Connect with Us

Video Ekskluzive- Tymi bllokon rrugën nacionale Fier-Levan/Shkrumbohet ullishtja

Aktualitet

Video Ekskluzive- Tymi bllokon rrugën nacionale Fier-Levan/Shkrumbohet ullishtja

Publikuar

-

CityNews sjell detaje të reja nga zjarri i rënë pasditen e sotme në rrugën nacionale Levan-Fier. Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, duke djegur ullishten në anë të rrugës.

CityNews sjell më poshtë video nga vendngjarja, ku duket një tym i zi që ka “pushtuar” qiellin. Ndërkohë, nga zjarri është bllokuar gjithë rruga nacionale.

LEXO EDHE:  Armando Subashi fiton në Fier

Mijëra makina, me pushues dhe fëmijë që kthehen nga zonat bregdetare, kanë mbetur të bllokuar, duke pritur që të hapet rruga për të vijuar në destinacionin e tyre.

Ndërkohë, burime nga vendngjarja i thanë CityNews se zjarri ka rënë prej rreth 30 minuta dhe deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklarata e Vuçiç/ Reagon Tedi Blushi: Pas 25 prillit…

Publikuar

-

Nga

Meta pranon skandalin/ “Unë fshihem pas bojkotit të AlbControl”

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta,Tedi Blushi, ka reaguar lidhur me qëndrimet publike të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili pretendon se pas Lulzim Bashës qëndron ish-kryeministri Sali Berisha.

Blushi ka thumbuar Edi Ramën, për të cilin thotë se dihet kukull e kujt është dhe e paralajmëron se më 25 prill do të marrë gjykimin e popullit.

Zëdhënësi i Metës deklaron se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas zgjedhjeve parlamentare.

“Më 25 prill 2021, Ndryshimi fiton mbi dy të tretat sipas të gjitha sondazheve të besueshme, që ka Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta.

LEXO EDHE:  Sekuestrohet gomonia e drogës dhe dy makina/ Një në pranga, dy në arrati

LEXO EDHE:  Digjet "mushkëria e gjelbër e botës"/ Europa kundër Bolsonaros

Se kukull e kujt është Rama kjo dihet, ndaj më 25 prill ai do të marrë gjykimin e popullit të Shqipërisë.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas 25 prillit 2021.

Përmes Referendumit të 25 prillit dhe Triumfit të Ndryshimit, shqiptarët heqin bllokuesin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Anëtarësimi në BE është i vetmi projekt, që kemi”, thekson Blushi./ CNA.al

“Pas Bashës qëndron Berisha”/ Vuçiç flet për zgjedhjet e 25 prillit: Po i ndjek me vëmendje

LEXO TE PLOTE

Sociale

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat javën e ardhshme

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Gjatë stinës së pranverës janë të njohura ditët me diell, por gjithashtu edhe ditë apo javë të caktuara me reshje shiu.

Edhe gjatë kësaj jave që presim përpara, duke nisur që nga dita e Hënë deri të Premten, ditët duket se do “kopjojnë” njëra-tjetrën.

Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, reshjet do të shtrihen në të gjithë territorin dhe do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave si dhe stuhive afatshkurtër.

LEXO EDHE:  Horror në Teheran/Zjarri shkrumbon kullën 17-katëshe, mbi 200 të plagosur e të vdekur

LEXO EDHE:  Përmbyset zetori/ Humb jetën drejtuesi 39-vjeçar

Megjithatë nuk do të mungojnë orët me diell dhe përcarje të vranësirave më së shumti në orët e mesditës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shtëpia e Bardhë: Moska do të përballet me pasoja nëse Aleksei Navalni humb jetën

Publikuar

-

Nga

Aleksej Navalny

Këshilltari i Presidentit Joe Biden për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan tha të dielën për rrjetin televiziv CNN se qeveria amerikane i ka thënë Rusisë se “do të përballet me pasoja” nëse kritiku i Kremlinit Aleksei Navalni vdes në burg.

Ne i kemi bërë të ditur qeverisë ruse se ajo që i ndodh zotit Navalni në burg është përgjegjësi e tyre dhe se bashkësia ndërkombëtare do t’i vendosë ata para përgjegjësisë“, tha zoti Sullivan për rrjetin CNN.

Zoti Sullivan tha se në këtë drejtim po shqyrtohen një seri masash që do të rëndojnë mbi Moskën, por pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

Vajza e Alexei Navalnit: Babai ka nevojë për mjekim

Të dielën, vajza e kritikut të Kremlinit Aleksei Navalni, u bëri thirrje autoriteteve ruse të lejojnë që një mjek të kurojë babanë e saj, i cili ndodhet në burg dhe prej fundit të muajit mars është futur në grevë urie. Kërkesa e saj pason paralajmërimin e një grupi mjekësh se zoti Navalni rrezikon të vdesë.

Aleksei Navalni, një kundërshtar i ashpër i Presidentit rus Vladimir Putin, u fut në grevë urie në 31 mars si protestë ndaj asaj që ai tha se ishte refuzim i autoriteteve të burgut për t’i siguruar kujdesin e duhur mjekësor për dhimbjet e forta të shpinës dhe këmbës.

Autoritetet e burgut thonë se ata i kanë ofruar zotit Navalni kujdesin e duhur shëndetësor. Por politikani 44-vjeçar i opozitës e ka refuzuar një gjë të tillë dhe ka këmbëngulur të trajtohet nga një mjek i zgjedhur nga jashtë institucionit, një kërkesë që ata nuk e kanë pranuar.

Lejoni që një mjek të vizitojë babanë tim“, shkruante në Twitter vajza e zotit Navalni, Dasha, studente në Universitetin e Stanfordit.

LEXO EDHE:  “Heshtëm se kishim frikë”/ Flet nëna e vajzës së ngacmuar seksualisht nga i moshuari 

LEXO EDHE:  Digjet "mushkëria e gjelbër e botës"/ Europa kundër Bolsonaros

Një sindikatë e mjekëve me lidhje me zotin Navalni tha të shtunën se ai ishte në gjendje kritike dhe se veshkat e tij mund të mos funksiononin, gjë që mund të çojë në atak kardiak.

Në një letër të hapur drejtuar Presidentit Vladimir Putin të premten një grup aktorësh, shkrimtarësh, historianësh, gazetarësh dhe regjisorësh i kërkonin atij të garantojë që zoti Navalni të marrë kujdes mjekësor.

Një grup ligjvënësish rajonalë të opozitës i bënë thirrje gjithashtu Presidentit Putin të shtunën për t’u siguruar që zoti Navalni të trajtohet siç duhet. Në një intervistë për rrjetin televiziv BBC, ambasadori rus në Britani akuzoi zotin Navalni se po kërkon e vëmendje.

Zoti Navalni ka thënë se autoritetet e burgut po e kërcënojnë ta ushqejnë me forcë nëse nuk braktis grevën e urisë.

Autoritetet ruse e dënuan në muajin shkurt zotin Navalni me 2 vjet e gjysmë lidhur me shkeljen e një lirimi me kusht. Ai thotë se akuzat ndaj tij janë të trilluara. Kritiku i Kremlinit u arrestua në janar kur u kthye në Rusi nga Gjermania, ku ndodhej për kurim pas një sulmi me një agjent nervor, për të cilin ai ka fajësuar Presidentin Putin.

Kremlini ka thënë se nuk ka gjetur asnjë provë se zoti Navalni u helmua dhe e ka akuzuar atë se në mbështje nga SHBA ndodhet në një mision për të destabilizuar Rusinë.

LEXO TE PLOTE