Connect with Us

Adriatik Llalla kryeprokuror deri në nëntor/ “CEZ” e “21 janari” në dorë të prokurorisë speciale

Aktualitet

Adriatik Llalla kryeprokuror deri në nëntor/ “CEZ” e “21 janari” në dorë të prokurorisë speciale

Publikuar

-

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla në fund të nëntorit pritet të ikë nga posti. Teksa ai do të jetë dhe azilanti më i ri shqiptar në Gjermani, situatën në dorë do ta marrë Prokuroria Speciale, e ngritur për këtë qëllim, që do të hetojë dhe japë zgjidhje për të gjitha dosjet e mëdha. Për të cilat më kot është pritur shtatori i çdo viti sikurse premtonte Adriatik Llalla për të bërë ndonjë lëvizje të madhe. Prandaj Llalla në nëntor realizon një ikje pa lavdi, pasi në tërë këtë periudhë ai nuk ka zbardhur asnjë dosje, por është marrë me të gjitha “qokat” e mundshme në shërbim të Berishës dhe Metës, të cilët e vendosen në atë post, e mbrojtën fort në të gjitha rastet. Llalla ua shpërbleu duke i varrosur dosjet penale në ngarkim të tyrë. Madje bëri dhe tentativën e fundit, u ankimua në kushtetuese për Vettingun që përkundër të gjitha praktikave botërore, kërkoi që të jetë prokuroria ajo që mbyll një dosje dhe jo të vendosë gjykata.

Pikërisht në funksion të shpëtimit të dy bamirësve të tij politikë, Berisha dhe Meta. Gjë që u refuzua. Dhe në nëntor Llalla ikën, duke ia lënë vendin Prokurorisë Speciale. Ku pavarësisht se në çdo dalje publike ka deklaruar se do ketë arrestime të zyrtarëve të lartë. Deri më sot vetëm ish-ministri Spiro Ksera ka dalë para gjykatës dhe askush tjetër. Ndonëse Llalla në takim me prokurorët kërkon arrestime në nivele të larta dhe luftë ndaj korrupsionit, deri më sot organi i akuzës ka dështuar në këtë aspekt. Por duke qenë se Llalla ka qëndruar në heshtje, një sërë institucionesh të tjera kanë denoncuar disa zyrtarë të nivelit të lartë. Por duket se të gjithë janë amnistuar nga kryeprokurori. Preteksti i nxjerrë nga prokuroria është reforma në drejtësi. Pak kohë më parë Llalla deklaroi se ligjet ja kalojnë kompetencat SPAK dhe ai nuk heton dot zyrtarët e lartë.

Por edhe pse me ndryshimet që ju bënë ligji ju la hapësirë prokurorisë, tani preteksti tjetër është se prokurorët janë të pavarur. Sipas organit të akuzës, kryeprokurori nuk mund të ndikojë mbi ta edhe ata e kanë vetë në dorë çfarë bëjnë me dosjet. Por sipas burimeve, dosjet po shkojnë drejt mbylljes, në mënyrë që zyrtarët t’ia hedhin lehtë nga reforma. Nëse dosjet janë të hapura kur të ngrihet SPAK, çështjet pritet të ndiqen nga Prokuroria Speciale dhe të gjithë rrezikojnë burgun. Mirëpo duke u justifikuar te reforma, organi i akuzës i ka amnistuar të gjithë, pasi hetimet për të gjitha dosjet e bujshme kanë ngecur.

Adriatik Llalla pasi mbylli dosjen e ish ministrit Ilir Beqja, mbylli dhe dosjen e kreut të ARRSH, Dashamir Xhika, i kallëzuar nga KLSH për abuzime me tenderët. Në listë janë dhe dy ish-ministra të Sali Berishës. I pari është Lulzim Basha. Ai është paditur dy herë për abuzime me lejet e ndërtimit kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, si dhe për ngjarjen e 21 Janarit. Emri tjetër është Sherefedin Shehu, i kallëzuar penalisht për abuzime me rrugën Durrës-Kukës. Të gjithë këta emra ia kanë hedhur paq. Por në “tavë” është dhe dosja e rëndë e abuzimit me privatizimin e OSSH nga CEZ, abuzimi dhe gjobat që janë vënë nga Berisha dhe Meta për këtë kompani përmes uljes së çmimit nga ana e ERE e urdhëruar asokohe nga Berisha, Meta dhe ministrat e tyre përkatës. Por dhe kompania DIA për mbledhjen e borxheve të CEZ, “patatet” e nxehta në duart e Llallës, pasi implikohen direkt Berisha dhe Meta. Pikërisht këto dosje deshi shumë Llalla ti mbyllte përmes ndryshimit në ligj, por tashmë ato do shqyrtohen nga Prokuroria Speciale.

