LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

BETEJA PËR STRUGËN, BETEJË PËR ATDHEUN

21 Gusht 2017, 16:11, Aktualitet CNA

Azgan HAKLAJ

Vota unike e shqiptarëve të Maqedonisë shërbim ndaj Kombit. Shqiptarët kanë hyrë në Mijëvjeçarin e Tretë, si një komb, të cilit historia i ka caktuar një rol të dorës së parë, n? zhvillimet politike në rajon.
Në ruajtjen e ekuilibrave politikë, etnik, e kulturorë, paqes e stabilitetit në Ballkan.

Ruajtjen në këtë pjesë të trazuar të kontinentit të dy arritjeve më të qenësishme të civilizimit perëndimorë BE-së dhe NATO-s.

Rikthimi i shqiptarëve si popull me një rol të dorës së parë në teatrin Ballkanik dhe Evropian të historisë nuk i befason aspak studiuesit e zellshëm të saj, diplomatët seriozë e vizionarë, aq më pak aleatët tanë të mëdhenj, SHBA e BE.

Këta aleatë e shohin stabilitetin afatgjatë të Ballkanit
me Integrimin e tij në NATO e BE, demokratizimin e tij të plotë, politika të fqinjësisë së mirë sëbashku.

Respektimin e plotë e pa kushte të lirive dhe të drejtave të pakicave etnike i shohin si garancinë më të mirë, për sigurinë, mbrojtjen e përbashkët ndaj kërcenimit të ekspansionit politik dhe ushtarak të Perandorisë së Re Ruse dhe aleatëve të saj, të cilët kanë një peshë jo të vogël në zhvillimet e sotme ndërkombëtare.

Edhe përkundër faktit se shqipetarët janë të ndarë në pesë shtete, janë më të ndërgjegjësuar se asnjëherë më parë për identitetin autentik e të lashtë Evropian. Ata janë të vetëtijshëm se historia e tyre nuk është e ndërtuar me mite e gënjeshtra trashanike, si ajo e Greqisë dhe e Serbisë.
Historia jonë është me fakte të pakundërshtueshme, të qarta, kokëforta, aksiometrike.

Një histori e lashtë etniciteti, shtetformimi, kulture e civilizimi, nga i cili buron vetë Qytetrimi Greko-Romak. Ky binom u ba identiteti i Qytetrimit të sotëm Evropian, i demokracisë, së drejtës juridike, e më në fund i filozofisë së besimit dhe iluminizmit në Kontinentin tonë.

Sot, Shqiptarët, kudo që ndodhen në Preshevë, në Mitrovicë, Maqedoni, apo në Mal të Zi, nuk mund të vriten, të dhunohen e dëbohen si më parë me operacione të spastrimit etnik, e aq më pak të pranojnë statusin e qytetarëve të dorës së dytë.

Këto ëndrra të segmenteve të nacionalizmit shovinist, akoma prezente në politikat dhe qeveritë e Beogradit, të Maqedonisë, Malit të Zi apo Greqisë, tashmë janë shuar.

Të bindur se në fushë-betejë nuk përballen me 10 milionë shqiptarë, qarqet antishqiptare sllavo-greke, të dirigjuara nga Moska i janë rikthyer politikës së vjetër: “Përçaj e sundo”.

Pas grushteve të nokautit që morën me skenarët e organizuar, me ndarjen e Mitrovicës, ndarjen e Maqedonisë, në tentativën e grushtit të shtetit në Mal të Zi, e së fundmi skenarin e luftës civile në Shqipëri, ustallarët e vjetër kanë projektuar Strugën si gjah të radhës, ashtu siç e patën projektuar në vitin 2009, por patën dështuar me turp.
Nuk bëhet fjalë për ta sulmuar me avionë, tanke ,apo topa për të vrarë banorët e sajë.

Objektivi i atyre që i kanë bërë hesapet pa hanxhinë, siç thotë një fjalë e urtë popullore, është përçarja e partive politikë shqiptare, dhe e kandidatëve shqipëtarë në zgjedhjet lokale të 15 Tetorit. Me anë të kësaj përçarje dhe shpërndarjes së votave, mendjet diabolike ta shovinistëve maqedonë shpresojnë fitoren ëndrrimtare të tyre.

