LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal/Përmbaruesit trafikantë dhe pa diplomë të Lefter Kokës shkresë për të nxjerrë dy familje nga shtëpia me dokumente të falisfikuara

17 Gusht 2017, 17:38, Aktualitet CNA

Muaji i nxehtë i gushtit duket se ka ftohur pak xhepat e permbaruesve, të cilët i ka drejtuar për tre vite e gjysëm kunati i Leftër Kokës, i cili jo vetë është një i pashkolluar, por edhe të gjithë stafin e mblodhi me diploma falso, e ka edhe probleme me drejtësinë e sidomos me institicionin e deklarimit të pasurisë.

Në fakt ka më shumë se një vit që dy familje të varfëra, që jetojnë në një shtëpi të ndërtuar me gjakun e prindit të tyre me kontribut vullnetar, janë bërë pre e dy përmbarusve ose më saktë tre se i pari është ish drejtori Syrin Hoxha, kunati i Lefter Kokës. Ngjarja është e vecantë dhe ndoshta më e rralla ose e vetmja në këtë vend, ky gjykatësve të korruptuar, që ju del emri si përkrahës dhe lirues kriminelësh, kanë marrë vendime në kundërshtim me të vërtetën. Por jo vetëm kaq. Ka një vendim të Gjykatës së Lartë që ka pezulluar daljen e dy familjarëve nga shtëpia, ka një ceshtje që ka shkuar në Apel, por ka dhe dy përmbarues që nëse do ti fusësh në skaner duhet të arrestohen urgjentisht së bashku me kunatin e Lefter Kokës, Syrin Hoxhën.

Pas disa tentativave të dështuara, dy përmbaruesit Florian Keçi dhe Marsel Himollari , kanë zgjedhur muajin gusht, madje edhe kur nuk e kanë më drejtorin që i mbajti në punë, madje tani që dikush duhet të kujtohet se ku i kanë marrë diplomat dhe cila është e kaluara e tyre se janë organe që varen nga ministria e drejtësisë. Duke menduar se janë larg vëmendjes së shtetit që tall menderen me qytetarët me teknikë apo pasime të gjata, duke menduar se media është e heshtur këto ditë të nxehta, duke marrë kurajo nga një ministër që quhet i mjedisit dhe po pjek kalli misri në zjarret që i kanë rënë vendit dhe është fajtor për kunatin e tij që i ka blerë diplomën, për problemet që ai ka për deklarimin e pasurisë, për ordinerët që po mundohet ti largojë tani nga administrata që të mos ja nxjerrin bojën, për mjeranët që i bëri drejtora për ti bërë xhiro lokalit të vet , dy familje rrezikojnë të dalin nesër për pak para të marrë nga përmbaruesit, për ca letra të lëshuara në shkelje me ligjin, për karshillëk kundër Gjykatës së lartë, për urdhëra idotësh dhe mjeranësh politik nga ata që nuk janë vetja po borderoja.

Ky është rasti më skandaloz që shkelet hapur një vendim i Gjykatës së Lartë, që shkelet një proces që është në Apel, që shkelet një vendim gjykate që ka kërkuar hetim për origjinën e pronës pasi është e fallsifikuar, që pas saj janë njerëz të përfshirë me kunatin e Lefter Kokës dhe madje me të njëjtin mbiemër. Ky është rasti jo i parë që nesër ata përmbaruesit të dy të paarsimuar dhe me një të kaluar që do të vijoj në shkrime të tjera që nuk i ndalon dot shteti, që nuk i ndalon dot drejtësia, që nuk i ndalon dot shoqëria, që tregon se ku kanë shkuar institucionet e këtij vendi dhe që kryeministri duhet të nxjerrë foton e asaj shtëpie që po e grabisin para se nesër mediat të tregojnë të tjera foto apo kronika e zezë të pasurohet. Florian Keci, një ish militant i PD që u strehua po në shtet nëpërmjet LSI-së ka tentuar ti nxjerrë këto familje nga shtëpia para një viti. I kanë nxjerrë vendimin e Gjykatës së lartë dhe nuk e kanë egzektuar dot. Pas disa muajësh ka tentuar Marsel Himollari, ky ka probleme jo vetëm me formimin po edhe em diplomën dhe i duhet të kthejë pagën e katër vitëve pasi ka mashtruar me diplomë fallso. Pyetni marselin ku e ka mbaruar shkollën, pse jo dhe të mesmen!

