Vizita në vapën përvëluese/Dy çështjet kyçe që sollën senatorët e SHBA në Tiranë

16 Gusht 2017, 10:59, Aktualitet CNA

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka komentuar vizitën e katër senatorëve amerikanë në vendin tonë, pak ditë më parë. Në një prononcim për ?Sot?, Klosi shprehet se senatorët e SHBA diskutuan me liderët e politikës shqiptare për muxhahedinët e sjellë në vendin tonë.

Ish-kreu i spiunazhit shqiptar jep alarmin se shërbimet iraniane po ndërhyjnë në Shqipëri për të goditur muxhahedinët e strehuar në vendin tonë, të cilët janë armiq të regjimit të sotëm të Iranit.

Fatos Klosi u shpreh se, meqenëse SHBA kanë qenë vetë ata të cilët i sollën muxhahedinët në Tiranë, kërkojnë nga qeveria dhe autoritetet shqiptare që të rrisin masat për mbrojtjen e tyre, pasi kanë informacione se Irani po kërkon t?i godasë.

Më tej, ish-kreu i SHISH shtoi se senatorët në Tiranë diskutuan me liderët e politikës shqiptare edhe për ndikimin rus. Fatos Klosi shprehet se SHBA duhet ta bindin BE që të anëtarësojnë Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të minimizohet ndikimi rus.

?SHBA mos të shqetësohet dhe të vijë të na i thotë neve. T?i thotë Europës të na fusë në BE. Të futet i gjithë Ballkani Perëndimor në BE. Ky është hapi më i madh për ta mbrojtur Ballkanin nga rreziku rus?, tha Klosi./CityNews

Lajmet e fundit nga