LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas Barcelonës terrorizmi godet një tjetër shtet/ Kapet në kohë rekord agresori

18 Gusht 2017, 14:21, Aktualitet CNA

Vetëm një ditë pas sulmit terrorist në Barcelonë shënohet një tjetër ngjarje e rëndë në Finlandë. Një person ka plagosur me thikë disa persona në Turku të Finlandës dhe pastaj është larguar me shpejtësi.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja 5 persona janë qëlluar me thikë. Nga informacionet më të fundit deri tani mësohet se 1 person ka vdekur ndërsa 4 personat e tjerë janë transportuar për në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, raporton BBC.

Për të arrestuar agresorin policia është detyruar që ta qëllojë me armë në këmbë. Ndërkohë që policia e Finlandës i ka lajmëruar njerëzit që të qëndrojnë larg qendrës së qytetit./CityNews

Lajmet e fundit nga