LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja emrat/Qeveria me zëvendësministra deri në shtator

18 Gusht 2017, 08:15, Aktualitet CNA

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija dhe gjashtë ministrat teknikë të emëruar nga Partia Demokratike kanë dorëzuar dje dorëheqjen pranë Kryeministrit Edi Rama.

Dorëheqja e ministrave të PD-së erdhi pas debatit që lindi në kampin opozitar mes aleatëve të PD-së dhe selisë blu.

Dje ministrat teknikë publikuan raportin përfundimtar të task-forcës, që u ngrit enkas për monitorimin e zgjedhjeve dhe pas këtij veprimi, duke filluar nga zv.kryeministrja Ledina Mandija, ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, ministrja e Financave Helga Vukaj, ministrja e Mirëqenies Xhuljeta Kërtusha, ministri i Shëndetësisë Arben Beqiri, ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi dhe ministrja e Arsimit Mirela Karabina, kanë firmosur largimin vullnetar nga kabineti ?Rama?.
Kryeministria konfirmoi se kreu i qeverisë, Edi Rama, ka marrë dorëheqjet e ministrave teknikë të emëruar nga
marrëveshja me Partinë Demokratike.

Por Kryeministri gjatë kësaj periudhe nuk do të miratojë shkarkimin e ministrave teknikë dhe dërgimin në Presidencë të emrave të ministrave të rinj për t?i zëvendësuar.

Gjatë kësaj periudhe deri në shtator funksionet do t?i ushtrojnë zëvendësministrat, të cilët do të kenë kompetencat e ministrave të dorëhequr.

Emrat e zv.ministrave qe marrin drejtimin e Ministrive

Por kush do të ushtrojë funksionet në mungesë të titullarëve të propozuar nga Partia Demokratike? Ligji nr. 9000, ?Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave?, parashikon dhe mundësinë që zv.ministrat të ushtrojnë kompetencat e ministrave.

Sipas nenit 6 të këtij ligji, ?zëvendësministri zëvendëson ministrin, në kuptimin e pikës 1 të nenit 34 të Kodit të Procedurave Administrative. Zëvendësministri emërohet dhe lirohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Kryeministrit.

Me urdhër të ministrit, zëvendësministrit i caktohen edhe detyra të tjera?. Kompetencat e Dritan Demirajt pritet t?i zbatojë zv.ministrja Rovena Voda.

Ndërsa të ministres së Financave, Helga Vukaj, zv.ministri Erjon Luçi.

Gazment Bardhi, ministër i Drejtë sisë, i ka kaluar kompetencat zv.ministrit Arben Isaraj.

Arben Beqiri, ministër i Shëndetësisë, ia ka kaluar kompetencat zv.ministres Mira Rakacolli.

Ndërsa Mirela Karabina, ministre e dorëhequr e Arsimit, ia ka kaluar kompetencat zv.ministrit Gert Janaqi.

Lajmet e fundit nga