Connect with Us

Policia ndëshkon rëndë shkeljen e rregullave të qarkullimit/ Publikon masat e reja

Aktualitet

Policia ndëshkon rëndë shkeljen e rregullave të qarkullimit/ Publikon masat e reja

Publikuar

-

Policia e shtetit ka krijuara Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore, e cila do të merret me ndëshkimin e shkeljeve të rregullave të Qarkullimit Rrugor atje ku strukturat lokale kanë vështirësi për arsye njohje e familjariteti. Në faqen zyrtare në rrjetet sociale Policia  e Shtetit ka publikuar masat e reja që do të ndërmarrë për të parandaluar shkelje të tilla.

Njoftimi i plotë i policisë:

Krijohet Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore pranë Drejtorisë së Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit . Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, prej disa ditësh është ngritur dhe funksionon Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore . Kjo njësi është e përbërë prej 11 punonjës policie të rolit bazë dhe nga një Nënkomisar , të cilët do veprojnë në të gjithë territorin e vendit, me 3 autovetura, 2 Radarë, 4 alkoolteste.

Qëllimi i krijimit të kësaj njësie është:

  • Ndëshkimi i shkeljeve të rregullave të Qarkullimit Rrugor atje ku strukturat lokale kanë vështirësi për arsye njohje e familjariteti.
  • Goditja e shkeljeve te rënda si nën efekt alkooli, shpejtësi dhe parakalime në akset kryesore
  • Eskortimet elitë
  • Trajnimi i pjesës tjetër të Policisë Rrugore.
LEXO EDHE:  Zhduket 18 vjeçarja/ Familjarët i drejtohen policisë

Njësia Operacionale udhëhiqet nga Drejtori i Policisë Rrugore, dhe në çdo dalje në terren shoqërohet nga një specialist i Drejtorisë së Policisë Rrugore. Gjatë ditës së djeshme , Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ushtroi kontroll në rrugën e Kombit, nga Tuneli Kalimash deri në Morinë, për zbatimin e normave të sjelljes.

Gjatë kontrollit u konstatuan shumë shkelje të cilat janë faktori kryesor për ndodhjen e aksidenteve rrugore. Tejkalimi i shpejtësisë dhe parakalimet e gabuara ishin shkeljet kryesore të rregullave te qarkullimit rrugor .

U kostatuan nga mjetet teknike Radarë, mjete me shpejtesi në kufijtë 130 – 170 km në orë. Për këtë , u pezulluan 98 Leje Drejtimi, nga të cilat 63 prej tyre u përkasin shtetasve të huaj.

Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore gjatë kësaj jave ka operuar në disa rrethe të vendit, ku në total janë pezulluar 254 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara.

Kontrolli do vazhdojë edhe në akset e tjera rrugore në ditët në vazhdim. Policia Rrugore u kërkon drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes e të zbatojnë rregullat e qarkullimit gjatë drejtimit të automjetit./CityNews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

21 Janari/ Prendi: Kishte informacione për atentat ndaj kryeministrit

Publikuar

-

Nga

Ish-komandat i Gradës së Republikës së Shqipërisë, Ndrea Prendi ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me protestën e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë pranë para kryeministrisë.

Sipas Ndrea Prendit, nga departamenti kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda në Policinë e Shtetit, kemi patur letër me shkrim për këtë situatë. 3 letra me shkrim

Në dy prej tyre shkruhet se:

Sipas informacionit që vjen nga burime kofidenciale informohemi se po përgatitet një atentat kundër kryministrit të vendit. Kjo letër ka ardhur vetëm 2 ditë para datës së demostratës. Dhe për këtë do vinin snajpera dhe shiptarë nga gjermania.

Departamenti kundër krimit të organizuar: Në lagjen nr. 1 dhe 2 në Tiranë po bëheshin pergatitje për lëvizje të paligjshme do të ketë djem të moshës 25 vjeç nga rrethet, disa me probleme me drejtësinë. Këta persona do te presin sinanjalin për t’u futur në parlament. Më pas do të shkojnë pranë shtpisë së Kryeministrit dhe do të presin aty derisa ai të vij në shtëpi. Më vonë në afërsi të Ambasadës Italiane do të jenë të parkuara 2 automjete me targa të huaja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ish-komandanti i Gardës: Në 21 janar na qëlluan nga maja e Piramidës

Publikuar

-

Nga

Ish-komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi theksoi sonte në emisionin Opinion se Garda u qëllua me armë nga ana e Piramidës në 21 janar 2011.

