LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Iu refuzohet viza?/Ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm

17 Gusht 2017, 14:11, Aktualitet CNA

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilëve iu refuzohen vizat dhe në fund ngelen të zhgënjyer.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada shprehet se vendimet për vizat merren bazuar tek akti i imigracionit dhe nënshtetësisë, dhe ligji është shumë i rreptë ndonjëherë.

MESAZHI I AMBASADËS

Aplikuesit tanë shpesh mbeten të zhgënjyer kur u refuzohet viza! Ne i marrim vendimet tona bazuar tek akti i imigracionit dhe nënshtetësisë, dhe ligji është shumë i rreptë ndonjëherë. Ne bëjmë më të mirën tonë që çdokush të trajtohet me respekt dhe xhentilesë. Tani mirëpres pyetjet tuaja!/CityNews

Lajmet e fundit nga