LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moon: S'ka sulm ndaj Koresë së Veriut, pa miratimin e Seulit

17 Gusht 2017, 15:14, Aktualitet CNA

Ndërkohë në një përpjekje të re për t?i dhënë zgjidhje diplomatike krizës, presidenti Moon njoftoi se po konsideron mundësinë e nisjes së një të dërguari të posaçëm në Korenë e Veriut.

Komenti i presidentit koreano-jugor Moon vjen në një kohë kur egziston frika se armiqësia në rritje mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut mund të çojë në luftë reale.

“Vetëm Koreja e Jugut mund të vendosë lidhur me një veprim ushtarak në Gadishullin Korean. Askush nuk mund ta bëjë pa miratimin e Koresë së Jugut. Shtetet e Bashkuara dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara Trump kanë premtuar se do të bashkëpunojnë plotësisht dhe do të kërkojnë marrëveshjen tonë përpara se të përdorin çfarëdo alternative kundër Veriut “, tha Presidenti i Koresë së Jugut.

Presidenti i Koresë së Jugut Moon njoftoi gjithashtu se po konsideronte mundësinë e dërgimit të një përfaqësuesi të vendit, në Korenë e Veriut, në një përpjekje të re, për një zgjidhje diplomatike për krizën.

Ditët e fundit të dy Koretë si dhe Shtetet e Bashkuara kanë dhënë sinjale se janë të gatshëm të shmangin një thellim të krizës dhe secili vend ka sygjeruar një rrugë drejt negociatave.

Presidenti Donald Trump u shpreh se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un mori një “vendim shumë të mençur ” duke shtyrë planin për të lëshuar raketa pranë Guamit, territor amerikan të Paqësor, përndryshe, siç u shpreh presidenti, nëse ndodhte, do të kishte qenë katastrofike.

Presidenti i Koresë së Jugut tha se retorika luftarake e presidentit Trump nuk kishte për qëllim të tregonte gatishmërinë për të ndërmarrë veprime ushtarake, por të dëshmonte vendosmëri të palëkundur për të ushtruar presion ndaj Veriut.

Këshilltari kryesor politik i Shtëpisë së Bardhë Steve Bannon në një intervistë për revistën “The American Prospect” tha se nuk ka “zgjidhje ushtarake” ndaj kërcënimit që paraqet programi bërthamor i Koresë së Veriut./VOA

Lajmet e fundit nga