LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Letër publike kryetarit të PD/Lulzim mos u bëj më qesharak se kaq

18 Gusht 2017, 11:28, Aktualitet CNA
Letër publike kryetarit të PD/Lulzim mos u bëj më qesharak

I nderuar Lulzim,
Sot, me një mesazh publik, ke bërë një reagim në lidhje me zgjedhjet. Një reagim me dhjetë fjali, pasi pjesa tjetër duket të jetë vazhdim i marrëveshjes tënde me Edi Ramën. Një reagim, që të çon përtej asaj që quhet qesharake dhe për këtë po të rendis me radhë faktet një e nga një për të kërkuar që në rast se të ka ngelur një fije burrërie, qytetarie dhe kulture të mos bëhesh më shumë qesharak, se sa më shumë të të qeshin njerëzit, aq më keq ndjehen demokratët, të cilët janë të fyer dhe të tradhtuar në fakt prej teje z. Basha.

Unë në fakt jam nga ata individë që nuk kanë frikë ta deklarojnë votën. Kam votuar për PD që ditën e parë kur m?u dha e drejta e votës dhe prandaj po t?i shkruaj këto rreshta, që të kuptosh se sa keq ndjehen ata që thelbin e tyre e kanë të djathtë, por janë të tradhtuar prej teje dhe asaj që bëre ti këto katër vite. Në garën në PD, unë kam qenë kundër teje, sepse isha i bindur që ti do dështoje. Këtë herë jo, e kam fjalën për garën e vitit 2013, atëherë kur kish garë, të cilën ti e fitove me urdhër të Sali Berishës dhe atëherë kur kish garë të vërtetë votuan 40 mijë demokratë. Sot, sipas teje, kur s?kish garë dhe kishe një ?Maqo? përballë votuan rreth 60 mijë demokratë.

Sa turp! Manipulove votat e demokratëve!
Por le të kthehem te qëndrimi yt i sotëm. Fole për një raport, që nuk i duhet dhe nuk i vlen askujt. Nuk është as fakt, as provë, në rast se do t?i kishe, këto dy muaj duhet t?i kishe publikuar. Thua se vota u ble me para dhe favore, u kërcënuan me dhunë fizike dhe u manipulua numërimi. Që vota mund të blihet me para dhe që kjo ka ndodhur nuk ka asnjë dyshim, por PD dhe ti personalisht kishit për detyrë të denonconit publikisht, por nga ana tjetër kishe ministrin e Brendshëm dhe gati gjysmën e qeverisë për ta bërë atë që pretendon.

Thua u manipulua numërimi i votave. Shqiptarët e kanë parë live në të gjitha mediat, procesi ka qenë më transparent se kurrë. Nuk duket një gjurmë incidenti në asnjë GNV. Thua ministrat teknikë u sabotuan. Deri dje asnjë nga ata që u largua nuk ka folur njëherë të vetme se është sabotuar.

Përkundrazi, ministri më i rëndësishëm, ai i Brendshëm, Dritan Demiraj, falënderoi policinë për punën dhe rezultatet e shkëlqyera.

Nxjerr një listë të gjatë justifikimesh për të shpresuar se me këtë raport do të kapërcesh lumin, të cilin nuk e kalon dot, pasi po të mbyt. Ishte lumë i rrëmbyeshëm dhe ti e dije, prandaj hyre në çadër dhe më pas tradhtove ata që të mbështetën, shkove dhe hyre në “shtratin” e Edi Ramës. Më pas, bërë një fushatë më shumë kundër Ilir Metës, derisa në fund ta tërhoqi veshin Berisha dhe u kujtove se kundërshtari ishte Edi Rama. Humbe më 25 qershor, sepse iu dhe shqiptarëve një listë të turpshme, ku brenda gjen ish-sigurimsë, njerëz të korruptuar, kllouna e palaço të gjithëfarllojshëm. Humbe me turp, qëndron pa lavdi.

Humbe, nuk denoncove në asnjë çast, në asnjë ditë, në asnjë rast, procesin e votimit apo procesin e numërimit. Më pas, për gati dy muaj tani, nuk çove asnjë ankimim dhe asnjë denoncim në KQZ, nuk bëre asnjë ankimim apo denoncim në Prokurori apo Polici, nuk çove asnjë ankimim në Kolegj Zgjedhor. KQZ çertifikoi zgjedhjet 7 me 0, votim unanim, ku morën pjesë dhe përfaqësuesit e opozitës.

