LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotot- Pasojat e zjarrit në Voskopojë/Shiu parandaloi katastrofën

21 Gusht 2017, 15:04, Aktualitet CNA

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një ditë më parë në një sipërfaqe pyjesh në Voskopojë, Korçë. Nga zjarri masiv u dogjën sipërfaqe të mëdha me pisha e bimësi, ndërsa tymi mbuloi gjithë zonën.

Ndërkohë, flakët u shuan në orët e mbrëmjes nga shiu, duke lënë pas jo pak pasoja. Gazetari Tonin Frroku sjell disa fotografi nga vendngjarja, ku shihet masivi pyjor i shkrumbuar.

Më tej, gazetari shkruan se Zoti desh të kishte shi mëngjesin e sotëm për të mos pasur katastrofë më të madhe.

?Voskopoja nje dite pas zjarrit ne pyllin e Peltekut. Zoti desh te kishte shi mengjesin e sotem. Per te mos pasur katastrofe me te madhe. Se Voskopoja eshte e te gjitheve. Prej 24 oresh forca te ushtrise, pyjores por mbi te gjitha banore te fshatit turistik kane punuar per izolimin e flakeve. Qe per policine zjarri ka qene aksidental. Ndersa per prefektin dhe drejtorin e sherbimit zjarrfikes zjarri eshte vene nga dora e njeriut?, shkruan Gazetari./CityNews

Lajmet e fundit nga