Connect with Us

Sherr i pazakontë në Durrës/Detit i del pronari: Duhet të japësh lekët të hysh! (Video)

Aktualitet

Sherr i pazakontë në Durrës/Detit i del pronari: Duhet të japësh lekët të hysh! (Video)

Publikuar

-

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këto ditë kur një grup dasmorësh, bashkë me çiftin, kanë shkuar për të shkrepur disa foto dhe për të realizuar një klip në breg të detit si një kujtim të ditës më të bukur të jetës së tyre.

Por kanë mbetur të befasuar, transmeton infoelbasani. Një banor i këtij fshati nuk i ka lejuar duke pretenduar se bregu i detit ishte i tij dhe se për këtë ata duhet të paguanin një shumë të konsiderueshme të hollash.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Zyrtarët banditë të Gjushit përmbytin lagjen

Kjo kërkesë absurde ka revoltuar dasmorët të cilët kanë debatuar me atë duke i kujtuar se deti ishte pronë e gjithë shqiptarëve.

Sipas dasmorëve, banorët në këtë vend kërkojnë nga 20 deri në 60 mijë lekë të vjetra që çiftet të mund të bëjnë videoklip në breg të detit. Argumenti i sjellë prej tyre është: deti është pronë e jona.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rritet numri i infektimeve në Kosovë/ Humbin jetën 5 persona

Publikuar

-

Nga

Rritet numri i infektimeve në Kosovë/ Humbin jetën 5 persona

Rritet përsëri numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë! Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me virusin 445 persona dhe janë regjistruar 5 viktima.

Ditët e fundit shifrat e infektimeve në vend vetëm po rriten, ndërkohë që numri i viktimave është i njëjtë me ditën e djeshme.

Numri total i infektimeve ka shkuar 68.351, ndërkohë që ai i viktimave është 1.592 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksinat kundër koronavirusit do të arrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji. Ai siguroi se procesi i përgatitjes për ardhje të vaksinave ka përfunduar, që nënkupton planin e imunizimit dhe sigurimin e zinxhirit të ftohjes.

LEXO EDHE:  Aksident në Durrës/ Humb jetën një këmbësor

LEXO EDHE:  Jahti me turistë austriakë jep alarmin: Po mbytemi

Kohët e fundit në Kosovë është ngritur alarmi pasi në vend janë regjistruar 3 rastet e para pozitive me variantin britanik të COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Covid prek uniformat blu/ Ndërron jetë efektivi i policisë

Publikuar

-

Nga

Covid prek uniformat blu/ Ndërron jetë efektivi i policisë

Një tjetër efektiv policie ka humbur betejën me koronavirusin duke ndërruar jetë. Viktima është Fatmir Belba 58-vjeç nga Golemi.

Ai ishte infektuar disa ditë më parë me sëmundjen, por pavarësisht kurimit dhe përpjekjes së mjekëve nuk arriti që ta mposhte.

Dje u shënua rekordi i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri, 21 fatalitete brenda 24 orëve si kurrë më parë që nga fillimi i pandemisë. Edhe numrat e të infektuarve vijojnë që të jenë në një mesatare shumë të lartë, mbi një mijë në javët e fundit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Tregon përralla në shëtitjet propagandistike”/ Vokshi rendit arsyet pse Rama nuk e meriton mandatin e tretë

Publikuar

-

Nga

“Tregon përalla në shëtitjet propagandistike”/ Vokshi rendit arsyet pse Rama nuk e meriton mandatin e tretë

Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka renditur arsyet pse Edi Rama nuk e meriton një mandat të tretë.

Në një dalje për mediat, Vokshi u shpreh se gjatë tetë viteve të qeverisjes nga Rama Shqipëria nuk ka bërë asnjë progres në asnjë fushë, përfshirë atë të ekonomisë, arsimit apo edhe infrastruktura.

Sipas saj, vendit i duhet një ndryshim, dhe kjo gjë do vijë në 25 prill nga qytetarët të cilët do nxjerrin Shqipërinë fituese dhe Ramën humbës.

Fjala e plotë e Vokshit:

Edi Rama, i cili ka dështuar në 8 vite në çdo fushë, nuk do të mund të marrë një mandat tjetër nga qytetarët.

Këto 8 vite, Shqipëria ka ngecur me Edi Ramën, ndërsa vende të tjera, të ngjashme me ne, kanë bërë progres dhe zhvillim të jashtëzakonshëm.

Shqipëria nuk ka bërë progres në asnjë fushë, as në ekonomi, as në arsim, as në infrastrukturë.

Edi Rama mund të tregojë përralla në shëtitjet e tij propagandistike elektorale, por njerëzit e vuajnë në lëkurë dështimin e tij 8 vjeçar dhe premtimet e pambajtura.

LEXO EDHE:  “Shkrihet” Hipoteka e Durrësit/ Ja kush është drejtori i ri

LEXO EDHE:  Varfaj dha dorëheqjen/ Zbulohet kush është femra që merr në dorë bashkinë e Durrësit

Edi Rama nuk ka një bilanc pune në shërbim të qytetarëve. Me qindra mijëra shqiptarë ose janë larguar nga vendi, ose janë varfëruar nën drejtimin e Edi Ramës.

Të rinjtë janë pa punë, pa perspektivë me Edi Ramën, sepse për 8 vjet ai punoi për vete dhe për një grusht klientësh.

Puna e vetme që kryeministri më i dështuar në historinë 30 vjeçare të pluralizmit nuk do që të lërë përgjysëm është shumëfishimi i pasurisë së tij dhe i ministrave. Në 8 vjet, dokumentat zyrtare tregojnë se qeveritarët e Edi Ramës e trefishuan pasurinë e deklaruar.

Sa më shumë flet për një mandat të tretë, aq më shumë i gënjen shqiptarët. Kjo duhet dhe do të marrë fund në 25 Prill! Boll më me kohë të humbur! Humbëm 8 vjet të çmuar me Edi Ramën!

Vendit i duhet ndryshim! Shqiptarët duan ndryshim!

Në 25 Prill Rama do të humbasë, Shqipëria do të fitojë dhe ne do të nisim të punojmë për qytetarët shqiptarë!/CNA.al

LEXO TE PLOTE