LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Shkojnë për të xhiruar videoklipin në Durrës/ Çifti përballet me një të papritur

21 Gusht 2017, 13:21, Aktualitet CNA

Një çift të rinjsh të cilët pritet të martohen së shpejti kishin shkuar në Kallm të Durrësit për të xhiruar një videoklip që do ta mbanin si kujtimin e martesës.

Por, dita e tyre më e lumtur u prish nga një banor i zonës i cili u kërkon para për shfrytëzimin e detit.

Sipas këtij personi çiftet që vijnë për të bërë videoklip në det duhet të paguajnë një shumë lekësh prej 20 mijë deri në 60 mijë lekë të vjetra.

Ai pretendonte se bregdeti ishte pronë e tij dhe nuk mund të përdorej pa autorizim.

Kameramani insiston se deti është i të gjithë shqiptarëve por nuk bien dakort me personin që i ndaloi të bënin videoklipin. Ndërkohë çifti nga Elbasani kanë bërë një video të personit në fjalë e cila u shpërnda fillimisht nga infoelbasani.al ndërsa tani po shpërndahet në rrjetet sociale./CityNews

Lajmet e fundit nga