LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas gallata në PS me raportin e ministrave teknikë/Ka një tip në PD, që ...!

17 Gusht 2017, 16:32, Aktualitet CNA

Ministrat teknikë të Partisë Demokratike dorëzuan më në fund raportin për zgjedhjet e 25 qershorit, ku bashkë me të paraqitën zyrtarisht dhe dorëheqjen.

Raporti i ?teknikëve? të Bashës është pritur me humor nga socialistët, i cili në fakt doli pas përfundimit të afateve për ankimim në KQZ dhe Kolegj Zgjedhor.

I pari që ka reaguar në radhët e PS është deputeti Erjon Braçe. Ky i quan ?lulëllëqe? denoncimet që bën raporti për bandat që u angazhuan në fushatë nga partitë, shitblerjen e votës apo përdorimin e administratës. Braçe kërkon prova të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve.

?Ka nje tip ne PD qe e ka raportin gati, ndaj e mbajne te gjithe aty, thjesht per ate raport. Tani, raporte shkruan kushdo; PUNA ESHTE TI PROVOSH, DOMETHENE TE KESH PROVA TE QARTA E TEPAKUNDERSHTUESHME!?, shkruan Braçe./CityNews

Lajmet e fundit nga