Connect with Us

Nga Jozefina TOPALLI/Lulzim Basha shiti opozitën

Aktualitet

Nga Jozefina TOPALLI/Lulzim Basha shiti opozitën

Publikuar

-

Ka Disa jave qe askush nuk din ku eshte Lulzim Basha. Gjeja duket eshte shume sekrete. Por sot edhe pse prap me pushime, ai u shfaq ne fcb duke komentuar raportin per zgjedhjet te ministrave te tij teknike. Une nuk kam nevoje te lexoj raporte teknikesh, sepse kam bindjen se ne zgjedhjet e fundit politike, jo punesimet por parate e droges kane blere edhe vota.

Por po ashtu di qe kjo nuk permbys rezultatin skandaloz te Bashes me 25 qershor. Kisha kuptuar prej kohesh se ai nuk kishte ndonje preokupim te madh per kauzen e zgjedhjeve, ndaj gjate 4 viteve te shkuara, bashke me disa kolege i perseritnim dhe sugjeronim qe te mendonte seriozish per te, por ne fakt vetem mihnim ne uje.

Natyrisht ai e kishte nje plan ne koke. I vetmi koncept qe ai ka ishte: ose te mos hynte ne zgjedhje nese nuk ishte fitorja e garantuar ose Pazari. Me kete gje ne krye, ai hyri ne cader ne fillim duke kerkuar doren e Metes dhe doli nga çadra duke rrokur Ramen.

Pas 18 majit nuk pat asnje fjale, asnje shqetesim dhe asnje vrejtje per zgjedhjet. Ne fushate asnje fjale kundra Rames, dhe asnje fjali per blerje votash. Pas 25 qershorit asnje ankese, asnje fakt, asnje prove nuk dorezoi as ne KQZ dhe as tjeterkund. Antaret e opozites ne KQZ votuan unanimisht rezultatin e 25 qershorit.

Ne asnje qender votimi, ne asnje zone elektorale nuk pat asnje shenim, asnje vrejtje nga anetaret ( numruesit) e opozites. Perkundrazi, LB dhr ER permes te besuarve te tyre kishin urdheruar Administraten zgjedhore qe te mos kishte asnje debat dhe asnje kundershti mes tyre. Me urdher nga dyshja Rama- Basha ata duhej te votonin me unanimitet. Dhe ashtu u be.

Rama mori me shume nga cfare mendonte dhe Basha me pak nga cfare kishte llogaritur. 74 mandatet e Rames hodhen ne ere projektin per te bashkeqeverisur, por Lulzim Basha qendroi deri ne fund me shprese se Rama do e fuste ne qeverii. Deri ketu s ka asgje qe nuk dihet.

LEXO EDHE:  Djegia e mandateve/ Basha: Sot ka ndodhur një akt i paprecedentë

Shitja e opozites eshte njera ane e Bashes. Ana tjeter eshte manipulimi i zgjedhjeve vete brenda PD prej tij.Ndaj dhe ndoshta do kishte qene ma mire qe edhe sot te pushonte. Lulzim Basha ka vjedhur karrigen e kryetarit te PD permes manipulimit te pjesemarrjes se antaresise se PD me 22 Korrik. Me 22 korrik mbi 70% e antaresise se PD kane bojkotuar Bashen sepse kane kuptuar se ai i kishte shitur interesat e demokrateve dhe te vendit.

Dhe kjo jo me fletrrufe si te teknikeve te Lulit, por me prova, fakte e video. Manipulimi ishte aq i madh sa u be dhe qesharak. Sipas vete shifrave te tij i binte qe me 22 korrik te kishin votuar per 12 ore rresht pa nderprerje cdo 18 sekonda nga nje democrat.

Shkodranet thonin se Luli e mbajti premtimin. Me 22 korrik ai realizoi votim elektronik. Ne fakt me ate shpejtesi i binte votim supesonik, si ata qe vetem luli din t’ i beje./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Lajm i mirë/ Pala greke lehtëson masat për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Lajm i mirë/ Pala greke lehtëson masat për shqiptarët

Pala greke njofton se ka lehtësuar sërish masat në pikat kufitare për emigrantët shqiptarë.

Sipas njoftimit të autoriteteve greke, të gjithë shtetasit që duan të kalojnë kufirin, duhet të kenë formularin plf, certifikatën e vaksinimit (ku shtetasit duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës) ose testin anticovid, i cili, ndryshe nga më parë, është i vlefshëm si nga institucionet shëndetësore shtetërore, ashtu edhe ato private, test normal apo test i shpejtë (rapid test).

