LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidentohet makina e Drejtorit të Spitalit Ushtarak/Ja kush e drejtonte mjetin

22 Gusht 2017, 15:05, Aktualitet CNA

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme pranë Gjirit të Lalzit, ku është përfshirë makina e Drejtorit të Spitalit Ushtarak, Gjovalin Bushi. Mjeti tip fuoristradë ka pësuar aksident në aksin rrugor Gjiri i Lalzit-Maminas, raporton Tv Klan.

Sipas të dhënave paraprake nga policia dhe dëshmitarët në vendngjarje, mjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtuesit. Mësohet se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz. Gjovalin Bushi i kontaktuar nga tvklan.al ka konfirmuar se ka qenë vetë në drejtimin e mjetit.

?Unë kam qenë në timon. Nuk jam lënduar, thjesht dëmtime të makinës?. Tvklan.al ka siguruar videon nga vendngjarja të momentit kur automjeti i drejtorit të Spitalit Ushtarak nxirret nga kanali nga një fadromë dhe një karotrec.

Lajmet e fundit nga