Kjo do të thotë qeverisja e Strugës shqiptare dhe e banorëve të sajë nga një kryetar sllav (guvernator), politika diskriminuese ndaj shqiptarëve, të cilët janë zotër shtëpie prej mijëra vjeçarësh.

Më në fund ndryshim i strukturës etnike, i emrit dhe i identitetit të këtij qyteti, të cilin për nga rëndësia që ka për kombin, për të sotmen dhe të ardhmen e tij, e emërtojnë ?Strasburgu Shqiptar?, që do të çonte
në frenimin e projektit të bashkimit kombëtar.

Po përse eshtë kaq e rendësishme për shqiptarët dhe njëherësh kaq e lakmueshme nga shovinistët maqedonë Struga jonë.

Struga është kërthiza e trojeve etnike shqiptare.

Historia na tregon se këtu jan? ndërthurur mbretëritë dhe qytetërimet tona të famshme Iliro-Epirito-Dardane, të cilat kanë shpërndarë dritën e lirisë, qytetërimit e zhvillimit ekonomok e kulturorë në të katër an?t e trojeve Pellazgo-Iliro-Arbërore.

Qytetrimi i Lynkasëve, stërgjyshërve tanë, ka populluar prej mijëra vjetësh Ohrin, Strugën dhe hapësira të gjëra të kësaj treve. Mbi themelet e këtij qytetrimi u krijua Mbretëria Ilire katër shekuj para Krishtit. Mbreti Bardhyl n? mosh?n 90 vjeçare printe në ballë të kalorësisë së tij kundër falangave maqedonase .

Beteja për Strugën është aq e vjet?r sa vetë Historia.

Sruga ishte pjesë e Shtetit të Arbrit 800 vjet më parë krijuar nga Progoni me t? bijtë: Gjinin dhe Dhimitrin.

Nga Struga rrjedh Drini. Nga këtu fillon kilometri i autostradës më të gjatë, më të bukur ujore të trojeve shqipëtare, në të dy anët e të cil?s është ruajtur me fort se kudo geni shqipëtar.

Esht? ruajtur gjuha,liria, gjurmët e qytetrimit Iliro-Arbërorë, e drejta zakonore e shqiptarëve, Eposi i Kreshnikëve, folku dhe mitologjia.
Këtë madhështi na e përshkruan bukur zëri brilant i Shkurte Fejzës:

“Rrugës time për Shqipëri

Më ka përcjell? ai Drini i Zi

E u nisa për me dalë,

Porsi vala e Drinit të Bardhë.

Xhamadani vija-vija

Eshtë Kosova, është Shqipëria.

Rreh si zemër çiftelia:

Sa e madhe është Shqipëria”.

Muaji gusht na kujton Betejën e Ohrit të 15 gushtit 1465, ku Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) i shpartalloi ushtritë e bashkuara turko-maqedone.

Është gushti i Hasan Prishtinës, ideologut dhe prijësit të Kryengritjes së Pavarësisë , i cili nga Shkupi i çliruar nga luftëtarët e Tij,Bajram Currit, Isa Boletinit, n? gusht të vitit 1912 hartoj projektin e shtetit Komb: “Katër vilajetet në nj? shtet, me kryeqytet Shkupin”.

Në përpjekjet për çlirim kombëtar e shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, Struga dhe Ohri kanë kontribut të shquar.

Veçojmë nga Struga firm?tarin e Aktit të Pavarsisë, Nuri Efendi Sejlliun.

Veprimtari i çështjes kombëtare, patrioti, atdhetari doktori i Medicinës, Ibrahim Temo, drejtues i gazetës ” Hereket” – Bruksel (viti 1896), drejtues i gazetës “Sada” (Rumani, viti 1898). Ai ngriti në këmbë Revolucionin Xhonturk për kufizimin e pushtetit absolut të Sulltanit dhe kontriboi për shpalljen e Pavarësisë. Dha kontribut të madh për hapjen e shkollave shqipe dhe mbështeti Alfabetin Latin në Kongresin e Manastirit.

Në Ohër lindi atdhetari e publicisti i Rilindjes Kombëtare, Dervish Hima. Ai është autor i manifesteve radikale për luftë mbarëkombëtare kundër Turqisë, i cili u burgosë dy herë. Kontribuoi jashtëzakonisht në njësimin e Gjuhës Shqipe në Kongresin e Manastirit. Nënshkroi Dekleratën e Pavarësisë, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës dhe u zgjodh antar i Pleqësisë.