Edhe ky ka dështuar se ka pasur një vendim të Gjykatës së Lartë! Por duket se tani në ikje, të dy përmbaruesit, i ka ikur Suriu, kunati i Terit, kokë e jurispondencës, kanë firmosur njëri si drejtor me firmë të deleguar dhe tjetri si përmbarues për ti nxjerrë tani këta dy familje, pa një vendim të komisionit të pronave, me një urdhër të Gjykatës së lartë për mosegzekutim, me një ceshtje që është në Apel , aq më shumë pa origjinë prone dhe me një proces hetimi për dokumenta të fallisfikuara. Kërkesa e parë ose noftimi ju është bërë për pesë ditë, më pas ju është sjellë urdhër i prerë për të dalë për tri ditë. Nesë familjarët do të nxjerrin vendimin e Gjykatës së Lartë. Familjarët kanë thënë për Bulevard se do të jenë të gjithë në taracë për ti dhënë fund jetës, nga dy njerëz të paftë që ata nuk ngurojnë ti quajnë si të blerë. Ajo që do të ndodh nesër në fakt ka një nisje. Ministri Koka, emëroi kunatin e tij duke i blerë diplomën te Zyra e Përmbarimit, Kunati i tij mbajti në punë një nga militantët e PD që ka një të kaluar të cuditëshme edhe fizikisht, por edhe duke bërë afrime të tjera sidomos nga Lushnja, njerëz që nuk mbajnë mend cfarë kanë pasur në klasë në shkollë të mesme, sa për të lartën hetimi është edhe më i thjeshtë. Tani janë këta që po bëjnë drejtësinë.

Si nisi historia

Në fumd të vitit 1979 ndërmarrja NTPN ( ndërmarrja tregtare e pjesve te këmbimit) me kontribut vullnetarë ndërtoi dy hyrje sipër një tarace shtesë kati, për familjet që kishin pjestarë në këtë ndërmarrje si të punësuar. Dy nga këto hyrje ju dhanë Jasim Bejkos dhe Isuf Karaj. Gjatë gjithë kësaj peridhe, familjet kanë banuar aty dhe kanë shlyer detyrimet shterore. I gjithë kati i katërt i banesës i ndërtuar me kontribt vullneraë në fund të vitëve 70, dhe që në atë kohë dhe deri sot është pjesë e banesave shteërore. Banesa në fjalë është ndërtuar me kontribut vullnetar dhe mban nr 204 dhe vazhdon që të jetë edhe sot e kësaj dite fond i banesave shtetërore. Në vitin 2013 , kur nxori edhe Olldashi aktin e turpshëm , për pronarët kur nuk kurseu as babain e vet, familja pretenduese që sipas burimëve të gazetës është e shtyrë nga Artan Hoxha, kurshëri i parë, por duke harruar që kjo nuk ishte një pronë e kthyer nga komisioni i kthimit të pronave, por një pronë pa origjinë dhe një neglizhencë e bashkisë së Durrësit nuk e ka hipotekuar atë si të sajën për ta pasur më pas në dispozicion. Pronarët të cilët pretendonin pronën kërkuan rikthimin e saj nëpërmjet gjykatës por duke bërë gabimin fatal duke nxjerrë pronësi me tjetër numër pronësie.

Familja Shijaku në fjalë ka paraqitur në gjykatë një certifikatë pronësie e cila pas interesimit të familijes dhe verifikimit që i është bërë rezulton se është falco dhe e pavlefshme. Regjistruesi Bedi Liku nxorri urdhër të kufizimit të pasurisë dhe riktheu mbrapsht një certifikatë që e kishte lëshuar më parë. Familja Bejko që ishte përfituese e kësaj banese nga kontributi vullnetar bëri një kallzim penal. Në këtë kallzim thuhej se nuk ka asnjë akt administrativ , asnjë vendim të Kominsionit të Kthimitë të Pronave apo të agjencisë së kthimit të dhe të kompesimit të pronave, asnjë vendim gjyqësor që ky kat i ndërtuar me kontribut vullnetar ti jetë kthyer ndonjë subjekti përfitues nga legjislacioni për kthimin dhe kompesimin e ish pronarëve apo kujdo tjetër. Pra ende sot e kësaj dite të dy apartamente që gjenden në këtë banese janë fond i banesave shtetërore. Por duket se kallzimi penal për herë të parë ka rënë në vesh të shurdhër dhe nuk është marrë parasysh nga prokuroria dhe është dashur më pas një proces gjyqësor ku gjykata e Faktit në Durrës ka marrë vendimin për të hetuar prokuroria lidhur me dokumentacionin falso dhe ka qenë sipas burimëve vetë z/prokurori i rrethit Sokol Nishani ai që ka bllokuar hetimin e prokurorisë me urdhër nga lart.