LEXO EDHE:  Faktet dhe propaganda/ Zonja ambasadore e SHBA, SPAK është "mbreti lakuriq"

Ndërkohë që Llalla ka bllokuar për të dytën herë dërgimin para drejtësisë të autorëve të vërtetë të ngjarjes së 21 Janarit, ku u vranë 4 persona. Ashtu siç çështja u zvarrit për vite e vite me radhë, tani autoritetet shqiptare të drejtësisë nuk pranojnë rolin e ndërkombëtarëve. Pasi në Strasburg kanë shkuar dy padi nga familjarët. Ku Strasburgu përmes një shkrese i kërkonte qeverisë dhe familjarëve që t’u dërgojnë të gjitha provat për ngjarjen në fjalë. Por duket se po përsëritet i njëjti skenar, ku prokuroria nuk u jepte provat familjarëve. Por edhe në kërkesën e dytë të Strasburgut, prokuroria ka refuzuar. Sipas familjarëve, sërish pengesë është organi i akuzës, pasi nuk jep asnjë dosje apo dokument për ngjarjen në fjalë. Ndonëse është hera e dytë që kërkohet një gjë e tillë nga Strasburgu, prokuroria sërish ka refuzuar bashkëpunimin.

Gjykata e Strasburgut kërkon që ankimimi të plotësohet me të dhënat dhe dokumentet përkatëse që kanë mbledhur autoritetet shqiptare. Pra është prokuroria ajo që ka dosjet hetimore dhe veprimet e saj bëjnë që të bllokohet për të dytën herë 21 Janari. Duket se Kryeprokurori Adriatik Llalla vijon të zbatojë urdhrat politikë të Sali Berishës, i cili e vendosi atë në këtë post. Berisha bëri të gjitha lëvizjet për të mbyllur këtë çështje dhe tani po vijon si duket e njëjta lojë. E njëjta gjë po ndodh me Gërdecin, me rrugën e Kombit dhe me të gjitha dosjet e tjera të rënda që janë sot në tavolinën e drejtësisë shqiptare. Të gjitha presin fillimin e punës së Prokurorisë Speciale./Pamfleti.com

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Artan Hoxha zbardh vrasjen/ “Pipi” e kishte shtëpinë 200 metra nga vendi i ngjarjes

Publikuar

-

Nga

Artan Hoxha zbardh vrasjen/ “Pipi” e kishte shtëpinë 200 metra nga vendi i ngjarjes

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka zbuluar detaje nga ngjarja e rëndë në Elbasan, ku u vra mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani.

Hoxha bëri të ditur se ngjarja ka filluar për shkak të shfaqjen në qytetin e Elbasanit të tre furgonave të dyshimtë me persona që nuk flisnin në dialektin e Elbasanit.

Këto persona kanë ndaluar një militant të PS-së me një makinë tip “Benz ML” pasi kanë dyshuar se ai mund të ketë lista me emra të votuesve, ndërsa theksoi se në të njëjtën kohë është njoftuar edhe policia edhe patronazhistët e PS-së.

“‘Benzi ML’ është mjeti i një militanti të PS-së. Ai është ekspozuar qartësisht që ishte militant i PS-së dhe është ndaluar nga këta persona që lëviznin me furgona. Këta i kanë kërkuar këtij militantit të PS-së, se kanë dyshuar që ky mund të kishte elemenëtë si karta identiteti, lista, etj. Kanë ndaluar dhe kanë bllokuar personin në fjalë. Në këtoi momente janë njoftuar njëkohësisht edhe patronazhistët e PS dhe ndërkohë është njoftuar Policia e Shtetit. Policia ka mbërritur në vendngjarje pak minuta para se të mbërrinin patrozhonistët. Aty kanë qenë të dy nëndrejtorët e policisë së Elbasanit, dy patrulla të njësisë ‘Shqiponja’”, u shpreh ai në Abc News.

Sipas tij, Pjerin Xhuvani nuk ka qenë në makinën e ndaluar nga personat e dyshimtë, pork a shkuar në vendin e ngjarjes pasi ëhstë sinalizuar për ndalimin e militantit të PS-së.

LEXO EDHE:  Alarmi i televizionit shtetëror gjerman: Shqipëria furnizuesi i BE me kanabis

LEXO EDHE:  Veting edhe pas dorëheqjes?/ KPA e ndarë në qëndrime për rastin “Llalla”

Gazetari deklaroi se viktima e kishte shtëpinë 200-300 metra larg vendit të ngjarjes.

