LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Femra vëmendje!/ Nëse partneri juaj i thotë këto shprehje po dilni me mashkullin e gabuar

18 Gusht 2017, 19:30, Aktualitet CNA

Testet e takimeve të para mes çifteve mund të duken pak a shumë sikur jeni në një intervistë pune. Ju mundoheni që të mësoni më shumë për partnerin tuaj, sidomos nëse doni që të krijoni një lidhje më serioze në të ardhmen.

Nëse dëgjoni me vëmendje dhe nuk i kushtoni rëndësi disa detajeve nuk do të keni nevojë që ta merrni në pyetje. Thjesht shënoni se cilat shprehje janë më të përdorurat nga partneri juaj.

Bright Side ka treguar shenjat paralajmëruese të cilat na bëjnë të shoqërohemi me meshkujt e gabuar.

Shprehjet më të zakonshme:

Flet gjatë gjithë kohës për ish të dashurën
1: Të pëlqen çokollata? Ish e dashura ime pinte vetëm makiato.

Paragjykon femrat
2: Femrat janë vetëm materialiste.

Flet shpesh për mamanë e tij
3: Nuk e ke idenë se çfarë gatimesh bën mamaja ime.

E mendon një femër si shërbetore
4: Gruaja e shokut tim nuk di të gatuajë. E tmerrshme! Një grua duhet të jetë një shtëpiake perfekte.

Tregon forcën e tij
5: Mund të bëj gati 300 pompa. Do ta shohësh sa i fuqishëm jam.

Do të bëjë shumë fëmijë
6: Unë dua një familje të madhe. Të paktën 4 fëmijë (Sikur do t?i mbajë vetë 9 muaj në bark)

Do t?iu ndryshojë
7: Sikur t?i hiqje syzet do të ngjaje më bukur.

Shokët janë më të rëndësishëm se ti
8: Më vjen keq që je sëmurë, por ti do të shërohesh shpejt ndërsa unë me shokët kemi takimin e përhershëm sonte. Nuk mund ta lë. Mirupafshim!

I vë fajin të tjerëve për çdo dështim të tijin
9: Kur isha i vogël doja një aeroplan të vogël por mamaja nuk ma bleu. Për këtë traumë e ka fajin mamaja që gjithmonë dështoj. Duhet të më kishte trajtuar më mirë./CityNews

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga