LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohen 3 hajdutët korçarë/Dy prej tyre vëllezër (Emrat)

22 Gusht 2017, 14:28, Aktualitet CNA

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Korçës, pasi akuzohen për vjedhje. Mësohet se është arrestuar shtetasi Zamir Fejzollari, 37 vjeç, banues në Korçë.

Ndalimi i tij u bë pasi shtetasi i mësipërm, dyshohet të jetë autori i vjedhjes të një sasie lekësh në banesën e shtetases E.N, 34 vjeçe, ngjarje e ndodhur më datë 05.08 2017, në lagjen nr 3 të qytetit të Korçës.

Gjithashtu po nga këto struktura, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i dy shtetasve: Franci Agolli, 20 vjeç dhe Erges Agolli, 22 vjeç, (vëllezër) të dy banues në Bilisht.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 22.08.2017, në lagjen nr 1 në Korçë, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre u kapën në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit A.Xh, 43 vjeç.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore./CityNews

Lajmet e fundit nga