LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr dhe plumba në Lezhë/ Pistoletë në kokë të riut, por ndodh...!

17 Gusht 2017, 10:48, Aktualitet CNA

Një sherr ka ndodhur në Tale të Lezhë, ku dy vëllezër kanë kanosur dhe goditur një bashkëfshatar të tyre.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa policia ka vënë pranga shtetasin Dashamir Lucaj, 37 vjeç, dhe ka proceduar në gjendje të lirë vëllanë e tij, D. L., 36 vjeç.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 16.08.2017, nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u arrestua shtetasi:

– Dashamir Lucaj, 37 vjeç, banues në Tale2 – Lezhë

Gjithashtu u proçedua penalisht në gjendje të lirë, vëllai i tij shtetasin D. L. 36 vjeç, banues në Tale 2 – Lezhë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për motive të dobëta , kanë kanosur si dhe goditur me qytën e nje armë zjarri pistoletë në kokë, shtetasin M.L. 26 vjeç, banues në Tale2 – Lezhë, ku arma ka bërë shkrepje në ajër.

Veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Kanosje ” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” “Dëmtime të tjera me dashje” kryer në bashkëpunim ‘parashikuar nga nenet 278/4, 84, 274, 90 – 25 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Dashamir Lucaj.

Veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” “Kanosje” kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 278/2, 84 – 25 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit D.L.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme./CityNews

 

Lajmet e fundit nga