LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dako konkuron fort Veliajn në fushën e ekologjisë

17 Gusht 2017, 18:09, Aktualitet CNA

Kryebashkiaku Veliaj pa mbushur muajin e katërt të mandatit të vet  për të shkuar në punë nuk përdori më autobuzin ose bicikletën, por i bleu vehtes një makinë hibride (me motor benzine dhe elektrik) për të mbrojtur sa më shumë ajrin e Tiranës nga ndotja. Bëhej fjalë për një Toyota Prius model XW30 e brezit të tretë e prodhuar në fabrikën e Toyotas në Tajlandë në Provincën e Chachoengsao-s.

Makina hibride e kryebashkiakut Veliaj kushtonte diku te 27 000 – 31 000 eurot. Me një makinë të tillë, që lëshon në atmosferë një minimum gazrash d.m.th. një ndotje minimale të ajrit kryebashkiaku Veliaj kontribonte direkt në mbrojtjen e ekologjisë së Tiranës!

Paraardhësi i tij Basha për fat të keq përdorte një Benz-Mercedse me kubaturë të lartë me naftë, që konsiderohet, pavarësisht marmitës katalitike, si tepër ndohtës për ambientin. Me një gjest të tillë personal kryebashkiaku Veliaj në mënyrë simbolike u kumtonte tiranasve përkushtimin e tij si Erion për ekologjinë.

Konkurenca në rradhët e rilindasve

Erioni është një nga polet e konkurencës në rradhët e Rilindjes së plotfuqishme pas fitores publicitare e plebishitare të zgjedhjeve të qershorit. Erioni konkuron me Ramën për t?i marrë kolltukun e kryeminsitrit, nga që nuk pret dot sa t?i vijë rradha. Ai konkuron me Tahirin për postin e kryetarit të PS-së së rilindur, sepse një njeri, që për një semestër të tërë ka frekuentuar një universitet amerikan nuk mund t?i hapë rrugë një Tahiri, që për dy vjet ka frekuentuar një universitet italian në Gjenovë! Erioni po ashtu konkuron fuqishëm me kryebashkiakun Dako se kush do të jetë kryebashkiaku më i sukseshëm rilindas.

Pikërisht në kuadrin e konkurencës Dako-Veliaj duhen parë edhe disa lëvizje pro ekologjike të Dakos. Ndërsa Veliaj duke zbatuar përvojën dhe format e sukseshme të kohës së Mjaftit (përdorim i shoqërisë kuasi civile për të sulmuar Dakon për llogari të Erionit, sic sulmonte Mjafti kryeministrin Nano për llogari të Edvinit), Dako i përkushtohet mbrojtjes së mjedisit të Durrësit, për të rivalizuar Erionin e Tiranës, pikërisht në kët fushë. Kryebashkiaku Dako inkurajoi biznesin privat për të investuar në një park taksish me autovetura elektrike.

Ndërsa kryebashkiaku Erion bleu vetëm veturën e vet personale hibride , që gjithsesi emeton sado pak gazra ndohtëse në atmosferë, kryebashkiaku Dako nxiti nismën private të fusë në qarkullim në Durrës fiks 5 taksi elektrike d.m.th. zero ndohtje, zero lëshim gazrash në ambient. Të tilla automjete për transport publik ofrojnë një risi të këndshme dhe atraksion turistik për mijëra e mijëra turistë, që frekuentojnë Durrësin këto ditë të nxehta gushti.

Kryebashkiaku Dako me futjen e taksive elektrike në Durrës është kryebashkiaku i dytë ballkanas, që inkurajon përdorimin e automjeteve miqësore me ambientin. Në dhjetor 2016 kryebashkiaku i Shkupit me anë të ndërmarrjes publike Javno Saobracajno Preduzece Skoplje hapi tenderin për blerjen e 50 autobuzëve elektrikë për linjat urbane të Shkupit, me qëllim që të pakësojë ndotjen e ambientit në kryeqytetin maqedonas.

Dako në Durrës me 5 taksi elektrike ofron përpjekjen e dytë në Ballkan për të pakësuar ndotjen e ajrit në metropolet balkanike duke përdorur sa më shumë, që të jetë e mundur, automjete hibride ose elektrike në transportin publik të tyre. Mund të themi me plot gojë, që ?duelin? ndërmjet dy ?bajlozëve? të Rilindjes në lëmin e ekologjisë, kësaj rradhe e fitoi bindshëm kryebashkiaku Dako!/Gjergj Thanasi

 

 

Lajmet e fundit nga