LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndarja nga jeta e ish-Kryeministrit të Kosovës/ Basha mesazh ngushëllimi

21 Gusht 2017, 09:36, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Ai ka shkruar se Rexhepi ishte një njeri i veçantë dhe një njeri i madh, i cili ka luftuar për lirinë e njerëzve dhe për demokraci.

?Bajram Rexhepi ishte njeri i veçantë dhe shqiptar i madh. Pak njerëz i kanë shërbyer popullit të tyre si ai, duke u kujdesur me përkushtim si mjek për jetët e njerëzve, duke luftuar për lirinë e tyre dhe duke drejtuar përpjekjet e tyre për demokraci dhe përparim.
Kam patur nderin të takohem shpeshherë me Bajramin dhe do të ruaj përherë brenda meje mbresat e pashlyera për dinjitetin, përunjësinë dhe mirësinë e tij.
Në këto momente të dhimbshme të ndarjes së tij të parakohshme nga jeta bashkoj lutjet e mia me ato të familjarëve dhe miqve të tij. U prehtë në paqe! I paharruar kujtimi i tij!?, shkruan Basha./CityNews

Lajmet e fundit nga