Connect with Us

Nga Artan FUGA/ Opozita e pafokusuar

Aktualitet

Nga Artan FUGA/ Opozita e pafokusuar

Publikuar

-

Ministrat teknikë po largohen zyrtarisht nga qeveria socialiste.

Këtu duhet të sqaroj se kam respekt nga larg për ministrat teknikë, për ato gra edhe burra që ata janë, dhe që duke qendruar në një detyrë shumë të vështirë, në ditë politike absurde, e kryen atë me dinjitet dhe seriozitet.

Gjithçka që do të trajtoj më poshtë nuk ka lidhje fare me ta si persona publikë që kanë shkruajtur tani faqet e tyre në historinë e administratës shqiptare, ndonëse jetëshkurtëra, por me politikën, dhe kryesisht me opozitën.

Opozita demokratike, ne demin tonë si qytetarë që duam edhe një qeverisje të mirë dhe një opozitë cilësore, mbetet edhe aktualisht, e pafokusuar, e pa orientuar, dhe disi e çfazuar në kohë dhe me një agjendë politike më së paku pa impakt mbi jeten politike reale.

Largimi i ministrave teknikë të propozuar nga partia demokratikej, nga disa qarqe me konflikt interesi për të na dhënë një gjykim objektiv, u trajtua në mënyrë eufemike, madje me nota fitoreje për opozitën.

Interpretimi i parë theksoi se tani ministrat teknikë ikën, Edi Rama do të qeverisë me zëvëndësministra dhe nuk merr dot vendime!!!

A thua se tani, në mes të pushimeve verore, kur kryeministri po bëhet gati të nxjerri qeverinë e re, ka nevojë njeri për ministrat teknikë apo i bëhet njeriu qefi qeder nëse ata qendrojnë apo ikin. Madje po të qendrojnë ata më shumë prishin punë për kryeministrin. Ai do të kthehet në punë nga pushimet së shpejti dhe besoj se as do që t’i ketë më nëpër këmbë ata nëpër korridoret e kryeministrisë.

Pra, largimi i tyre nuk është ndonjë perballje që gjoja opozita po i ben qeverisjes, përkundrazi, ajo po përgatit me zell stinën e re qeveritare.

Së dyti nga selia e partisë demokratike u hodhën kova me cilesine negative mbi ata që u quajtën orakuj a kukuvajka a nuk e di se çfarë, duke thënë pak a shumë : E patë, i hoqëm ministrat, pra kot dyshonit te ne se do të bashkëqeverisnim me partinë socialiste!!!

A thua se i ftoi Edi Rama në bashkëqeverisje! Ndonjerit ose ndonjerës nga opozita madje i shkonte mendja të ftohej në një qeverisje të përbashkët. Por, së paku nuk ka vend për të thënë : Ja nuk bashkëqeverisëm! Nuk mund të krenohesh përdicka që nuk ke pranuar ta marrësh, kur i zoti i punës nuk ta ka dhënë fare atë!

Logjikë fare e thjeshtë.

E ndërkaq, edhe vetë raporti i formuluar nga ministrat teknikë pranon qartë se roli i tyre në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte pa asnjë ndikim. Pra, pranohet se kemi të bëjmë me një dështim të opozitës në hapat politike të marra.

Fatkeqësisht ata u përdorën si fasadë e kontrollit politik të zgjedhjeve, ndërsa në fakt e dëmtuan rëndë imazhin e opozitës në elektoratin e saj.

E më në fund, ministrat po ikin bash kur i duhet partisë socialiste dhe jo kur i interesonte opozitës për të treguar identitetin e vet politik.

LEXO EDHE:  Topalli plas “bombën”/ Katër persona vendosin sot për fatin e shqiptarëve

Folësit opozitarë të podiumeve verore janë disa javë me vonesë, me çfazim kohe, pra, në krahasim me zërat që deklaruan se qendrimi i ministrave teknikë në detyrë ishte një shërbim politik i opozitës për qeverinë dhe vetëm kaq.

Por, të gjitha këto janë anë dytësore. Cfazimi i opozitës në kohë, në logjikë politike dhe në agjendë është gjetiu.

Sot opozita ende merret me raportin e ministrave teknikë për parregullsitë në zgjedhje, kur kjo çështje është stërezauruar nga publiku, politika, ndërkombëtarët dhe janë bërë edhe urimet e rastit.

Opozita demokratike i bie një qemaneje në një festë që ka javë që ka mbaruar!

