LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis me sukses procesi i digjitalizmit në Qarkun e Beratit

17 Gusht 2017, 18:17, Aktualitet CNA

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), njofton se në datë 15 Gusht 2017, ka filluar procesi i digjitalizimit të transmetimeve televizive në qarkun Berat. Në këtë qark janë fikur të gjitha transmetimet analoge dhe janë ndezur transmetimet numerike të operatorit publik, RTSH,  dhe të operatorëve privatë kombëtarë: Digitalb, Klan TV, Top-Channel, Vizion+ dhe Adtn.

Nëpërmjet teknologjisë se re digjitale, publiku në qarkun e Beratit ka mundësi të shikojë, gjatë gjithë kohës, një sërë programesh pa pagesë, të  operatorit publik dhe atyre privatë:

Rtsh 1

Rtsh 2

Rtsh 3

Top-Channel

Klan Tv

Vizion +

ABC News

Top News

Rtsh Sport

Rtsh Art

Rtsh Muzikë

Rtsh Parlament

Rtsh Shqip

Klan +

Klan Shop

Report TV

Tv Globe

TV Berati

TV Onufri

AMA njofton publikun në qarkun e Beratit të pajiset me marrës digjital (dekoderë universalë të tipit DVB-T2), pasi në të kundërt nuk do të ketë akses në transmetimet televizive./CityNews

Lajmet e fundit nga