LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Autobusi bie në humnerë/Me dhjetëra të plagosur

20 Gusht 2017, 20:09, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë ka tronditur pasditen e sotme Maqedoninë, ku një autobus ka dalë nga rruga, duke përfunduar në humnerë, pas rrokullisjes.

Sipas mediave maqedonase, autobusi është me targa të Greqisë dhe dyshohet se në të udhëtonin turistë. Mësohet se nga aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur ?Kulla?.

Nga aksidenti janë plagosur 20 persona, ku 4 prej tyre janë dërguar në spitalin 8 shtatori, 8 të tjerë në spitalin e Velesit mes të cilëve edhe një fëmijë.

Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik në aksin rrugor Veles-Katllanovë. Forca të policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit./CityNews

Lajmet e fundit nga