Sot e prej ditësh, kryeministri Edi Rama merret, mirë a keq, me administratën dhe me pretendimin e një reforme në të. Opozita demokratike duke pasur njerëzit e vet në krye të administratës, në vend të paraqiste një raport alternativ, një studim, një vizion, me të dhëna se si e e konceptonte ajo reformën administrative, pra në vend të merrej me aktualitetin, në vend të përballonte pra detyrën e opozitës, i detyron ministrat e shkretë teknikë, ata që ende punonin kur ministrat socialistë kishin marrë lejet verore, të shkruajnë për zgjedhjet. Pra, të merren me një problem të stërtejkaluar e të trajtuar në mënyrë dështake në kohën e zgjedhjeve nga vetë partia demokratike.

Ky është çfazimi kohor dhe në logjikën politike i opozitës, që vazhdon prej muajsh e vitesh.

Në fushatë bën pakte me qeverinë,
në pushimet verore qeveris për llogarI të partisë në pushtet,
në kohën kur zjen ceshtja e administratës publike merret me zgjedhjet që i humbi sepse nuk bëri fushatën që duhej, etj..

Partia socialiste në pushtet besoj se është në një konfort politik të madh me këtë lloj mënyre të bëri opozitë.

E më në fund , raporti i ministrave teknikë për zgjedhjet konstatonte gjëra që ata ose një pjesë e tyre nuk kanë si t’i dinë me fakte të investiguara nga ata vetë. Nuk kishte në të asgjë të re që opozita nuk e kishte thënë para një muaji ose më parë akoma sesa kaq. Ta zemë ku e di ministrja e arësimit, ose e financave se grupe kriminale kanë blerë votat!!!

Edhe po e diti personalisht a është statusi dhe detyra e tyre të bëjnë kësi lloj zbulimesh tronditëse !!!

Pse i detyroni o të uruar të rizbulojnë Amerikën në kohën kur njerëzit po eksplorojnë Marsin.

Ky quhet shfazim, rizbulimi i Amerikës nga opozita, në kohën kur agjenda dhe vëmendja e politikës aktive, dhe e opinionit publik, është gjetiu, pra kur jemi në kohën e udhëtimeve për në Mars!

Cfarë konforti politik pushteti me këtë lloj opozite që mbetet e pafokusuar!

Psenë e di ajo vetë!/CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Qytetarët “çmenden” pas Përputhen/ Kikia drejton gishtin nga media: Nuk e ka fajin turma

Publikuar

-

Nga

Padia e Berishës ndaj Blinken/ Kikia: Provë e fortë për drejtësinë

Gazetari Mentor Kikia ka folur për emisionet që kanë tërhequr vëmendjen e audiencës, kur kohët e fundit janë parë qytetarët që të vrapojnë pas ish-konkurentëve të “Përputhen” vetëm e vetëm për të bërë një foto.

Kikia tha se në këto raste nuk do të fajësonte turmën, por median që sipas tij nuk po prodhon kulturë.

Sot nuk prodhohet më kulturë. Shumë qyteta kanë një mungesë teatri, televioznet kanë mungesë emisonesh për fëmijë dhe për këtë do fajësoj median dhe jo turmën”, u shpreh ai në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit.

Më tej gazetari deklaroi: “Populli gjithandej është popull. Mes turmës dhe medias do fajësoja median sepse është më e përgjegjshmë mbi atë që i bën turmës dhe mendoj se dhe ata që i prodhojnë këto emisone janë koshientë, por kjo është biznes. Gabimi qëndron te ajo shtresë e shoqërisë që duhet të jetë pararoja e shoqërisë.

Se një 5% është ajo që prodhon kulturën, shkencën pjesa tjetër është popull, këtu është prishur ky ekulibër, nuk kemi një shtresë që të prodhojë këtë. Dhe kështu turren këto turma pas atij personi që kanë parë në televizion. Pse nuk ka kinema, teatër, emisone për fëmijë. Kur duhet që këto mend të bëhen bashkë për një drejtim të caktuar për të bërë një vërejtje të madhe nuk e bëjmë dhe drejtojmë gishtin tek ajo turma që do vazhdojë të rritet”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Përfaqësuesi amerikan propozon takim me udhëheqjen e Koresë së Veriut

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesi amerikan propozon takim me udhëheqjen e Koresë së Veriut

Përfaqësuesi amerikan për Korenë e Veriut propozoi të hënën një takim me udhëheqjen e Phenianit “kudo, kurdo dhe pa parakushte” ndërkohë që ende nuk ka pasur kontakte publike mes administratës së Presidentit Biden dhe Koresë së Veriut.

Deklarata e emisarit amerikan, Sung Kim pason komentet që bëri javën e kaluar udhëheqësi koreano-verior Kim Jong Un duke reaguar ndaj një analize të fundit të Uashingtonit mbi qëndrimin amerikan ndaj këtij vendi të izoluar komunist. Udhëheqësi koreano-verior u shpreh se Pheaniani duhet të përgatitet si “për dialog, ashtu edhe për ballafaqim”.