Shpike një raport, i vure ministrat e tu teknikë të shkruanin disa rreshta për të të shpëtuar nga rrjedha e lumit që të ka marrë, sepse ti deliron shumë dhe punon pak, kujton se mund të gënjesh, ashtu siç gënjen çdo ditë demokratët në zyrën tënde. Por, këto zor se ti beson më kush, në thelb ke gënjeshtrën dhe të pavërtetën dhe nuk ke punën, parimet dhe vlerat. Ke humbur kur kishe gjysmën e qeverisë, tani kërkon të justifikohesh, ndërkohë që gati një muaj pasi humbe zgjedhjet parlamentare, turpësisht manipulove votimin me ?Maqon? tënd në PD.

E të gjitha këto që të thashë më lart janë shumë serioze, megjithëse ti je bërë shumë qesharak, por mos u bëj akoma më shumë. Nuk mund të gënjesh dot më jo demokratët, por as Papin dhe Benin, rojet e PD. Të jesh i bindur se dhe shumë nga ata që ke deputetë në listën, që e quajte listë besnike, nuk të duan, thonë se je mashtrues, i pabesë, i paaftë, gjumash. Faktikisht, disa thonë se je dhe i paburrë, i ke brenda në grupin parlamentar, nga i pari tek i fundit. E për të gjitha sa thashë më lart e çfarë përsërita, ndale vrullin e akteve dhe veprimeve të tua qesharake.

Ndalu dhe mendo njëherë për qindra e mijëra demokratë, mos e mbaj mendjen vetëm te kunati dhe si të pasurosh familjen, mos e mbaj mendjen dhe mos rri peng në politikë i veprimeve të servirura nga oborri i shtëpisë. Ata nuk janë politikanë. Ndoshta ti i do shumë dhe kjo është zgjedhja jote, një zgjedhje shumë e mirë në fakt, por kjo s?të bën politikan më të mirë, sepse fatkeqësisht je bërë aq qesharak, sa dhe ata ndoshta nuk të marrin seriozisht. Je bërë i tillë prej kohësh me aktet dhe veprime e tua, të cilat fatkeqësisht me këtë të sotmen mund të themi se ishte komedia më qesharake politike e 27 viteve histori të demokracisë shqiptare.

Ti mund të bëhesh qesharak për veten tënde sa të duash, por mundësisht ndalu, megjithëse ndoshta mund të mos e kesh nën kontroll. Jo për veten tënde, por për ata qindra e mijëra demokratë, që nuk të duan ty, por duan atë sigël dhe atë logo që ti ua zhduke në fushatë, ata që të braktisën dhe nuk erdhën të të votonin, të cilët të kanë dhënë një leksion mjaft të fortë, por ndoshta s?e ke kuptuar ende. 25 qershori dhe 22 korriku ishin mesazhet e demokratëve për ty, për paaftësinë tënde dhe në vend që ti të reflektoje, ti u bëre qeshrak dhe nuk po ndalesh, nuk po ndalesh, sepse ke një marrëveshje me Edi Ramën. Ndoshta tek ai shikon shpresat dhe shpëtimin tënd dhe të ardhmen tënde politike. E nëse ai është problemi kryesor për shqiptarët, ti je problemi i dytë më i madh i tyre. Fatkeqësisht, duke e ditur paaftësinë tënde, edhe ai ka investuar që ti të bëhesh më qesharak se kurrë.

Ndoshta tani do vendosësh call center të shajë, të shkruajë, të shpifë për këdo që ta thotë të vërtetën publikisht, por do bëje mirë që të lexoje mesazhet e demokratëve dhe shqiptarëve më 25 qershor dhe 22 korrik. Merri si mesazhe të pjekura dhe me vlera politike, mos i lexo si inate personale. Vlerësoji, mos u bëj qesharak, qoftë edhe nga inati. Kaq qesharak sa je bërë, ti nuk vlen Lulzim!/Nga Elvi FUNDO

Lajmet e fundit nga