Në momentin që policia ka ardhur aty dhe ka gjetur këtë situatë, ata dalin nga makina dhe afrohen  në vendin e ngjarjes. Mjeku psikiatër Pjerin, i cili njihet me emrin “Pipi”, nuk ka qenë në atë makinë. Ka ardhur aty se shtëpia e tij është rreth 200 metra larg nga vendi i ngjarjes. Ka ardhur për të ndihmuar personin që ishte ndaluar nga makina.

Janë dy armë deri tani që kanë bërë qitje në vendin e ngjarjes. Aty ka gjetur vdekjen mjeku psikiatër, ish-themelues i LSI-së së Elbasanit dhe mbas përplasjes duhet sqaruar kush e nisi. Situata u tensionua se kishin ardhur tre fugona në qytet dhe grupi tjetër u vu në lëvizje për të parë se kush janë këta person. Aty kanë qëlluar minimalisht dy armë”, theksoi Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Artan Hoxha zbardh dinamikën/ Si u dorëzua në zyrën e komandantit të RENEA Arbër Papleka

Publikuar

-

Nga

Artan Hoxha zbardh dinamikën/ Si u dorëzua në zyrën e komandantit të RENEA Arbër Papleka

Gazetari Artan Hoxha, ka zbardhur gjithë dinamikën e dorëzimit në polici, të ish efektivit të RENEA Arbër Papleka, pasi vrau me armë zjarri Pjerin Xhuvanin dhe plagosi katër të tjerë sot në Elbasan.

 “Arbër Papleka ka ardhur nga Elbasani, ka shkuar në repartin e RENA.  Ka shkuar në zyrën e komandantit, pa ditur gjë ai, dhe i ka thënë unë jam filani, kam qëlluar në kushtet e vetëmbrijtjes dhe kam hapur zjarr në këtë situatë. Arma ime është kjo. Arma më rezulton me leje, por nuk duhet të qëndrojë në shtëpi.

Në moment që i ka dhënë versionine  tij të ngjarjes, menjëhrë komandanti ka njoftuar Drejtorinë e Policisë Tiranë. Menjehërë është marrë arma e tij, është prangosur dhe është cuar me pranga në policinë e Tiranës. Pra nuk është arrestuar por është dorëzuar.

Nga zyra e komandantit të RENEA dhe është dorëzuar në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Kjo është ajo që mund të themi mesiguri deri tani.

Ajo që duhet të theksojmë është se sot për këtë klasë politike, katër persona kanë shkuar mish për top.

Këta pas 26 prillit do ulen në një tyrezë, do ulen në Parlament, por ai që ka vdekur sot dhe ka lënë pas fëmijët.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Konfliktet krijojnë frikë, pasiguri dhe varfëri”/ Duka:Të gjithë të garantojmë zgjedhje të lira

Publikuar

-

Nga

“Paratë e rindërtimit po i përdor për të bërë vota”/ Duka bën denoncimin e forte

Kryetari i PAA-së Agron Duka ka reaguar për ngjarjet e fundit gjatë fushatës elektorale. Sipas tij, secila forcë politike duhet të dënojë çdo tension. Duka u shpreh se zgjedhjet duhet të jenë mundësi konkurimi dhe jo mundësi konfilikti.

Gjithashtu ai shtoi se këto ngjarje krijojë frikë, pasiguri dhe varfëri në vend.

Mandatet apo fitoret e përgjakura dhe konfliktet që vazhdojnë, krijojnë frikë, pasiguri dhe varfëri. Strukturat e garantimit të rendit publik duhet të jenë politikisht neutrale dhe  efektive në parandalimin e çdo akti apo tendence tensionuese. Çdo kandidat dhe çdo forcë politike në konkurim në 25 Prill, duhet publikisht të dënojë çdo tensionim. 

Të gjithë realisht duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo arrihet vetëm duke eleminuar çdo influencë nxitëse dhe çdo keq-përdorim të anëtarëve, mbështetës, simpatizantëve dhe sidomos të çdo individi me cv, para apo tendenca  kriminale, thjesht dhe vetëm për pushtet. Shqiptarët meritojnë një Shqipëri më të mirë dhe jo një Shqipëri të tensionuar dhe të përçarë. Zgjedhjet le të jenë vetëm mundësi konkurimi dhe jo konflikti”, u shpreh Duka. /CNA.al

LEXO TE PLOTE