LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti i njëanshëm?/ Teknikja e Bashës i përgjigjet Ramës: I plotë dhe i saktë

18 Gusht 2017, 17:10, Aktualitet CNA

Ish zv.kryeministrja teknike, Ledina Mandija i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me raportin për zgjedhjet e 25 qershorit. Ajo ka thënë se fakti që disa informacione shtetërore mund të mos i pëlqejnë forcave të caktuara politike nuk e bën raportin të njëanshëm apo jo profesional.

Njoftimi i plotë:

Duke marrë shkas nga deklarata e kryeministrit për njëanshmëri të ?raportit? dhe mosqënien e tij në nivelin tim profesional, dëshiroj të sqaroj se materiali përmbledhës është pasqyrim i plotë, i saktë dhe sistematik i materialit të dërguar në kohë pranë Task-Forcës nga të gjitha institucionet shtetërore. Jo pa qëllim është quajtur material përmbledhës pasi nga ana e zyrës se Zëvendëskryeministrit nuk është ndryshuar apo shtuar asgjë që nuk është referuar apo raportuar.

Fakti që informacionet apo raportimet e vetë institucioneve shtetërore apo edhe zhvillimet e përditshme të situatave gjatë përmbushjes së misionit të Task-Forcës mund të mos i pëlqejnë forcave të caktuara politike nuk e bën raportin të njëanshëm apo jo profesional.

Jam udhëhequr vazhdimisht nga bërja e transparencës së plotë kundrejt opinionit publik dhe pasqyrimi me profesionalizëm i të dhënave dhe fakteve që më janë raportuar dhe konsideroj se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i një sistemi demokratik të një shteti që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian./CityNews

 

 

Lajmet e fundit nga