kryesisht në qershor, ku arrijnë të intensifikohen. Unë kam dëgjuar edhe variante, që zyrtarisht janë të ardhura që vijnë nga TAP-i, nga balanci i pagesave. Kjo konfirmohet edhe nga Banka e Shqipërisë që thotë se kemi edhe rritje të eksporteve, të shërbimeve, që kanë një prurje të valutës mbi normalen. Pra kemi një ofertë të shtuar të valutës në treg dhe patjetër që, duke qenë se depozitat nuk janë më atraktive, e investime alternative në vend nuk ka, kjo monedhë do të qarkullojë këtu, do të jetë në qarkullim?, i është përgjigjur drejtori i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Arlind Gjokutaj, shqetësimit të paraqitur nga zv.kryeministrja Mandija.

Për drejtorin e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, një arsye që në treg është rritur paraja, duke e nxjerrë atë nga bankat, janë edhe interesat e ulëta që japin bankat për depozitat.

?Në 2013, normat e interest kanë qenë diku te 5 përqindëshi, mesatarisht të themi, sot kemi normat e interest, kur në lekë janë thuajse zero, alternative për investime në bobo thesari është në minimumet historike, 2 përqind gati. Njerëzit nuk kanë alternative investimi, ku t?i mbajnë ato lekë, janë totalisht të justifikuar edhe t?i tërheqin, t?i mbajnë edhe cash, ose të gjejnë mënyra të tjera huadhënie dhe në këto raste është, madje shumë e debatueshme, sepse nxitet huadhënia informale. Megjithatë kjo është prej Task-Forcës?, është shprehur Gjokutaj./CityNews

 

 

Lajmet e fundit nga