Administrata e Presidentit Biden më parë pat premtuar “një qëndrim praktik, të kalibruar” përfshirë përpjekje diplomatike për të bindur Phenianin të heqë dorë nga programi i armëve bërthamore dhe i raketave balistike.

“Vazhdojmë të ushqejmë shpresa se Koreja e Veriut do t’u përgjigjet pozitivisht orvatjeve tona dhe ofertës për t’u takuar kudo, kurdo dhe pa kushte,” tha përfaqësuesi amerikan Sung Kim gjatë një vizite pesë ditëshe në aleatin e Amerikës, Korenë e Jugut.

Javën e kaluar Kim Jong Un tha se situata ushqimore në Korenë e Veriut është “e tenionuar” duke u rënë këmbanave të alarmit për problemet në sektorin bujqësor që prej vitesh ndesh vështirësi akute për të përmbushur nevojat e këtij vendi të izoluar. Koreja e Veriut ka vetë-imponuar një bllokadë edhe më të rëndë si mbrojtje nga pandemia.

LEXO EDHE:  Foto- Basha ia mbath në Hollandë/ PD-në ia beson Balliut dhe Salianjit

LEXO EDHE:  Skandali me audio-përgjimin/ Zbulohet "lidhja" e Bashës me “Babalen”

Sipas televizionit shtetëror të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe udhëheqës të tjerë kishin diskutuar “masa emergjente” në përgjigje të “krizës aktuale ushqimore”.

Koreja e Veriut këmbëngul se nuk është identifikuar asnjë rast me koronavirus në vend, një pretendim që analistët e vënë në pikëpyetje. Autoritetet e Pheanianit kanë imponuar masa të forta për të mbyllur kufijtë gjë që ka prekur edhe furnizimet jetike nga Kina si dhe ndihma të tjera ndërkombëtare.

Diplomati amerikan Sung Kim u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të zbatojnë plotësisht sanksionet kundër Phenianit, të cilat prekin importimin e naftës dhe eksportin e qymyrgurit, tekstileve, peshkut dhe produkteve të tjera./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Kreu i Bundestagut gjerman ofron ndihmesë në zgjidhjen e dialogut Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Në përgatitje të raundit të dytë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, edhe kryetari i parlamentit të Gjermanisë, Wolfgang Schäuble, po përpiqet të japë ndihmesë në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Bundestagut,  Wolfgang Schäuble priti të hënën, më 21 qershor,  homologun e tij kosovar, Glauk Konjufca. Në qendër të bisedimeve në ndërtesën e Rajhstagut në Berlin ishte anëtarësimi i mundshëm i Republikës së Kosovës në BE dhedialogu me Serbinë, thuhet mes të tjerash në një deklaratë të Bundestagut.

“Nisur nga sfidat globale, duhet të arrijmë që ta mbajmë Evropën të qendrueshme dhe këtu hyjnë edhe marrëdhëniet e qendrueshme ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Schäuble.

Kryetari i Bundestagut u tregua i gatshëm  të japë kontributin e tij për dialogun. “Ne do të jepnin me kënaqësi ndihmesën tonë nëpërmjet  kontakteve midis parlamentarëve, për të mbështetur procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Schäuble, sipas deklaratës së Bundestagut.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vend për momentin, për shkak të çështjes së krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili ka qenë pjesë e marrëveshjeve të mëparshme të dialogut të zhvilluar në Bruksel.

LEXO EDHE:  Topalli plas “bombën”/ Katër persona vendosin sot për fatin e shqiptarëve

LEXO EDHE:  Topalli plas “bombën”/ Katër persona vendosin sot për fatin e shqiptarëve

Por ngritja e një asociacioni të tillë është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, dhe hidhet poshtë pothuajse nga i gjithë spektri partiak në Kosovë. Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, i tha Deutsche Welle-s, në një intervistë, se krijimi i një Asociacioni të tillë me kompetenca ekzekutive do të shkatërronte funksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe është kësisoj i papranueshëm nga ana e Kosovës.

Temat e tjera në takimin e parë të Konjufcës në Berlin, në cilësinë e kryeparalamentarit, ishte liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe reformat e planifikuara të sistemit arsimor, në të cilin Kosova dëshiron të orientohet te sistemi i dyfishtë (mësim dhe praktikë) që përdoret në Gjermani. Dy krerët e parlamentit biseduan edhe për pandeminë dhe sfidat e saj.

Nga Bundestagu bëhet e ditur se të premten, më 25 qershor, Wolfgang Schäuble do të presë në selinë e tij në Berlin edhe presidentin e Parlamentit të Serbisë, Ivica Dačić. DW

LEXO TE PLOTE