LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krimi elektoral/ Kush ka të drejtë Ministri apo Drejtori i Përgjithshëm i Policisë

20 Gusht 2017, 09:52, Aktualitet CNA

Një tjetër debat vijon të qendrojë pezull lidhur me përfshirjen në krim elektoral të përfaqësuesve të lartë të administratës publike.

Protagonistë të tij janë Dritan Demiraj, ministri i Brendshëm i dorëhequr, por që do qëndrojë ende në detyrë, si dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Kur ende nuk e kish deklaruar dorëheqjen, Dritan Demiraj konfirmoi publikisht faktin se tridhjetë e tre punonjës të administratës zyrtare të Policisë qenë përfshirë në fushatën elektorale të zgjedhjeve të përgjithëshme parlamentare të 21 qershorit. Njëmbëdhjetë prej tyre ishin shefa komisariatesh e drejtorë drejtorish, pra punonjës të nivelit të lartë të Policisë, të cilët, referuar ligjit, kanë konsumuar veprën penale të krimit elektoral.

Ky ishte konstatimi i Ministrit Demiraj, që del të jetë plotësisht i pavërtetë nëse do ti referohesh raportimit të drejtorit  Çako. I prononcuar pas Ministrit, lidhur me të njejtën temë, Haki Çako ka mohuar tërësisht përfshirjen e punonjësve të Policisë në fushatën elektorale zgjedhore të 25 qershorit, ndërsa ka lenë pezull të vërtetën e këtij fakti të qenë prezent, sipas ministrit Demiraj.

Duke qenë kështu, në mungesë të përgjigjeje lidhur me faktin nëse janë përfshirë apo jo në këtë fushatë punonjës të strukturave të Policisë së Shtetit, duket të jenë organet e hetimit ato që duhet të shprehen lidhur me të vërtetën e përfshirjes apo jo të zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit në krimin elektoral./CityNews

Lajmet e fundit nga