LEXO EDHE:  Video-Jo vetëm në matematikë/ Basha “merr 4” edhe në gjeografi, habit me gafën në Golem

Në çdo rast, testet anti-covid do të njihen nga efektivët e doganës greke në pikat kufitare.

LEXO EDHE:  Përjashtimi i kritikëve nga PD/ Bamir Topi tregon kush fshihet pas këtij vendimi

Ky sqarim lehtëson procedurat e testimit anti-covid për të gjithë ata shtetas që nuk kanë një certifikatë vaksinimi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Publikuar

-

Nga

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Andrea Mano, ish-kreu i degës lokale të PD-së në Korçë, ka hedhur akuza të forta ndaj, drejtuesit politik të kësaj dege për zgjedhjet e 25 prillit, Edmond Spaho.

Në një intervistë për emisionin “Pushteti”, në Fax News, Mano tha se Edmond Spaho ka përçarë “në mënyrë spektakolare”, degën e PD-së në Korçë.

Por, Mano nuk ka kursyer as kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, ndërsa theksoi se gjithçka ka ndodhur me bekimin e tij.

“Korça ka qënë dega më model e PD, por i deleguari i Bashës, gjëja më e mirë që bëri është të përçajë këtë degë në mënyrën më spektakolare. Gjë e cila u reflektua edhe në zgjedhje. Rezultati është i pakënaqshëm, mund të kishim kapur deri në 6 mandate”-tha Andrea Mano.

LEXO EDHE:  Nga Altin Goxhaj/ Dje nuk u dhje emisioni por u diskreditua misioni

LEXO EDHE:  Zyra e dështuar e shtypit të Lulit në censurë/ Skandalet që ndjekin nga pas Bashën

I pyetur nëse këtë shqetësim e kishte ngritur edhe tek Lulzim Basha, Mano tha se ka pasur biseda të gjata në telefon me kreun e PD-së, nga të cilat ka kuptuar se gjithçka po ndodhte në Korçë, ishte me bekimin e Lulzim Bashës.

“Sigurisht që kam folur me Bashën. Kam zhvilluar edhe biseda të gjata me të në telefon. Dhe nga bisedat kuptova që ishte vija e kryetarit të parties, jo e të deleguarit të vet”-tha Andrea Mano./CNA.al

“Do ikë me bisht ndër shalë”/ Andrea Mano paralajmëron Salianjin

“Ka përçarë PD-në”/ Mano “kryqëzon” Spahon, zbulon prapaskenat e analizës së zgjedhjeve

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ka përçarë PD-në”/ Mano “kryqëzon” Spahon, zbulon prapaskenat e analizës së zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Andrea Mano, ish-kreu i degës lokale të PD-së në Korçë, i ka drejtuar kritika mjaft të forta Edmond Spahos, i cili ishte drejtuesi politik në këtë qark, për zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa komentoi analizën për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Korçës, Mano tha se raporti ishte konfidencial. Nuk është pyetur as nuk është mbledhur kryesia, por raporti është bërë nga vetë Spaho, me dy-tre persona.

Në një intervistë për emisionin “Pushteti” në Fax News, Mano tha se ajo që ka bërë Spaho, është përçarja e një degës së PD-së në Korçë, e cila sipas tij ka qënë për tetë vite ndër degët më kompakte.

Kjo analiza që thoni ju është bërë nga vetë zoti Spaho, me dy tre persona. Nuk ështe mbledhur as kryesia. Ne nuk e kemi lexuar këtë raport.

Pra, ka qënë një raport konfidencial i zotërisë që ka marrë me bekimin e Bashës, drejtimin e qarkut. Gjithësesi kjo është një e drejtë e Bashës, nuk na takon ne.

Por, kryesia as e dinte këtë raport, as është pyetur dhe as është marrë mendimi i kryesisë.

E dyta, sigurisht që gjatë fushatës ka pasur probleme. Drejtuesi i  qarkut ka qënë nga ata njerëz që ka bërë një fushatë e cila solli një përçarje shumë të madhe të degës dhe dua t’iu garantoj se ka qënë dega më kompakte në tetë vite.

Ka qënë dega më model, por i deleguari i Bashës, gjëja më e mirë që bëri është të përçajë këtë degë në mënyrën më spektakolare. Gjë e cila u reflektua edhe në zgjedhje. Rezultati është i pakënaqshëm, mund të kishim kapur deri në 6 mandate”-tha Andrea Mano./CNA.al

“Do ikë me bisht ndër shalë”/ Andrea Mano paralajmëron Salianjin

LEXO TE PLOTE