LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transportonin drogën me çanta/ Bien në pranga dy shqiptarët

20 Gusht 2017, 13:25, Aktualitet CNA

Policia greke ka sekuestruar mbi 78 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar si edhe ka arrestuar dy të rinj shqiptarë, 22 dhe 31 vjeç në një zonë pyjore në Kostur.

Sipas policisë, trafikantët kishin të mbushur 5 çanta me drogë, por në momentin që kanë parë uniformat blu, i kanë braktisur menjëherë çantat.

Droga po transportohej nga 5 persona në një zonë pyjore në Kostur, por vetëm dy shqiptarët kanë rënë në pranga, ndërsa 3 të tjerët janë arratisur./CityNews

 

Lajmet e fundit nga