Rilindja Kombëtare ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm për Çështjen Kombëtare që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Vëllezrit Frashëri janë truri i pregatitjes të Platformës, ku shqiptarët për herë të parë startuan me program të qartë politik, i cili u ba frymëzim për Etërit e Pavarsisë të Shqipërisë. Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Dedë Gjo Luli, Mehmet Pashë Deralla, Luigj Gurakuqi, Vehbi Dibra, Dom Nikollë Kaçorri.

Kontributin e Vëllezërve Frashëri e ka gdhendur në vargje poeti jonë Koçi Petriti:

” Tre Vëllezërit Frashëri

Sa për tre Tomorë.

Në tre kontinente

Shkelin për një Vlorë.

Tomori është Mali Zot i Dodonës Pellazgjike, i Heroit të Betejës së Qerbelasë, Abaz Aliut, të cilin e vizitojnë mijëra peligrinë nga e gjithë bota më dt 20 -25 gusht të çdo viti.

Tomori është Fron i Perëndive.

Aty Zoti flet Shqip me atë gjuhë që ka folë Aleksandri i Madh, Pirroja, mbretërit Bardhyli, Genti e Teuta.

Me këtë gjuhë ka folë shpata e Skënderbeut, pena e Rilindasëve të mëdhenj, gjoksi shkëmb i Mic Sokolit, diplomacia e Ibrahim Rugovës, pushka liberatore e Adem Jasharit, Ramush Haradinajt, Ali Ahmetit.

Është Gjuha Shqipe që po bëhet gjuh? zyrtare në Maqedoni.

Koha kërkon që shqipëtarët të jen? unikë rreth Gjuh?s dhe Flamurit me devizën” “Një komb, një Atdhe, një Shtet”.

Dalja me shumë kandidatë e partive shqiptare n? Strug? dhe në t? gjitha rajonet ku ata janë, e dëmtojnë njëri-tjetrin, është e pafalshme fatale, vet?vrasje politike, dhe një tradhëti ndaj interesave kombëtare.

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar u ban thirrje Shqiptarëve atje, partive dhe kandidatëve të tyre, të jenë të bashkuar dhe të vendosur për një kandidaturë konsensuale të provuar që meriton votëbesimin nën Emblemën e Shenjtë, Flamurin Kuqezi.

Ky betim solemn djeg skenarin maqedonas të përçarjes e ndarjes së Strugës nga Veleshta i provuar edhe në vitin 2009, por që dështoj me turp atëherë dhe do t? dështojë dhe tani.

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, i vetëdijshëm për rëndësinë jetike që ka Struga për historinë e sotme e të ardhme të Atdheut tonë u propozoi dhe e finalizuan Trinjakëzimin e Strugës, Sarandës dhe Tropojës.
Ky trinjakëzim është trinom Iliro-Epirito-Dardan, është Trini e Shenjtë, trekëndësh historiko-kulturorë.

Lidhjet e Strugës, të Tropojës Dardane dhe të Epirit të Pirros së Madh kanë ekzistuar n? kordinim prefekt, në bashkëveprim të sinkronizuar sa herë është venë në pikëpyetje liria dhe identiteti ynë.

Mjafton të kujtojmë Besëlidhjen e Lezhës apo vatrat më të shquara kundër Tanzimatit ishin Vilajeti i Shkupit, nën udhëheqjen e Dervish Carës, Vilajeti i Janin?s, nën udhëheqjen e Zenel Gjolekës dhe Rrapo Hekalit, Malësia e Gjakov?s, Tropoja e Dardanisë, nën udhëheqjen e Binak Alisë. Këto kryengritje kishin shpërthyer kur mbarë Evropa shkundej nga Revolucioni kapitalist i vitit 1848.

Shqipëtarët kur të votojnë me dt. 15 tetorë 2017 duhet të kujtojnë vargjet e shenjta t? Hymnit Kombëtar./CityNews

“Rreth Flamurit të përbashkuar,

Me një dëshirë e nj? qëllim.

Të gjithë atje duke u betuar,

Ta lidhim besën për shpëtim.

Lajmet e fundit nga