LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Artur AJAZI/Kujt do t'i bëjë opozitë Basha në Kuvendin e ri ?

18 Gusht 2017, 13:38, Aktualitet CNA

E ndërsa zgjedhjet e 25 qershorit, treguan verdiktin e qytetarëve, të cilët i dhanë Edi Ramës plot 74 mandate duke i dhënë mundësinë atij që të qeverisë i vetëm, diçka krejt ndryshe po ndodh me faktin, se cila do të opozitë në Shqipëri ? Cila do të jetë opozita e vërtetë në Kuvendin e ri, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi apo do të mbetet sërish Sali Berisha. Dihet se aktualisht për numur deputetësh, opozita e parë në vend është PD-ja, më pas vjen LSI, ndërsa zëri i Blushit do të mungojë pasi ai nuk fitoi mandatin. Ndërkohë pozicionimi PDIU, mbetet akoma i enigmatik, pasi Shpëtim Idrizi mbeti jashtë Parlamentit.

PDIU ka marrë 3 mandate gjithsej, por Idrizi nuk fitoi dot në Tiranë duke mbetur jashtë duke treguar pozitat e dobëta të tij në bazën e asaj partie. Opozitën e vërtetë deri tani, po e bën Berisha në rrjetin e tij social, duke vijuar me akuzat dhe denoncimet kundër Ramës dhe qeverisjes së tij ?teknike?, pavarsisht se pjesë janë edhe ministrat e Bashës. Kryetari aktual i PD Lulzim Basha, duket se ka preferuar të qëndrojë i heshtur për momentin, duke mos bërë opozitë.Monika Kryemadhi ka deklaruar shpesh se ?LSI do të jetë opozita e vërtetë për shqiptarët?. Kurse Blushi, edhe pse pa mandat vijon merret me hallet e problemet e qytetarëve në rrjetin e tij social. Ndërkohë që PS-ja dhe qeveria Rama duken më e forcuar se 4 vite më parë, ndryshe po ndodh me opozitën.

Ajo është e ndarë në disa pjesë, dhe që duken sikur nuk kanë ?bashkëpunim? me njëri-tjetrin. Madje vetë ?opozitarët? nuk kritikojnë vetëm Ramën, por edhe njëri-tjetrin, kjo për shkak se të gjithë para 3 muajsh ishin bashkë përmes koalicioneve të bëra. Duke parë renditjen dhe mungesën e qëndrimeve aktuale politike të partive jashtë qeverisjes Rama-2, mbetesh në dilemë të pyetjes se , a do të dijë, dhe a do të jetë Basha një opozitë e besueshme në 4 vitet e ardhshme në Kuvendin e ri ? Pas takimit enigmatik të mesnatës së 17 Majit, dihet se pozitat e Bashës në Partinë Demokratike janë luhatur shumë, dhe kjo për shumë arsye, ku ndër të tjera mund të përmendim faktin e kapitullimit të tij pa kushte para Ramës, duke u ?kënaqur? me disa ministri dhe drejtori fiktive, dhe duke sfumuar gjithë zhurmën e madhe që ai bëri nga çadra e ?lirisë? për afro 90 ditë. Por sikur të mos mjaftonte kjo, edhe listat e reja dhe humbja katastrofike në zgjedhjet e 25 Qershorit, ishin një tjetër arsye e dështimit të Lulzim Bashës në pozicionin e kreut të PD.

Fushata e kësaj partie në zgjedhjet e 25 Qershorit, ishte më e dobëta, më e kompromentuara dhe më qesharakja që ka zhvilluar ndonjëherë në 27 vitet e saj PD. Të parët që reaguan ishin padyshim ?garda e vjetër? e PD, ishin ata që në 27 vjet i kishin dhënë shumë kësaj partie, dhe që u lanë dhunshëm nga Basha jashtë listave të reja për deputetë. Ata reaguan pas humbjes, dhe i kërkuan me të drejtë dorëheqjen e menjëhershme kryetarit Basha, si një akt politik, moral dhe qytetar, që do ta vendoste partinë mbi shinat e Statutit, garës së ndershme për kryetarin e ri, duke bërë njëherësh analizën e thellë të humbjes për të nxjerrë shkaktarët e saj. Pas mesnatës së 17 Majit, ?loja? me drogën qeveritare, korrupsionin e ministrave, dhe lloj-lloj akuzash të tjera që nuk rreshtën për 4 vjet, por edhe për afro 90 ditë nga çadra e Bashës, kishte marrë fund. E zhgënjyer mbeti edhe baza e PD në rrethe, drejtuesit dhe sekretarët e degëve, që nuk prisnin jo vetëm kapitullimin dhe humbjen, por edhe ?ngrirjen? e Bashës pas 25 qershorit.

Zgjedhjet në PD për kryetarin e ri, ishin një tjetër farsë, e cila e ka diskredituar më shumë pozicionin e Bashës, pasi në rrethe jo vetëm nuk u votua sipas Statutit dhe listave emërore të anëtarësisë, por u konstatuan edhe shkelje e manipulime të tjera shumë të rënda, duke vulosur fitoren e ?kryetarit të ri?. Por pavarsisht këtyre problemeve që do ti mbeten faturë e pashlyer kryesisë dhe kryetarit të ri, një problem tjetër mbetet fakti se, kush do të bëjë opozitën në Parlamentin e ri, a do të jetë e besueshme PD e Bashës, pasi dihet se baza dhe degët në rrethe kanë shumë kontestime. Mjafton të kujtojmë rrjedhjet e shumta që ka patur PD në rrethe, nga të zhgënjyerit e zhvillimeve të fundit nga kjo parti. Në Kuvendin e ri që pritet të mblidhet në Shtator, padyshim zoti Berisha shihet akoma si një ?gur i fortë? dhe si një zë i vetëm, i cili mund të ketë kredibilitetin të ngrihet dhe të akuzojë e denoncojë qeverinë e re të Ramës, por jo Basha.

Atëhere do të thonim se, zoti Berisha dhe vetëm ai do të jetë ?violina? e parë edhe në këto 4 vjet tek opozita e PD, kurse Basha ndoshta do të ishte ?teli i këputur? i një vegle muzikore e cila u prish mesnatën e 17 Majit, për të mos u ndrequr kurrë më. Si mund të bëjë opozitë Basha në Parlamentin e ri, kur asnjë në PD, nga deputetët, anëtari kryesisë dhe deri tek anëtari më i thjeshtë i saj, nuk e di çfarë ka folur dhe çfarë ka vendosur ai me Ramën. Mungesa sinqeritetit mbetet ndoshta arsyeja e vetme, për ta akuzuar Bashën për fallcitet dhe ilegjitimitet në përmbushjen e misionit të tij si opozitar, dhe kjo e ka dëmtuar dhe do ta dëmtojë shumë PD, rolin dhe fatin e saj edhe për zgjedhjet e vitit 2021./CityNews

Lajmet e fundit nga