LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Habit deputeti i Bashës/Kompromis me një qeveri socialiste pa kryeministër ...!

20 Gusht 2017, 19:39, Aktualitet CNA

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi, propozon disa skenarë të mundshëm për përmbushjen e reformave të rëndësishme që vendi duhet të ndërmarrë.

Në një analizë për ?Panorama?, deputeti i ri i Bashës ka habitur me propozimin e tij, teksa flet për një kompromis mes pozitës dhe opozitës.

Një ndër skenarët e tij është ai i një opsioni kompromisi, një qeveri socialiste pa Edi Ramën kryeministër.

?Skenari i tretë, që do ta quaja një opsion kompromisi, është një Qeveri socialiste pa Edi Ramën Kryeministër, por me një figurë të mirëfilltë intelektuale, progresiste dhe reformatore, të palidhur me lobet dhe lobistët e netëve të vona periferike, që kanë peshuar aq shumë mbi jetën e shqiptarëve në katër vitet e shkuara, për shkak të turbullimit që i kanë bërë mendjes së kryeqeveritarit të paditur dhe të pamësuar me administrim. Mandati kohor i kësaj Qeverie do të ishte në varësi të implementimit të reformave konstitucionale dhe politike të parashikuara në skenarin 1, dhe që kanë të bëjnë me kthimin e qeverisjes në Shqipëri, nga një qeverisje tavash, në një strukturë serioze administrative të qytetarëve. Por ky skenar i tretë, do të kërkonte vendosjen e kontrollit të Parlamentit në dorën e një Speaker-i të paanshëm, të palidhur me militantizmin e së majtës komuniste, tek i cili Opozita beson. Po ashtu, për garantimin e vijimit të besueshëm të Reformës në Drejtësi, nga komisionet e vettingut duhet të largohen të gjithë anëtarët e mazhorancës së majtë, që kanë bërë në katër vitet e shkuara, spastrime dhe prozhmime politike në administratë./CityNews

Lajmet e fundit nga