Connect with Us

Altin Goxhaj “shpërthen” ndaj Bashës/Legen, si i zhduke të dhënat që kompromentonin Veliajn?!

Aktualitet

Altin Goxhaj “shpërthen” ndaj Bashës/Legen, si i zhduke të dhënat që kompromentonin Veliajn?!

Publikuar

-

/

Avokati Altin Goxhaj ka sulmuar ashpër kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në rrjetet sociale, avokati Goxhaj i drejtohet me një gjuhë tepër të ashpër Bashës, teksa shkruan se nuk i thotë dot që s’ka turp, pasi nuk e di ç’është.

Më tej, në rrjetet sociale ai bën deklaratën e fortë teksa shprehet se Basha zhduku të dhënat që kompromentonin Veliajn në raportin e ministrave për zgjedhjet.

Statusi i plotë:

O Lul, nuk të them dot si s’ke turp se e di që s’di ç’është!

JA SI LULI ZHDUKU TË DHËNAT QË KOMPROMENTONIN VELIAJN NË RAPORTIN E MINISTRAVE PËR ZGJEDHJET!

Nga Avokati Altin Goxhaj

O Lul, nuk të them dot si s’ke turp se e di që s’di ç’është! Megjithëse ti e di që Raporti yt është kot dhe s’ka asnjë vlerë po prapë hesht ti mo legen për Veliajn sipas Paktit që ke me Soros dhe që veç prej teje u bo Kryetar Bashkie???

Po si mo legen në 142 Faqe Raport asnjë fjalë për Veliajn dhe përdorimin e Bashkisë në Fushatë më shumë se kushdo tjetër me fakte filmike të denoncuara publikisht edhe nga unë dhe shumë të tjerë?

  1. Asnjë fjalë për përdorimin e Administratorëve të Banesave të Përbashkëta në fushatë në kundërshtim me ligjin (e kam denoncuar dhe dokumentuar me video)?
  2. Asnjë fjalë për 15 ditë koncerte elektorale me paratë e Bashkisë në Sheshin Skënderbej me prova filmike pa fund?
  3. Asnjë fjalë për përdorimin e parave të Bashkisë, administratës, administratorëve të pallateve, për 3 mitingje zyrtare në Sheshin Skënderbej dhe ishStacionin e Trenit me prova filmike pa fund?
  4. Asnjë fjalë për aktivitetin e rëndomtë elektoral në inagurimin kompleksit sportiv me prova filmike pa fund?
  1. Asnjë fjalë për inagurimin fake (të rremë) të Sheshit Skënderbej vetë, për përdorim elektoral pasi Sheshi s’ka përfunduar sipas të gjitha të dhënave të dokumentuara dhe me prova filmike?
  2. Asnjë fjalë për inagurimin fake (të rremë) të zgjatimit të Bulevardit te ishStacioni i Trenit dhe Parkingut përkatës, për përdorim elektoral pasi as Bulevardi dhe as Parkingu as nuk kanë përfundu dhe as janë funksionalë sipas të gjitha të dhënave të dokumentuara dhe me prova filmike?
  3. Asnjë fjalë për përdorimin e mediave nga Veliaj nëpërmjet Bashkisë Tiranë në fushatë më shumë se çdo Bashki tjetër?
  4. Etj etj
LEXO EDHE:  Basha sajon një çështje që të shpëtojë lëkurën

Asnjë fjalë për be kur dihet nga të gjithë që askush sa Veliaj nuk e ka shkelë ligjin elektoral dhe ka ndërhyrë në zgjedhje sa ky! Më fal… e vetmja herë që është përdor Veliaj është një copë letër që ka printu dhe na ka hedh poshtë derës!!!/CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plagosja me thikë në Durrës/ Zbardhen detajet e para, si nisi sherri

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen në Durrës, ku u plagos një person me thikë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1, Durrës, si pasojë e një  konflikti  për motive të dobta.

Durrës/Informacion paraprak

Plagosi me thikë 50 vjecarin, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë vë në pranga 36 vjeçarin.



Më  datë 18.01.2022, rreth  orës 16:00, në lagjen nr. 1, Durrës, si pasojë e një  konflikti  për motive të dobta, shtetasi F. V., 36 vjeç, ka plagosur me thikë, shtetasin A. K., 50 vjeç, banues në Durres, i cili ndodhet nën  kujdesin e mjekeve.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha/Mësimi i madh që erdhi nga Kavaja për të gjithë shqiptarët

LEXO EDHE:  Basha ngre alarmin/ “Kriza ekonomike po thellohet çdo ditë, mijëra biznese në prag falimenti”

Ndërhyrja e menjëhershëm e Policisë bëri të mundur kapjen e menjëhershëm te shtetasit F. V.

Grupi hetimor po punon për  sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bashkëpunimi ka filluar në 17 maj 2017”/ Spaho “zbërthen” marrëdhënien Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Për deputetin e Partisë Demokratike Edmond Spaho, Lulzim Basha po mbrohet nga mazhorancë, e sipas tij ky është vazhdimi i bashkëpunimit që ka filluar në takimin e fshehtë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në 17 maj 2017.

Në një intervistë televizive, Spaho deklaroi se në seancën e parë për këtë vit në Kuvend, rolin e zëdhënësit të Bashës e luajti Taulant Balla.



Unë figuroj deputet i PD. Ngjarja e ndjeshme ishte në vazhdën e përjashtimeve që ka filluar Basha nga gjoja PD pasi nuk është më as kryetar. Përkrah ka maxhorancën. Ajo që e ndihmoi më 8 janar të fuste grupe kriminale në seli, iu gjend edhe ditën e djeshme. Ky është bashkëpunim që ka filluar nga 17 maji i vitit 2017. Veprimet e kryetares së Kuvendit në mbështetje të Bashës dhe veprimi i turpshëm i Ballës si zëdhënës i Bashës. Askush nuk dha shpjegime, por u mjaftuan me shpjegimet e Ballës”, tha Spaho./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shehi “injoron” Bashën/ Nuk përfaqëson bllokun opozitar, ka humbur 3 palë zgjedhje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka komentuar krizën që ka kapur PD dhe sjelljet e Lulzim Bashës.

Në një intervistë televizive, Shehi u shpreh se Basha nuk përfaqëson më bllokun opozitar, pasi sipas tij ai ka humbur 3 palë zgjedhje. Për kreun e LZHK, beteja nuk është mes njëri-tjetrit, por përballja me Edi Ramën.



Protestën e 8 janarit nuk e konsideroj fare normale, si në raport me ata që vijnë me shkallë, po ashtu edhe ata që mbërthehen me trapan e fikse zjarri. E kanë mbingarkuar me simbolikë boshe, gjë që tregon një naivitet për të marrë godinën sikur të jetë kalaja e Krujës. Lulzim Basha nuk e ka inercinë për të udhëhequr bllokun opozitar, pasi ka humbur zgjedhjet 2-3 herë. Detyra jonë nuk është të godasim njëri-tjetrin, por të përballemi me Edi Ramën”, tha Shehi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE