LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Fotot ekskluzive/ Ja kush është autori i dhunës ndaj gazetarit Elvi Fundo

21 Gusht 2017, 10:01, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës njoftoi gjatë ditës së sotme se ngjarja ku u dhunua gazetari Elvi Fundo është zbardhur dhe është arrestuar njëri nga autorët.

Sipas policisë, agresori është Ilir Gjuzi, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në datën 8 mars të vitit 2017, rreth orës 10:35, në afërsi të Stacionit të Trenit, ku gazetari u godit me mjete të forta dhe me levë hekuri pas koke.

CityNews ka arritur të sigurojë edhe disa foto të agresorit, i cili, sipas gazetarit Elvi Fundo, nuk është autori i drejtpërdrejtë, por është thjesht një mercenar.

Gjatë një prononcimi për ?ReportTv?, Fundo u shpreh se dyshon që shkaku i dhunimit të jenë disa shkrime investiguese, të cilat mund të kenë prekur interesat e ndokujt./CityNews

Lajmet e fundit nga