Sipas Prendi “Kur nisën të shtënat unë kam qenë brenda. Kam dalë jashtë dhe kam parë që kishte një sulm të fortë me gurë nga protestuesit. Në atë kohë është hapur zjarr nga maja e Piramidës. Koha ka qenë afër muzgut. Atëherë ka pasur edhe shumë protestues që ishin futur brenda rrethimit. Në atë kohë jemi qëlluar nga ana e Piramidës me gurë dhe molotov dhe ka qenë ish-komandanti i njësisë speciale në krye të tyre” – tha Prendi në Opinion.

“I kërkuam kryeministrit të largohet nga zyra. Përgjigjja ishte se unë jam në zyrën time dhe do të vazhdoj punën. Në kishim informacione se protesta do të ishte e dhunshme. Kishim plan për ta mbrojtur kryeministrin. Nuk pati urdhër për të qëlluar. Urdhrin për të qëlluar, punonjësit të gardës ia jep ligji. Pasi protestuesit përdorën një makinë dhe goditën mbrojtësen në hyrje, forcat e gardës kanë qëlluar vetëm në ajër” – tha Prendi.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E ndërroi tytën e pistoletës në 21 janar? Flet ish-komandati i Gradës

Publikuar

-

Nga

Ndrea Prendi, ish-komandat i Gradës së Republikës së Shqipërisë, ka folur në emisionin “Opinion” për vrasjet e ndodhur në protestën e 21 janarit 2011.

Prendi thotë se garda ka hapur zjarr vetëm në ajër dhe nuk ka pasur persona të etiketuar për t’u qëlluar me armë zjarri nga Garda.

I pyetur në lidhje me ndërrimin e tytës së pistoletës së përdorur prej tij në protestën e 21 janarit, ish-komandat i Gradës tha se për këtë gjë është akuzuar shoferi i tij.

Sipas Prendit, shoferit  i është bërë presion nga Prokuroria dhe ai ka bërë një deklaratë të pavërtetë.

Pjesë nga intervista

Ju thatë që Garda ka qëlluar në ajër apo jo?

Ndrea Prendi: Garda gjithë kohës ka njoftuar me megafon, është mbrojtur nga goditjet me gur dhe ka respektuar nenin 25 të ligjit për përdorimin e armës së zjarrit.

Po ka qëlluar ballë për ballë, rasti i Llupos ka qenë ballë për ballë.

Ndrea Prendi: Në gjykatë ekspertët kanë nxjerrë që ka qenë rikoshet…

Janë vrarë 4 persona jashtë rrethimit që Garda duhet të mbronte?

Ndrea Prendi: Nuk ka asnjë goditje nga garda për persona të veçantë që të jenë etiketuar për ti goditur… garda ka hapur zjarr vetëm në ajër.

LEXO EDHE:  Sekuestrohet drogë në formë çokollate, 6 celularë dhe 2 automjete/ Prangosen shtatë persona

LEXO EDHE:  Video-Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar/ Goditen anëtarët e “Ndrangheta”, disa të arrestuar

Ju personalisht keni qëlluar? Nga pistoleta juaj mendohet se ka humbur jetën njëri nga protestuesit

Ndrea Prendi: Në situatë tepër të acaruar unë kam qëlluar në ajër.

Pse është ndërruar tyta e pistoletës tuaj më pas?

Ndrea Prendi: Për këtë është akuzuar shoferi im të cilit i  është bërë presion nga Prokuroria që të deklaroj atë që nuk është e vërtet, teksa ka deklaruar se kishte patur akses të plotë në armatimin e Gjeneralit. Në momentin që Prokuroria ka marrë armatimin tim, ata e kanë marrë nëpër thasë dhe është mbajt mbi 5 muaj. Nga studimi balistik ka dalë që arma ime është në rregull. Prokuroria është tërhequr nga kjo akuzë dhe shoferi është i lirë.

Po kush e ndërroj tytën… ju po bëni përgjegjëse Prokurorinë?

Ndrea Prendi: Në momentin që u mbyll protesta, Prokuroria ka bërë fajtor komandatin e Gardës së Republikës.

Sipas jush 4 persona janë vrarë vetëm me plumba rikoshet?

Ndrea Prendi: Ajo është detyrë e Prokurorisë, unë them që hetimi për 21 janarin nuk është bërë…/ Opinion.al

LEXO TE PLOTE