LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Veshi i tij ishte i varur dhe i rridhte gjak”/ Masakrohet me mjete të forta 40-vjeçari në Tiranë

19 Gusht 2017, 14:38, Aktualitet CNA

Një 40-vjeçar është dhunuar me mjete të forta pak minuta më parë në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën ?Besim Alla?, por autori nuk është identifikur ende.

Sipas banorëve, të cilët kanë qenë edhe dëshmitarë të ngjarjes, 40-vjeçari është masakruar me mjete të forta, dhe madje i është prerë edhe veshi.

?O zot nuk mund ta besoj nëse është e vërtetë apo jo, veshi i tij ishte i varur, pallati ynë është i lyer gjithë gjak lajmërova ambulancën sepse ishte shume keq, shpresoj të vij në vetë. Mbaj mend që pëshpëriste nje emër, mendoj se mos ndoshta e ka dhunuar vëllai pasi ai është i sëmurë mendor? është shprehur një banore e pallatit.

Pas lajmërimit të policisë, i plagosuri është nisur menjëherë drejt spitalit ?Nënë Tereza? për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ende nuk dihet asnjë informacion në lidhje me gjëndjen e tij shëndetësore./CityNews

Lajmet e fundit nga