LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet dhunuesi i gazetarit Elvi Fundo

21 Gusht 2017, 08:16, Aktualitet CNA

Komisariati nr.3 i kryeqytetit ka ndaluar mbrëmjen e djeshme një person i quajtur Ilir Gjuzi, 42 vjeç, i dyshuar si një nga autorët e sulmit ndaj gazetarit Elvi Fundo në 8 mars 2017.

Burime zyrtare nga Policia njoftojnë se më datë 20.08.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Ilir Gj, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet të jetë një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më 08.03.2017, ku është goditur me sende të forta shtetasi E. F.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale ?Goditje për shkak të detyrës?, parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.

Ngjarja ka ndodhur në datën 8 mars në orën 10:35 në afërsi të Stacionit të Trenit, ku personi i ndaluar nga policia i shoqëruar dhe nga një tjetër, me mjete të forta dhe leva hekuri goditën drejtuesin e CityNews.al dhe Bestradio 89.8Fm.

Pas dhunimit gazetari Elvi Fundo për disa ditë ka qëndruar në Spitalin e Traumës për shkak të plagëve të marra. Në atë kohë ngjarja u denoncua nga pjesa më e madhe e spektrit politik, por edhe nga shumë organizma ndërkombëtarë dhe shoqata të medias./CityNews

Për më shumë informacion klikoni në linkun e mëposhtëm:

Arrestohet njëri nga autorët që dhunoi gazetarin/ Fundo: Autori mercenar, s?e njoh

Lajmet e fundit nga