Por cfarë ka ndodhur më tej? Në mënyrë abusive në kundërshtimi me ligjin , shtetasit që kërkon ti mbrojë drejtësia e dy injorantëve Florian Keci dhe Marsel Himollari , është pranuar dokumentacion i fallsifikuar nga të dy këta. Nëse nuk janë injorantë duhet arrestuar se e kanë bërë me dashje. Të dy këta përmbarues që duhet të shkojnë para drejtësisë për pak lekë që kanë marrë në ditët e nxheta të gushtit për të freskuar njëri të kaluarën e tij kriminale dhe tjetri të kaluarën e tij injorante kanë sfiduar një vendim të Gjykatës së lartqë e cila bazuar në shumë fakte ka pezulluar egzekutimin e urdhërit për të nxjerrë dy familjet nga shtëpija.

Madje ka qenë vetëm pak muaj më parë kur Florian Keci, ka tentuar ta bëjë një veprim të tillë duke shkelur mbi vendimin e Gjykatës së Lartë, por është tërhequr. Më pas këtë tentativë e ka bërë një tjetër përmbarues i marrë në punë si militant i LSI që nuk di as ku mbaruar shkollën dhe duhet t?i verifikohet diploma nga organete drejtësisë, pasi gazeta tashmë e ka bërë një verifikim të tillë, që ka shkuar për ti nxjerrë nga shtëpia dy vëllezërit Bejko, në një shtëpi të ndërtuar me kontribut vullnetarë dhe që nuk ka asnjë lidhje me këta pronarë që kanë fallsifikuar letrat dhe nuk kanë origjinë prone. Zhurma që u krijua në media duket se si stepi për pak kohë përfaqësiesit e përmbaimit në Durrës që as më shumë dhe as më pak janë kthyer si ?haleja? e Gjykatës së Durrësit që kur duan edhe me dokumneta fallso nxjerrin njerëz në rrugë të madhe aq më shumë kur drejtor për tre vite e gjysëm ka qenë kunati i Leftër Kokës, një idiot politik, një idiot profesional që duke punuar lavazhier ka vjedhur dhe energjinë në Qendrën e Fëmjëve në Durrës.

Por gjërat nuk kanë ngelur këtu . Duke shfrytëzuar muajin gusht, dhe aq më shumë duke shfrytëzuar edhe largimin nga koalicioni, ish militanti i PD, Florian Keci , pasi militoi edhe katër vite në gjirin e LSi është kujtuar se në ikje duhet të marrë dhe ca para duke shkelur ligjin. Vetëm pak ditë më parë ai ka lëshuar një shkresë që paralajmëronte familjet për të dalë nga shtëpia, por pa ndodhur asgjë në Gjykatën e Lartë që jo vetëm ka pezulluar titullin e egzekutimit, por ka bllokuar edhe pronën në Hipotekë. Mesa duket me mbështetjen e ministrit që kanë filluar ta quajnë si ministri zjarrvënës edhe pse me lokal në det, atij i duheshin ca para dhe aq më shumë i duheshin edhe ca prova për ta justifikuar atë që ka ndodhur me qëndrimin në punë si i paaftë si njeri që duhet të dalë para drejtësisë edhe për një ngjarje që ja mbylli partia.

Për të gjithë këtë ka shfrytëzuar një mjeran që pjek koka gjingji të skaduara dhe duhet të arrestohet vetëm për ushqimin që servir në lokal. Mjerani që guxoi njëherë të shkonte për të njëjtin zbatim dhe dështoi, tashmë ja paskan deleguar firmën. Marsel Himollari, i paarsimuar, me diplomë të blerë , i punësuar nga kunati i Lefter Kokës, Syrin Hoxha, edhe ky idiot politik , lavazhier , me diplome të blerë i pushuar nga puna dhe që është kurshëri me ata që kërkojnë pronën me letra të fallsifikuara , tashmë ka marrë përsipër të bëjë edhe deleguesin e firmës, duke përdorur jo vetëm makinën e drejtorit po edhe firmën e një skandali që një ditë do ta prangos jo për koka gjingji, po për shkelje ligji që ka marrë në qafë koka njerëzish. (vijon)/Gazeta Bulevard

Lajmet e fundit nga